Wednesday 29 October 2008

FALJA

Roland Gjoza
( tregim )


Nje burrre shpatullan me mjeker gjer ne brez pershkoi fshatin me nje burre te vdekur hedhur mbi kurriz.I vdekuri mbante te varur ne qafe nje llahute qe pikonte gjak.Pas i ndiqte nje dem i zi,nje cjap,nje lope larushe dhe nje grigje rude.Dikush shtiu me arme,nje tjeter leshoi piskamen majekrahi;Ehej,Cup Lin Delia po con ne varreze Kin Kron Karmen.Ehej,Cup Lin Delia ka fale gjakun.Oshetine lugje me lugje te nente bjeshket e grykes se Mugut.Ishte e diel.Feste.Festa e Shen Antonit.
Cup Lin Delia e la te vdekurin nen hijen e rrapit te Kryeziut dhe u fut ne kafene.Piu vere me poce dhe hengri mish shqerre.Nuk tha asnje fjale.Te gjithe sa ishin aty nuk e pyeten per te vdekurin.Cup Lin Delia ishte gjaksi,Kin Kron Karma ishte viktima.Po majekrahu thoshte se Cup Lin Delia kishte fale gjakun.Jo,kjo s'ishte e vertete,ai e kishte vrare Kin Kron Karmen.Po pse e kishte hedhur ne kurriz dhe shtegtonte bashke me te?Ku po shkonte?Majekrahu thoshte se po e conte ne varreze.Kjo as ishte pare,as ishte degjuar kurrkurre me.Sipas zakonit ai duhet ta kthente mbare kufomen,t'i vinte pushken ne brinje me drejtim nga poshte ,te leshonte denamen me nje ze gjeme;ehej,e vrava Kin Kron Karmen!Pastaj gjindja e kulles te shkonte e te merrte te vdekurin.Po s'ishte degjuar te shkrepte ndonje pushke. Viktima kishte patur me vete vetem nje llahute.
Cup Lin Delia doli nga kafeneja,hodhi mbi kurriz Kin Kron Karmen bashke me llahuten e tij perplot gjak dhe vazhdoi udhen.Pas i ndiqte nje dem i zi,nje cjap,nje lope larushe dhe nje grigje rude.
Ate dite pa dale agsholi Kin Kron Karma u nis per te shtepia e gjaksit te vet qe t'i kerkonte falje.Ne dite feste mund te dilje nga ngujimi dhe te kerkoje falje me kenge llahute.Kin Kron Karma i kishte sajuar vete vargjet.Kishte nje ferishte ne djep dhe nje tjeter qe sillej neper oda.Ishte koha e korrjes se misrit.Korrte naten kur hena merrte kahun e perendimit dhe gjindja flinte tejpertej.Po nuk po i dilte koha,kishin per te vdekur per buke.Gruan nuk e nxirrte per te korrur e per te lidhur duaj se ne Kromarte,ne fshatin ngjitur nje grua me djep ishte qelluar nga gjaksi.Ferishtja ne djep ishte mbuluar nga gjaku.Ishte nje foshnje mashkull.U mblodh fshati ne kuvend dhe i dha te drejte gjaksit,nje te drejte pergjysme .Me kanun gjakmarrja mund te merrej mbi cilindo mashkull,pervec gruas dhe priftit.Ne kete rast foshnja duhet te kishte moshen kur pushka e mbajtur ne sup t'i prekte token.Kjo e drejte e foshnjes nuk ishte respektuar keshtu qe gjaksi duhet te paguante borxh.
A do ta falte Cup Lin Delia?
I lidhi neper drunj demin e zi,cjapin,lopen larushe,grigjen rude dhe iu afrua kulles.
Cup Lin Delia e pa nga frengjite,rrembeu pushken dhe u be gati te shtinte mbi te.Po ky budalla,mendoi, si vjen keshtu ne mes te dites, qenka marrose krejt, qyqari.Pastaj i pa llahuten e madhe dhe e kuptoi qe ai do te kerkonte falje me kenge.Le ta degjojme,peshperit,s'ka ku me shkon shkretani,aty e kam.
Kin Kron Karma vuri gjunjet mbi drurin e ngrene te pragut,beri kryq dhe filloje te kendoje.
Gjaksi kishte nxjerre pushken nga frengjia gati per te qelluar.Pushka lart me gryke te gjate te zeze,llahuta poshte me dru panje te ferkuar me mjalte bletesh trumze.Ja c'kendoi viktima me nje ze te pervajshem perplot nenshtrim fisnik;
O i zoti kulles,kerkoj falje
Shkova ma pare te krojet
Si duken vashat e Deliajve?
Krojet m'u nxine si pisha
Shkova te grigja ne bjeshke
Si duket nanlokja e Deliajve?
Grigjes i ra ruda ne boke
Shkova te kuajt ne rrah
Si asht bacaloku i Deliajve
Kambet iu prene katersh
I pyeta mica,gjela
Gjelit lafsha iu ba katran
Mica u ba hi te vatra
Si ta coj jeten qyqari
S'korret miser ne drite hane
S'bluhet me mulli kafe
Merrma jeten me nje plumb
Jeten falma me nje fjale

Cup Lin Delia qante ,qante me psheretima dhe klithma,mbeshteti koken mbi qyten e pushkes dhe mbylli syte.
Kin Kron Karma e mbaroi kengen,ngriti pakez koken,po pushka nxinte ne te njejtin pozicion.Ia filloi serish nga e para me nje ze te lodhur,te zvargur,si psheretime.
Ne gjunje te kam ra
E kryq po baj pa pra
Mbi drunin ku shkel miku
Dru i ngrane prej pritjes

Cup Lin Delia u ligeshtua aq shume sa u be gati te zbriste poshte,ta fuste brenda viktimen te pinte bashke me te gjersa te beheshin rrumbull te dy dhe me ne fund ta falte.Po kjo ishte shume e rende.Ai i gjunjezuari poshte te pragu i kulles i kishte vrare vallane.Jo,jo,s'duhet te harronte se eshtrat e vallait kalbeshin prej nje viti ne varr.Po zemra i kishte qelluar e dobet,i rrihte shpejt,edhe gruan keshtu e kishte marre, me zemer te dobet.Ajo djall me brina e kishte kuptuar dhe nganjehere ia kthente fjalen.Po i kullonte gjak zemra Kin Kron Karmes,ah,c'po i a gervishte dhe atij,Cup Lin Delise me nje sembim te dhembshur.Qante Cup Lin Delia dhe s'dinte c'te bente.
Kenga pushoi serish per nje grime dhe serish filloi me nje ze me te fashitur se me pare.Kin Kron Karma ngriti sapak koken lart,po pushka si gjithmone nuk kishe nderruar pozicion.Dielli po e digjte,djerset i pikonin mbi drurin e llahutes.Oret po kalonin me kenge poshte kulles se gjaksit qe nuk jepte shenje.Kur e kur njerezit kalonin andej pari,mbanin kembet ngjitur me viktimen dhe krejt ne heshtje shkonin e vinin perseri per te pare nese gjaksi kishte hapur deren e kulles.Po perendonte dielli.Kishin rene kaq here kambanat,ai kishte ndjere si neper jerm kundermimin e temjanit dhe dyllit te qirinjve.Me ne fund i plasi gjaku,qe i rrodhi mbi mjeker e gjoks,i sterpiku llahuten me pllanga te kuqe.Po i merreshin mendte,e kishin lene kret fuqite.Me gojen plot me gjak kendonte;
Merrma jeten me nje plumb
Jeten falma me nje fjale...
Dikush thirri;Vdiq!
E degjoi lart ne frengji Cup Lin Delia,qe u zgjua nga gjumi.Sapo kishin pire bashke dhe kishin ngrene mish dashi.Po pat qene enderr.Ai kishte nje kohe te gjate qe flinte me faqen e mbeshtetur mbi qyten e pushkes dhe me ne fund e kishte falur.Po ishte vone.Dyndeshin muzgjet.
Cup Lin Delia mberriti te kulla e Kin Kron Karmes.Prapa e ndiqnin nje dem i zi,nje cjap,nje lope larushe dhe nje grigje rude. Qendronte para saj me trupin e pa jete te viktimes mbi kurriz.

No comments: