Sepse DUA
Mirela Terziu
Ecjen tënde ndjej
me hapa te shëmbur
që vjen rreth e rrotull
si një zinxhir i përdredhur
mbajtur në fyt
shijen e hidhur të zhgënjimit
Unë e çalë,
në mes të detit të vdekur
kërkoj në marrëzi dëshpërimi
gurët e diellit
të këpus ato nyje dimri
në krahet e tu zvarriten
E verbuar kërkoj...
sepse dua,sepse i këndon dashurisë
me erë trëndafili dhe puthjesh
me ndjenjën dashuruar
në sekretet e varrosura
bashkë me lotin
puth hijen time të vrarë
në copa trishtimi
Dhe unë shoh dritën
nga një qiell i thyer
të kësaj historie
që nuk paska kurrë mbarim
Aty të qendroj
si një farë ne mendje
ne një fllad' të ëmbël kënge
të dashurisë së pathënë
Në ankthin të jem e pavdekshme
në zemrën e një burri
Përmes thirrmës
Loti u rrit ,
u bë grua
Buzëqeshja...
fletët e poezive të saj
Sytë e rrudhosur të pleqërisë
krenaria e historisë së dhimbjes
të ngulur ne oxhak'
shijojnë ngrohtësinë
e flakeve të shkëndive në vite
Dhe emri yt,
asnjëherë i thënë
ecën me anijen në fund të detit
I trazuar në dallgë
si era dëgjonë thirrjet
O ndoshta dëgjimi
është veshur me ëndrrën
Aty vështron
sytë e së tashmes së etur
Një qiell' të pafund' kërkon
Për një ulërimë, jo njerëzore
Ti bir...
Ti bir,
si mund të jesh kaq i pashpirt?
Si mund të vrasësh , shpirtin e një nëne?
Unë jetën ta dhash nga dhimbja,
dhe ti, ta jetosh atë për mua
Si mund të harrosh
netët e mija të pagjumëta
kaluar në shtrat pranë teje?
Përrallat e panumërta të fëmijërisë
dhe të qeshurat e zërit tënd,
diell' i jetës sime
Si mund të harrosh
vitet që kemi ecur bashkë
si një trup i vetëm
Ti je mashkulli me i bukur
dhe më i ëmbël për mua
Ndaj mos harro...
Zemra ime është e brishtë
merr frymë nga rrahjet e tua
Pra...
As në ëndërr' mos më jep
një çmenduri të tillë
I urrej që nga sot
dhe i mallkoj në lot ëndrrat
Zgjuar do qëndroj
gjithmonë për ty
Të shoh duke ecur
me hapin tënd të sigurt
Qaj lotin
Në rrethin e lotëve jam ulur sot,
bashkë me shiun,
qaj e ngrirë lotin e palotuar
në këtë tokë të lodhur
Deshirat si qershitë e papjekura në buzë
këngën e pakënduar të gruas marrin
Në këtë libër të shkruar
të recituar me të vetmen fjalë
"Shpirtin"
Ku vargjet si sonambul
ecin gjatë mendimeve
Dëbojnë shpirtrat
e dashurisë së çmëndur të kësaj legjende
ku ujitej pikëllimi çdo ditë
me duart apasionuar
trupin e dhimbjes
dhe ulërimat e gjoksit të sfilitur
ngrijnë atë vuajtje
me një shkrim "lamtumire"
Jo...ti, s'do të më bësh të vdekur nga
jeta
Unë linda që të ecë gjatë me yjet
Të shoh çdo ditë diellin
të puthë në buzë hënën
Sekretet e mija
Sekretet e mija
Sytë e lakuriqtë të kaltër
të pushtuar nga jeta
Ku shtrirë nga retë e bardha
u bëjnë sehir buzëve të qepura
Të maskuara nga nata përgjuese
duart e plagosura
diellin kanë vënë nën shpatulla
Një qiell' shumë të lartë
ku unë, bashkohem me yjet
dhe gjej aromën më të mirë
të ëngjëllit për ekzistencën time
Sekretet e mija,
si fjala e shenjtë e priftëreshës se
Trojës'
Më i madhi kult'
me e madhja çmenduri
ku lulëzojnë pasthirmat më të mykura
në lumenjtë e vdekur pa varre
Ku shëmbëllej me shpirtin dhe sytë e mi
Largoj me rradhë
Dhe sot,
penën marr të prish këtë qetësi,
me gërma të forta krenarie
Dhe faqen e durimit të lodhur ndal'
me ulërimat që ushëtojnë
veshët e kujtesës
Dhe aty i lutem
pikëllimit të ëndrrës
të mos flasësh më kurrë netëve
Me rradhë largoj
lotët e ditës së djeshme,
të sotme, por jo të nesërme
Si rruaza të arta do ti ha
bashkë me natën
Në atë natë,
ku shplodhesha duke vuajtur
dëshiruar trupin tënd
derisa nata,
mallkoi natën që ekzistonte
të vazhdonte të turturohej
në atë terr të thellë,
më të zi se vetja
Dhe ti, ti...
Mos më shiko
me ata sy qortues,
se e grisa atë faqe
Unë, jam grua
ëndërroj të prish fatin
Si guxon ti, që më ç'lulëzove?
Por unë, përsëri
stinët mbledh për ty
në buqetë puthjesh të paputhura
Dhe në fund, në fund
para se të vdesim
Unë do të jem
Poezia jote më e bukur e
lëngimit
Unë e di
Malet antike të kujtesës
prek tani,
me hijen tënde të vjetëruar
se unë po e harroj
fytyrën tënde
si drita e qiriut
tretet dalëngadalë lënguar
Se di...
A e mban mënd?
Kur shikimi im
shtrihej gjatë,
si një altar,
në sytë e tu,
i ëmbël, i shushatur,
lakuriq,
si një perëndi e diellit
Tani të shoh
veç në ëndërr
si anijet e kujtesës
në detin e dhimbjes,
në valët që rriten
pa mbarim,
në qetësinë e murosur
si një lëngim i gjatë
që nuk jep shpirt.
Dhe xhelozia për ëndrën
që të rri pranë
e kujdeset për ty
më mbyt
Dhe mua ç'më ngeli?
Më ngeli veç zija
kjo hije e rëndë, e grisur,
me perla të zeza
mban kryqin e dëshpërimit
në shpinë
Por unë e di që një ditë,
do përqafojmë
vuajtjen tonë
pa pasur frikë nga vdekja
Aty në atë shtrat
do duhemi përsëri
Se ti, etje ke për mua
Ndoshta...
Ndoshta ,
më quan të çmendur
se unë i këndoj dashurisë,
aq sa të bëj frikë
sa vdekja
Ndoshta jam e dashuruar
me veten
dhe vuajtjen time,
ndoshta!
Por, kështu më duaj
të çmendur në çmendurinë time
Ku vritem e rilind
çdo ditë me rrahjet e saj
me imazhin e dashurisë
në fytyrë,
me zemrën që kërkon
të dalë
nga zinxhirë në llavë,
me mishin e muskujt
që ndjejnë erën
e trupit tënd,
të më sjell lumturi
Aty,
nuk besojmë më në zot
Ai është perëndia jonë
Aty,
dua vetëm të më duash
Dhe pastaj,
të më shohësh duke fjetur
Dhe kur të zgjohem...
Përsëri të më duash
Unë do të të shkruaj
Unë do të shkruaj
sa herë,
të kem etje malli
Sa herë zemra
të çukis , gjakun e brishtë,
që flet nën zë
Sa herë të kem dëshirë,
të kafshoj
pagjumësinë tënde
Unë do të të shkruaj,
sa herë që lotët
që kurrë nuk do ti shohësh
të pjekin buzën krenare,
të tharë shkrumb
Unë do të jap,
shpirtin e syve të mi,
të ledhatoj,
rrudhat e vuajtjes tënde
Mohimin e dashurisë,
së të dashuruarve
Unë do të të shkruaj
dhe
pse
nuk do kem fjalë
që të të bëj të më duash
Unë nuk mund ti fshihem
bukurisë së shpirtit tënd,
kur ai,
veç mua më njeh perëndi
Unë do të shkruaj
se ti ke frikë
të flesh pa dashurinë
Dhe kur të më thuash
lamtumirë...
do të të shkruaj
që të jem kujtimi yt
i parajsës së tokësorëve
Unë do të të shkruaj
pra, do të të shkruaj
dhe kur të më urresh
Dhe kur të më vrasësh,
unë do të të shkruaj!
Këtë natë qielli
Këtë natë ftohtësisht'
qiellin e errët shekullor thërras
t'më josh me sytë goditës,
ku mbretëron
heshtja e ngrirë
Ndjeshmërisht,
i dorëzohem, krahëve të tij,
me shpirtin e virgjër,
i besoj lotin,
me shpirtin fëmi,
filloj e flas e plagosur
Pa pika shiu ky qiell
pa aromë hëne,
pa re të qelqëta,
pa vezullime yjesh
Një mbulesë të rëndë pluhuri
mban në shpinë,
me perlat në sy trishtimin
E ku të shtrihem
në këtë arë të pikëlluar?
Pa lulëkuqet e brishta
që përkundin bukurinë
në shkëlqimin e dritës,
në përkëdheljet
e zërave të erës
A mund të dua,
bukurinë e tij të panjohur?
Dhe krahët
frymëmarrjes së dheut,
e kufijve të tij të forta
ja rrëmbej
me dehjet e zemrës
së mbretërive të kaltra
Aty, qielli i dashurisë
së të marrëve
Në sytë e thellë
ai vështrim shkatërrues,
i përgjëruar thërret
emrin e asaj gruaje
Nëse Ti
Retë , ulën qërpikët
të pikëlluar
Mblidhen,struken,
nga ftohtësia
e banesës së hidhur
Qiellin fillojnë të lajnë
me shpirtin e tyre
Shohin k'të shkatërrim
të padrejtë
k'to flokë krenarie,
pa kuptim, pa domethënie
si vetë kjo jetë...
Nëse ti mendje,
me zgjuarsinë tënde
zemrën të shihje
me një rreze të kthjellët
Në duar buzëqeshur
do ta mbaje
Shtrënguar deri
në ndalim rrahjesh
Aty ,do të doje të jepje
frymën e fundit
Aty, dielli i saj i vetëm
Udhëtimi më i bukur
brigjet e ngrohta
të valëve të lëngshme
Aty, gjethet e mendimeve
në pluhur yjesh vishen
Aty, në qetësi
përkëdheljet e një gruaje
Aty, ndergjegja
A mund të zhdukë ankthin?
...................
Se unë zemërimin
e gjithë erërave kam sot
Të gjithë zotave
u lutem të fryjnë
e të shkatërrojnë
k'të pluhur
spektatorësh buratinë
në k'të patologji të mjerueshme
mbytëse egoje
Në qiellin e hapur
e të kthjellët filozofik,
nuk kërkojnë
më ëndrrat fisnike
Të bjerë shiu...
Të ngrejë lumenj e detra
Dhe ndërgjegja e tyre
a mund të thaj
pikëllimin tim?
Dhe balta, balta
që peshon
vuajtjen e dheut
A mund të mbyllë
plagën e pafajësisë?
Shpresoj në qetësinë
e bardhë të dëborës
Si një gomë të fshijë
me mishin e frymën e saj
këtë sipar shfaqeje
Dhe të ngrohem
në ftohtësinë e saj
me ndjenjën
se jam ende gjallë
Magji lulesh
Se ti flatra të kristalë ke në sy
me magji lulesh
Puth buzët e pranverës
me erën e malit
Lëkund flokët e saj
Me valët e epshit i lan trupin
e zjarrtë
Oh këmbanat e mjalta të zemrës
shkundin tapetin e pluhurosur
të mishit
Se sot duan të kërcejnë vallen
më të bukur
Me veshjen e një dashurie të re
Dhe ju dasmorë të kësaj kështjelle
shihni, gëzoni dhe ngulitni në mendje
këto rreze dielli të uritura të jetës
ngrohën dimrin e princesësh së vajit
Në lutje
Fluturoi Kali i Trojës mbi trupin tim
Të bërë mavi, me arna nga pritja
Ku era e detit të largët
shkund pikëllimin në heshta bukurie
Ti kalorës i netëve të vrara
me plagë mbuluar heshtjes
Thërret Afroditën të lexoj
gurët e zemrës me mollën e artë
Dhe zëri zjarrë i dalë nga barku
tregon hartën e historisë
së kësaj dhimbje
Në lutje për një mrekulli nga Homeri
të veshë dhe një herë
sytë e saj të magjishëm
Eros
Ti zë që flet në mes të këmbëve
harbuar
Frytet e pranverës,
polem i ëmbël i fjalëve të nxehta
Sy të thellë që përpijnë avullin
e dridhjeve
Fol pa fjalë, duaj me fjalë
me pasthirmat, grimcat e shkronjave
që bëhen melodi
Puthi shikimet e strukura
në qoshen e zjarrit
me prushin gjithë jetë
që nuk bëhet hi,
mbulo lëkurën tënde
të butë epshore
Dhe një pikturë mëkatare
sodit dhomën me mall në kohëra
Më mirë jo
Në qoftë se Ti do të kthehesh
nuk do të gjesh,
asgjë , asgjë nga unë
Vetëm një hije pluhuri
të emrit tim të dikurshëm
E di...?
Edhe fytyrë kam ndryshuar sot
Ma pikturuan malet dhe oqeanet
një ditë kur kafshuan shpirtin tim
dhe panë , të ecja me hapa
të lodhur nga etja
Dhe një qiell të violintë
më shtruan mbi kokë
Me një kurorë të mrekullueshme
dashurie
Të dua veç ty lule
Më thuaj lule,
kush të tha që nuk të desha?
Ti ajkë e qumështit,
lëkurëbardhë e mëndafshtë,
e ëmbël, e freskët,
lule aromë zemre
Ti magjistarkë që zhduk
dimrin e zymtë,
buqetë ëndrrash në kopshtin
e mrekullive,
Ti, melodia më e kthjellët
e netëve lakuriqe
...dallgë e detit tim
Kush të tha moj lule,
që hënën në tokë për ty se solla?
Shkëlqimi rrezëllues përulet
mbi ty , drenusha ime!
Vetes të të mbërthej
Po vij sonte bashkë me muzgun,
e ëmbla dashuri...e imja dashuri
Pa trokitur në zemrën tënde
Aromën e trupit hyjni
me ato sy të kaltër
që qiellin kanë veshur
deri në agim
ushqimi dhe etja jote.
Po vij sonte pas vetes të të mbërthej,
e imja bukuri
Në çmenduri do bie nëse pres dhe pak
Do vdes...më e bukura vdekje!
Gjoksin e harlisur nga behari
Ato lule zambak t'i prek e t'i dua
deri në tharjen e aromës tënde dehëse
Buzët njom e të shuaj atë mall,
që s'ndan dashurinë nga vdekja.
Po vij sonte
flokëve të lëshuara pas shpine
erë tu marr me shije,
pëshpëris fjalë të pathëna,
epshin djall kanë
Përgjigja e thirrjes tënde
hapat e mi të ngulitura tek ajo derë
deri në hapje...
Vuajtja ime e ndaluar!
No comments:
Post a Comment