GROPA
FASLLI CANAJ
Nuk e kam fjalën për Gropat e shumta me të cilat janë mbushur rrugët e kryeqytetit tim, të cilat, më së shpeshti, sa herë që ndihet afrimi i fushatave zgjedhore, mbushen ose me dy-tri lopata çakull, ose beton a dhe asfalt i dorës së tretë, ky i fundit hidhej vetëm në rrugët brenda unazimit të vogël, ndërsa ato të mëparshmet në rrugët ngushtace, dredhur e spëdredhur mes banesave ku të merret fryma që, kur nis shiu i parë vjeshtor, kthehen në pellgaçe llurbrosëse pantallona a geta femrash, as për Gropat ekonomike, veshçarëse lajmesh a emisionesh televizive, as për atë shprehjen inatçore të kujtdo, ik se të bëra gropën, a të ndonjë grope dykuptimësore për nga përdorimi i së cilës kilizosen jo vetëm djem e vajza, por dhe burra e gra, këto të fundit duke nënqeshur pak si turinjmënjanuar në dukje, por thjesht për një Gropë të hapur poshtë ballkonit tim këtu e pesëmbëdhjetë vjet më parë. Një Gropë poshtë ballkonit tim.
Unë banoj në katin e gjashtë në një pallat dhjetë katësh. Pallat i ri nga ata të shtrënguarët bythë për bythë sa nuk ke ku të marrësh frymë a, nëse do të jesh pak i shkathët, sigurisht jo si artistët hollivudian, me një të hovur, mund t’i kërcesh tjetrit brenda në dhomën e fjetjes. Veç unë kisha një të mirë, kur bleva hyrjen. Krahu lindor i pallatit tim nuk ishte zënë ende kur unë e ble shtëpinë. Më binte dielli që në pikë të mëngjesit dhe rrezet e tij mëngjesore më miklonin sytë sa dilnin mbi majën e Dajtit. I qesh gëzuar atij pozicioni, dhe pë faktin se, në krah të pallatit, nga lindja, mendova që nuk do të kishte ndërtime, ngaqë as tridhjetë metra më tej takoheshin dy rrugët, duke formuar një ngushticë si të v-së dhe, mendja ime, kur vendosa blerjen, e pa të pamundur nguljen e ndonjë ngrehine aty. Por, si gjithmonë, dhe si kushdo këtu, unë qesh gabuar. Mendja ime ishte treguar si mendja e atij të vonuarit mendor. S’ kishin kaluar as gjashtë muaj nga koha e popullimit të pjesshëm të pallatit kur, një ditë të bukur, ia behën ca skrepa me turinj kuçedre që filluan të shqyejnë tokën me dhëmbët e mprehtë, si tigrat kur sulen mbi gjahun e tyre, dhe të ngarkojnë ato makinat e mëdha, maune i thërrisnin, me dheun, të cilin nuk dihen se nga e degdisnin. Vuuu-vuuu-vuuu, natë e ditë. Të pagjumë ne lart. Nisëm ankesat me telefona, letra për shurdhërimin, por përveç një përgjigjeje të thatë: “do ta shohim”, që përtej telefonave, apo ngërdheshjes së zyrtarëve, asgjë nuk ndodhi. Do na rrëzohet pallati shtuam në ankimimet tona. Po përsëri shurdhëri.
Mos u merakosni për rrëzimin, na tha një ditë ai që na u prezantua si inxhinier ndërtimi. Sot ka teknika. Le të jetë ngjitur me tjetrin. Nu ka problem. Ne ngulim blinda të forta betoni, një herë, pastaj nisim ndërtimin. E punimet vazhdonin. U hap një goxha Gropë. E madhe. Anash blindat e ngulura ngjanin si rrënjë dhëmballësh. Gropa ishte gati dhjetë metra e thellë. U vu dhe një tabelë ku ishte një projekt për një ndërtesë të xhamtë, shkëlqyese, syverbuese, me afate kohore, me projektues, zbatues, numrin e lejedhënies nga bashkia, numër telefoni, portokolli, etj. Me thënë të drejtën, edhe pse nuk më pëlqente që ajo po ngulej aty si çiban, pamja shkëlqimtare, rrezëllitëse, jo vetëm mua, por askërkujt nga banorët e lagjes, e cila kishte një emër shumë të njohur për shkak të rrugës edhe pse ndryshuar me një emër mjeku të njohur shqiptar, por mbetur Komuna e Parisit, nuk kishte si të mos na tërhiqte vëmendjen. Dukej vepër arti, e ngulur në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. Ah, harrova të shtoja që ne, si pallat, bëmë dhe letra ku kërkonim të na lihej si një mini kënd lojërash për fëmijë kjo hapësirë, por përgjigja e ardhur qe që të mos merakoseshim për kaqo gjë, se kishte menduar bashkia në planet afatgjata. Do ndërtoheshin diku lulishte për fëmijët dhe të moshuarët.
Gropa qe hapur si goja e një përbindshi dhe ishte gati të gllabëronte llavën e betontë, por, një mëngjes të beftë, zhurmat i kapi heshtimi. Makinat, krejt pa pritur, varën kokat si sqepat e pulave kur u bie sëmundja. Unë u gëzova aty për aty se më ranë veshët në qetësi.
Kaluan ditë, javë muaj dhe asnjë zhurmërimë. Heshtmëri e plotë. Në veshin tim filluan, si zakonisht në këtë vend, të trokisnin thashethemnimet. Ndalim i përkohshëm. Leje e marrë me mik. Mungesë fondesh nga firma ndërtuese. Konflikt mes pronarëve. Prishje pazaresh mes ndërtuesit dhe pronarëve dhe dhjetra e dhjetra skenarë. E po do vij një ditë, arsyetova, dhe punimet do nisin. Edhe pse nuk më pëlqente ajo ngulje çibanore aty, tani që Gropa u hap si gojë shpelle, le të bëhej ajo ndërtesë. Ndërtimi, së paku, ishte e keqja më e vogël. Le të zgjidhej ai konflikt. Mirëpo, sa më shumë ditët iknin, aq më shumë ajo Gropë po harrohej. Më kot pret, ma ktheu një ditë fqinji im, një shtatëdhjetëvjeçar. U qamë nga shiu po ramë në breshër. Qe mall të ndërtohej. Tani do kthehet në Gropë plehrash, çerdhe mushkonjash, mizash, shurrimi, të vjellash, Gropëplagë që do qelbi dynjanë. Dhe pati të drejtë.
Ajo tabela filloi të mënjanohej, shtrëmbërohej derisa një ditë prej ditësh u rrëzua në tokë dhe s’u pa më. Nuk di se kush i nguli, por, befas, një mëngjes, rreth e rreth gropës u panë ca llamarina rrethuese nga një metër lartësi. Nga tri anë, se në anën e katërt nuk mund të vendosje llamarina, ngaqë nuk të lejonin shkallët e dyqaneve të pallatit tim. Andej ishte bosh. Mirë bën me ato llamarinat se Zoti na kishte ruajtur deri tani e nuk kishte rënë dikush brenda. Se po të binte gjallë se dilte gjallë prej saj. Këmba i u fut një gruaje të pallatit përballë në një pusetë kapakvjedhur dhe ndenji një muaj në spital, shpenzoi qimet e kokës me mjekët e mbeti që mbeti sakat për gjithë jetën. Themelet e anës jugore ishin ngjitur, plotësisht me shkallët e dyqaneve të pallatit tonë. Kushdo që kalonte aty dhe kishte një letër në dorë e flakte në gropë. Dalngadalë filluan të flaknin dhe qeset e plehrave. Të dehurit shurronin jo vetëm mbrëmjeve por edhe në mesditë, ndonjëherë. Mushkonjat filluan të mblidhen aty. Tufa e qenve të këtij blloku, kur dielli mxirrte syrin atje lart mbi majën e Dajtit, mbështetnin kurrizin mbi fundin e llamarinave dhe merrnin një sy gjumë. Qe fjetorja e tyre. Aty e kishe atë grup prej shtatë-tetë qensh, të përhershëm. Nuk ndërronin vend. Edhe qentë kishin ndarë zonat. Nuk ngatërronin as dhe një rrugicë mes njëri-tjetrit, tregoheshin të përpiktë. As dhe koshat e plehrave nuk i ngatërronin. Për ta qe folur shumë. Qe folur se duheshin vrarë sepse ishin qen koshaplehrash, të zgjebosur, të tërbuar po shoqata e mbrojtjes së qenve qe ngritur, pati protestuar, pati prezantuar projekte, pati treguar se kishte siguruar fonde nga të huajt po dhe ato patën avulluar. Si përherë në xhepat e fondngrënësve. Jo rrallë nga ballkoni shihja se si pijanecët e shumtë me këmbët andej-këndej shurronin pa ua bërë syri tërt dhe mbi kokë të tyre. Dhe duke kënduar. Qentë trembeshin, ngriheshin dhe nuk ngacmonin. Askush nuk i kishte frikë. Vetëm vajzat e reja dredhonin rrugë. Dredhimi aty ishte i vështirë se nuk kishte hapësirë fare, as dhe një centimetër trotuar. Dilje drejt e në rrugë makinash. Duheshin bër sytë katër. Se dhe rruga qe tepër e ngushtë dhe e ngarkuar shumë. Një ditë, një vajzë e re u përplas me një makinë po shyqyr qe Zoti që e ruajti. Vetëm ca shembje dhe një çarje në ballë.
Llamarinat po nisnin të shtrembeshin. Gati të groposeshin në Gropë. Gropa filloi të kutërbonte erë e qelbur. Kutërbimi po bëhej paduruese. Erë urine, kalbësire, ndyrësire, jashtëqitjeje. Erë qen i ngordhur, pëshpëritnin më të moshuarët. Kur kalonim aty zinim hundët me dorë. Filluam ankimet. Veshshurdhëri, si përherë. Dhe erdhi e para fushatë. Ne u folëm kandidatëve për këtë. Ua shtruam si problem: ose të ndërtohej ai objekt edhe pse na dhembte shpirti që na mbyllte sytë, ose të mbushej ajo Gropë me dhe dhe të kthehej si më parë. Kjo na pëlqente më shumë. Po le të bëhej dhe ndërtesa. Disi më ndryshe. Kur nuk ke pulën, ha sorrën. Kandidatët, fët me stilolaps, mbanin shënime. Do ta mbyllim, na thanë. Kaluan zgjedhjet dhe asgjë. Një palë, dy palë, tre palë dhe e njëjta kërkesë, por dhe e njëjta përgjigje. Ç’kini, do ta zgjidhim ne, përgjigja nga kandidatët. Po kurrë s’u zgjidh.
Gropa atje. Lubi. Erëqelbur. Por, e lodhur, dhe ajo, si duket nga pritshmëria e gjatë, nisi të rriste ca bimë brenda saj. Filloi vetëpyllëzimi i Gropës. E po ja, së paku, i thashë një ditë fqinjit, Zoti na ndihmoi, se robi na harroi. Po rriten aty ca akacie, plepa, shelgje, rrape hardhi, pjeshkë dhe edhe fiq. Gjithë ç’ishin hedhur në Gropë nga mbeturinat a, dhe, nga jashtëqitjet e njerëzve deharak, kishin rrënjëzuar. Mos fiq apo bimë të tjera frutore, ma ktheu fqinji, se do vij koha që do bëjnë ndonjë kokërr e, do gënjehet ndonjë nga ata të luajturit a dhe ndonjë fakir fukara, do zgjatet ta këpus e do na bjerë brenda. Të vdes është lule, po mos thyen qafën i ziu e hajde t’i bëj ballë jetës. Bimët e freskojnë ajrin, thashë. Bëjnë mirë. Mbysin erën e qelbur. Do kemi ajër pak më të pastër. Le të jetë një mini kopësht i groposur, pa do vijë së shpejti dita e ai do dalë mbi sipërfaqe e do na thithi pluhurin e do na ftojë të hijosemi. Ajri do të jetë, së paku, pak më i pastër.
Mirëpo s’qe e thënë.
Një ditë dikush hodhi aty një qen të ngordhur. U vërdallosëm për ta nxjerrë kufomën, por, si i thonë, mundimi na shkoi për dhjamë qeni. Nuk futeshim dot deri poshtë. Na duhej një nga ata skrepat turilejlek por, që ta merrnim atë, na duheshin lekë. Goxha lekë. Nuk binim dakort si pallat dhe duaruam kështu, në vapën e korrikut dhe gushtit, erën kërmuese që buronte nga thellësia e Gropës. Po bashkia, do thoni ju. S’është se s’shkuam por, nuk merremi më këto, na thanë, duke na përcjellë. Kemi punë të mëdha. Projekte të mëdha. Këto i zgjidhni vet, aty, në komunitet. Ikëm. Shpresëvrarë saqë disa herë kërkuam të shitnin shtëpitë po nuk gjenim blerës. Era e keqe, që shpërndante Gropa, si duket, pati rendur dhe çarë hundët edhe të blerësve. Kishin kalur tre palë zgjedhje dhe asgjë. Asgjë. Gropa e groposur me premtimet.
A, një ditë, fqinji, më tregonte për një kryetar këshilli, vite e vite më parë. Sa afrohej fushata, ai ngarkonte dy gomerë me zhavorrë e i çonte tek një çezmë. Fshati kishte një çezmë të vetme në qendër dhe kërkonte që ajo të rregullohej. Pak shpenzime donte. Pesë-gjashtë gomerë zhavorrë, ca gurë dhe nja dy kuintal çimento. Kryetari mblidhte fshatin dhe u drejtohej: Visokarë dhe visokare! Më dëgjoni me vëmendje. Menjëherë sa të bëhem krytar do e ndërtoj çezmën. Ja, shihni. Zhavorri është atje. Do vë dy ustllarë dhe për dy ditë është gati. Dy ditë punë ka. Kalonin zgjedhjet dhe çezma harrohej. Fshatarët prisnin e prisnin dhe atë pak zhavorr e merrnin për në shtëpitë e tyre. Ajo çezmë e premtuar nga kryetari, që kur ishte i ri dhe sa doli në pension, asnjëherë nuk u bë. Disa zgjedhje rresht të nëjtat fjalë, po nga dy gomerë me zhavorrë, por asnjë gur i vendosur në murin e saj. Kështu do ndodhi dhe me këtë Gropë. Veç me një ndryshim, e mbyllte fqinji. Atë e premtonte vetëm një kandidat për kryetar se ai ishte kandiduesi i përhershëm tani e premtojnë disa kandidatë për kryetarë.
Gropa po bëhej problem shqetësues për ne. Më shumë se ajo e dikurshmja, atje, pas Pallatit të Kulturës. Nuk e keni harrua atë, besoj.
Po vinin zgjedhjet e katërta. Qemë mprehur t’u flisnim fort kandidatëve. Në të tretat nuk na erdhi asnjë kandidat se, siç ju thashë më lart, rastisi me periudhën e qenit të ngordhur. Po afronin të katërtat. Qemë bërë, si i thonë, bllok si banorë. Të gjitha palëve do u thoshim: O mbyllni Gropën, o ne votën tonë do ta groposim. Mirëpo njëri nga kandidatët, si duket, qe mirinformuar nga ata të shtabit dhe pati urdhëruar. Gjeni zgjidhje që Gropa të mos duket kur unë të takohem me banorët. Mbulojeni. Zbukurojeni. Vranë e vranë mendjen fushatëdrejtuesit dhe menduan ta mbulonin me postera. Të mëdha. Gjigante. Të mos dilte asnjë bisk gjethej mbi posterat. Le të shkonin, kishte thënë kandidati, posterat dhe sa dhjetëfishi i shpenzimeve gropëmbuluese, mjafton që ajo të mos dukej dhe, era e keqe e saj, të merrte qiellit dhe jo tokës. Dhe ashtu u bë. Një mbrëmje tarfiku u bllokua. Policët me bibilat në gojë s’reshtnin së fryri duke shmangur trafikun e duke e drejtuar rrugicave të ngushta anësore. U bë një lëmsh dhe ne, në fillim, nuk po kuptonim se ç’po ndodhte. Ca djem të rinj me makina të madha, me ca postera të larta, nga gjashtë-shtatë metra, të gjerë dyzet-pesëdhjetë metra, me vinça, litar, hunj hekuri, ngulën portretin e kandidatit dhe siglat e partisë rreth e rreth Gropës. Në tri anë. Ia hodhëm thanë. Punuan nga mbrëmja deri në mesnatë dhe, në mëngjes, tri anët e Gropës nuk shfaqeshin zbuluar, veç ishin zbukuruar me fytyrën e qeshur të kandidatit dhe me ngjyrat e partisë. Rruga, mbuluar krejtësisht nga flamurët. Bukur ngjyrat. Po përgatitej tribuna.
Mirëpo, të nesërmen në mëngjes, nga thellësia e Gropës filloi e qara e pa pushuar e një qeni. Kuiste vajtueshëm. Zëri i tij të ngjethte mishtë. Dilte si nga një hon i thellë, oshëtues. Nuk mund të bëhej takimi në këto kushte. Fushatëdrejtuesit nisën të shqetësoheshin. Si t’ia bënin. Menduan shumë variante po asnjë nuk po u dilte për mbarë. Që të merrnin nga ata vinçat, së pari duheshin shumë e shumë më të mëdhenj se të zakonshmit, ngaqë duhej kaluar dhe mbi murin që kishte krijuar portreti, por, kur dikush ofroi një të tillë, nuk guxonte kurrkush të lidhej me litar e të zbriste poshtë se kapërthehej e mbetej mes degëve. Askush nuk e mori përsipër. Le ta marrim me kovën e vinçit dhanë një zgjidhje. Vinçieri i ardhur nuk dinte ku të ngulte kovën, sepse angullima nuk dihej nga cila anë e gropës vinte edhe pse fushatëdrejtuesit u shtrinë barkas tek shkallët nga ana jugore, për të parë e gjetur, ku ishte strukur ai i djallosur, por degët e drurëve ishin kapërthyer kaq keq sa nuk merrej vesh dhe nuk shihej dot gjë, atje thellë, poshtë tyre. S’e dallonin nga vinte kuisja. Duhej shpyllëzuar e gjithë gropa. Edhe kjo u pengua nga një grup ekologjistësh, me argumentin, jo vetëm për mbrojtjen e bimëve më shumë se sa për atë se do duheshin dhe katër palë zgjedhje që të ridilnin pemët dhe Gropa do ngjante më e madhe më pastaj dhe më keq. Kësaj lëvizjeje iu bashkuan dhe disa veprimtarë të kandidatit të pavarur, kundërshtarë i fortë i kandidatit portretvendosur anash Gropës, i cili kishte dalë me programin për mbrojtjen e mjedisit të qytetit. Situata mes palëve u acarua. Dhe fqinji im shtatëdhjetëvjeçar ishte regjistruar si mbështetës i kandidatit të pavarur dhe, m’u shpreh mua, gjithë indinjat, nëse ata shkulin ato bimë aty ne do u prishim takimin. Këto i shkuan në vesh kandidatit kryesor. Atëherë lëreni fare takimin, urdhëroi kandidati. S’kam për të shkuar. Më qafë paçin veten! Punë e madhe për ta. Dhe ju, u bërtiti atyre të shtabit, mos më kërkoni punë pas zgjedhjes. Nuk bëhet kështu fushata. Do përkushtim. Bërje sysh katër. Gjithsesi do më gjeni atë, qenhedhësin në Gropë. Se qeni nuk bie vet. Do të më jepni llogari që nuk e mbyllët dhe faqen e katërt. Pas hipjes sime në karrige. Pse s’e bëtë? Mbylleshin dyqanet dhe ballkonet e katit të parë, belbëzoi njëri. Punë e madhe për aq. Duhej ta kishit bërë. Tani më gjeni qenflakësin në atë Gropë. Dhe fushatëdrejtuesit nisën kërkimet. Filluan me mendimin se e kishte falkur kundërshtari. Mungonin provat. Thanë për ata të ruajtjes së mjedisit, por dhe kjo u rrëzua se nuk mund të besohej që ata do të sakrifikonin një kafshë të tillë edhe për faktin se ata kishin bërë një marrëveshje me shoqatën e ruajtjes së kafshëve. Duke pyetur e pyetur një ditë prej ditësh, gjetën një Të Marrë që i flakte bukë qenit nga shkallët e dyqaneve përbri duke mërmëritur: Tani rri urtë, buçko! Rri urtë se për një kore buke që do të të hidhnin këta budallenjtë ti do të kishe heshtur. Tani do të ushqej unë derisa të vija dita për të të nxjerrë. Di unë si të nxjerr. Mos më merr inat. Unë që të flaka unë do të të nxjerr. Mos u merakos. Do vijë ajo ditë. Do vijë.
Qeni ndali kuisjen.

No comments:
Post a Comment