Nga Msc. Albert R. HABAZAJ
Atë ditë nuk ra shi,
po rrebesh i paparë, kohë pas kohe, para dhe pas mesditës. Atë ditë na iku një
shok shumë i mirë, që ishte dhe një intelektual i plotësuar, i duhur për
përparimin e vendit. Na iku Luani. Na la. E përcollëm të dielën e 22 Nëntorit
2015. Ora 12.ºº. Gjatë ceremonialit të lamtumirës, u hap koha. Mbajti. Sa u
larguam ne, filloi prapë shiu i fortë me furtunë. Çudi!...Na dhembi fjala nga
hidhërimi i humbjes së parakohshme. Ai la pas emrin e lartë dhe dy fëmijë të
edukuar: Anin 27 vjeç dhe Belindën 24 vjeçe, studente e shkëlqyer (excellent
student). Djali ka studiuar në Itali për Inxhinieri mekanike (Ingegneria dell'Autoveicolo),
ndërsa vajza, pasi përfundoi me mesatare 9.97 Bachelor për Shkencat matematike
(2009 - 2012) në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, fitoi bursë për në
Amerikë, ku realizoi Edukimin për “Master i Shkencave të matematikës
kompjuterike” (2012 - 2014) në Universiteti Duquesne, Pittsburgh, PA. Është
cilësuar “Dekane Nderi e Studentëve të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës.
Vijon doktoraturën dhe i është futur kërkimit shkencor atje, në gjurmët e
babait këtu. Belinda nuk e arriti dot… Nuk e priste. Nuk e prisnim. Qe i forte
ai. Bëri luftë me sëmundjen trimi. Qe optimist. Por ra. La emrin e mirësinë.
Unë ia thashë Fjalën e lamtumirës, sipas kërkesës së tij (nga vëllai vogël m'u
tha). Me lot brenda fola. Dy fjalë...Kishte lënë me shkrimin e tij këtë amanet
nipit (djalit të vëllait) dhe me atë Flamur e mbuluam të prehet në paqe. Ja
teksti i amanetit lënë nipit, djalit të vëllait, të Maksit: “Ditmir! Porosi nga
xhaxhi! - Merri këto lekët dhe bli një flamur autoktonus dhe ma hidh mbi
arkivol kur të kem dhënë shpirt. Xhaxhi yt Luan Hasanaj, (firma), 15.XI.2015”.
Pati zhvillim të kancerit në mushkri (dhe qe femër). Ne do ta kujtojmë
gjithmonë mik të pastër, bujar, me literaturën më bashkëkohore të fushës në
dorë, por edhe nga Letërsia botërore me përkthime cilësore. Gjithmonë në kërkim
shkencor, si në foton më kuptimplotë e simbolike të tij me mikroskop, që po e
publikojmë dhe në gazetë. Shkrepsen e miqësisë tonë të pastër e ndezi miku im i
paharruar Dr. ing. Kujtim Peçi, që ishte dhe miku i tij, sepse dhëndrrin e
Kujtimit, Xhorxhi Gegën, Luani e kishte koleg e mik, shok shkolle e shok të
ngushtë dhe Xhoxhi ka Matildën grua, vajzën e vetme të Kujtimit e Lados. Për
kujtim të Kujtimit unë, me ndihmën e Lavdies stoike (gruaja e Kujtim Peçit),
botova monografinë “Kujtim Peçi, një intelektual i shquar erudit” (Vlorë,
2010). Si bashkautor me Sazan Gurin, Luani ka botuar librin “Ekologjia. Bazat e
ekologjisë (njohuri themeltare të shkencës ekologjike), (Tiranë, 2012) dhe ka përkthyer
në shqip nga anglishtja librin “Bazat e gjeologjisë: GJEO-150, UV” të autorëve
Frederick K. Lutgens, Edward J. Tarbuck e Dennis G. Tassa (Vlorë, mars 2014) Ai
ka përkthyer edhe një libër letrar, ndër historitë më të bukura në botë të
dashurisë,
romanin “Kristalina” të Danielle Steel,
(Tiranë: Konica, 2002); si dhe librin metodologjik të edukimit nga Roza Taunsend “Learning Wealth”
(“Si të mësojmë më shumë”), (Vlorë, 2003), etj., etj.
Librin e Remnick. “Lenin’s Tomb. Last Days of
Sovietic Empire” (“Varri i Leninit, Ditët e fundit të Perandorisë Sovjetike”) e
ruaj unë, korrektuar e redaktuar, në desktopin e kompjuterit, të shqipëruar nga
Luani në pritje të ndonjë bujari për ta botuar. Në faqen zyrtare elektronike të
Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, rubrika “Njoftime” më 22 Nëntor 2015
postohet: “Lajmërim
ndarjeje nga jeta -Të
dashur kolegë, pedagogë dhe studentë, Me hidhërim të thellë ju njoftojmë
ndarjen nga jeta të kolegut tonë të përbashkët, Prof. Assoc. Luan Hasanaj,
pedagog në Departamentin e Shkencave Detare dhe Kërkues Shkencor i shkëlqyer
pranë Qendrës Kërkimore Shkencore të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës. Në
emër të gjithë stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Vlorës,
Rektori i këtij universiteti Prof. dr. z. Albert Qarri, i dërgon ngushëllimet
më të sinqerta familjes së tij, gruas, fëmijëve dhe të afërmëve të tij duke
ndarë me ta dhimbjen e papërshkrueshme për humbjen e njeriut të tyre më të
dashur por edhe të kolegut dhe mikut tonë më të mirë. Për një material më të zgjeruar për jetën dhe veprën e kolegut tonë
Luan Hasanaj klikohet në jetëshkrimin e tij hedhur në faqen online të
universitetit tonë. Fjala e lamtumirës,
që unë mbajta: Të nderuar miq! Luani na la!...E kemi të vështirë të themi dy
fjalë ngushëllimi për Luanin tonë, që s’është më me ne. Dhemb fjala e sa s’çan
kraharorin, por Luani qe trim e na do trima dhe ne, respektorët e tij. Ai u
lind 60 vjet më parë në një familje atdhetare e dituridashëse nga prindërit
Hateme Pilurja, me origjinë nga Nivica e Kurveleshit dhe Caush Pasha Hasanaj
nga Koculi i Vlorës, me origjinë kurveleshas dhe ai. Luani ishte i pari ndër 10
fëmijët e Hateme Zonjës dhe Caush Kapedanit. U arsimua; punoi me devotshmëri, përgjegjësi
profesionale e aftësi të larta kërkimore - shkencore; u martua me Lolën fisnike
e dinjitoze dhe bënë dy fëmijë shumë të mirë, Belindën dhe Anin, të denjë për
familjen, dijen, shoqërinë dhe moralin njerëzor. Motra të Luanit tonë: Liri,
Flora, Lizeta e Valentina! Vëllezër të vëllait tonë Luan: ti, Aleksandër,
Maksi, Arben, Sinan e Albert! Ne, shokët e tij të Universitetit “Ismail
Qemali”, që nga rektori i universitetit Prof. dr. Albert Qarri e deri tek
punonjësi më i thjeshtë ju ngushëllojmë sinqerisht me dhembje, se Luan Hasanaj
qe për ne simboli i mirësisë, etaloni i bujarisë, fisnik i diturisë, imazhi i gjallë i kërkuesit
shkencor. Ai s’mund të kuptohet përveçse me syrin në mikroskop me orë të tëra për
analizat e kampioneve e mostrave. Ai s’mund të kuptohet përveçse seriozisht e
me vullnet balzakian mbi përkthimin e librave shkencorë të fushës, mundësisht
gjurmonte botimet më të reja, korrente nga anglishtja. Ai gëzoi të tjerët, por
s’gëzoi dot veten. Nuk arriti të gëzojë begatinë e trurit e të shpirtit të
Belindës dhe të Anit. Lola t’i gëzojë. Vëllezërit, motrat e fëmijët të rrojnë e
ta kujtojnë. O SHOK I MIRË, inxhinier i respektuar, paleontolog i rrallë, o
Profesor Luan Caush Pasha! T’u preftë shpirti në paqe e dritëroftë kujtimi yt për
fëmijët e familjen tënde! Në kujtim të tij, ju lutem një minutë heshtje!
Lamtumirë vëlla! Nga Albert R. Habazaj. Belinda më dha mua
jetëshkrimin e tij dhe më thotë se ai ia kishte lënë vajzës të plotë. Po e
botojmë dhe jetëshkrimin e shkencëtarit tonë, që do të na mungojë vetëm fizikisht:
“QENDRA
KËRKIMORE SHKENCORE PËR STUDIME MJEDISORE: CURRICULUM
VITAE; Mbiemri: Hasanaj (Hasani, Pasha); Emri: Luan; Datëlindja:
19. 01. 1955; Profesioni: Gjeolog,
Paleontolog; Adresa: Universiteti
“Ismail Qemali”, Vlorë, Qendra Kërkimore - Shkencore, Laboratori i Mikrofaunës. (e punës);
Lagja “Kushtrimi”, Rajoni nr. 5,Vlorë. Tel.0692960534. (e shtëpisë); e-mail: luanhasanaj@yahoo.com; arsimimi personal: Shkolla 8 vjeçare Kocul, Vlorë; 1970 -
1974 Shkolla e mesme e Naftës, Dega Gjeologji, Kuçovë; 1974 - 1979 Universiteti
i Tiranës, Dega Gjeologji Nafte. Kualifikimi
Pasuniversitar: 1981 - 1983 Kurs Pasuniversitar 2 vjeçar, Paleontolog.
Diplomë në bazë të temës së mbrojtur: “Biostratigrafia
e depozitimeve nga Oligoceni deri në Miocen të poshtëm bazuar në foraminiferet”.
Mbrojtje e Gjuhës së Huaj, Anglisht; 1991 Mbrojtje e Titullit
“Doktor” në bazë të temës së mbrojtur: “Biostratigrafia
dhe paleoekologjia e Miocenit të mesëm e të sipërm në Zonën Jonike dhe Ultësirën
Pran-Adriatike”. Shënim: Në bazë të propozimeve të bëra në disertacion për përdorimin
edhe në vendin tonë të stratotipeve Mesdhetaro - Europiane (Langhian, Seravalian,
Tortonian e Mesinian) u bë e mundur që nga viti 1991, se u pa e domosdoshme që
edhe gjeologjia shqiptare të fillonte të punonte dhe të komunikonte me këta
terma Europianë. Gjithashtu pjesa e dytë e disertacionit i
kushtohet studimeve paleoekologjike të foraminifereve (njëqelizorëve). Në bazë
të vrojtimeve statistikore u analizuan shumë raporte si plankton/bentos,
plankton/faune totale, aglutinuar/bentos, etj, u paraqitën grafikisht me
metodën e regresit linear këto raporte dhe, duke u bazuar në metodën e
aktualizmit u nxorën konkluzione të rëndësishme në lidhje me ambientin e
sedimentimit dhe mënyrën e jetesës së kësaj mikrofaune. Ky studim ndihmoi në
interpretimin për herë të parë në vendin tonë të ambienteve të sedimentimit dhe
ngriti nevojën e ndërrmarrjes së të tilla studimeve në të ardhmen nga
specialistët përkatës. Eksperienca Profesionale: 1979
- 1981 dhe 1983 - 1986, Gjeolog në Nd/jen e Kërkimit të Naftës, Vlorë. Puna konsistonte në përshkrimin,
dokumentacionin e shllameve dhe kampioneve të puseve e proceseve të ndryshme
gjatë shpimit të puseve si dhe ide dhe opinione të ndryshme në lidhje me
projektin gjeologjik, përgjithësimin e të dhënave etj.; 1992 - 1996, Shef
i Departamentit të Paleontologjisë dhe Petrografisë, në Institutin e Naftës e të
Gazit, Fier; 1986 - 2007, Gjeolog-Paleontolog në Qendrën Kombëtare
Shkencore të Hidrokarbureve, (Ish- Instituti i Naftës), Fier. Përcaktime (nga Oligoceni i poshtëm deri në
Pliocen) moshore të kampioneve dhe shllameve të puseve të kërkimit për naftë e
gaz, përcaktimin e kampioneve të sjella nga sektorët e rilevimit, regjional dhe
i projektimeve. Përgjithësime biostratigrafike. Përcaktime të kampioneve të
kompanive të ndryshme si OXY, OMV, SHELL etj. Punime përgjithësuese e
projektuese në bashkëpunim me sektorin e projektimeve. (Bashkautor në projektin
e pusit Panaja-10), etj.; 2007-2008, Shërbimi Gjeologjik
Shqiptar, Dega Fier; 2009 - vazhdim [deri më 21 Nëntor 2015, dita që na iku - shën
im: A. H] Qendra Kërkimore-Shkencore, Laboratori i Mikrofaunës, Universiteti
“Ismail Qemali”, Vlorë. PUNIME
STUDIMORE- PËRGJITHËSIME: 1) P. Sadushi,….L. Hasanaj etj.: “Deshifrimi
biostratigrafik i depozitimeve nga Hatiani në Akuitanian (përfshirë) në rajonin
Aranitas-Lapardha dhe bashkëlidhja e tyre me prerjet e puseve”. Fondi i
I.Gj.N.G. Fier, 1985; 2) Prillo, L. Hasanaj: “Biostratigrafia e depozitimeve të
Burdigalianit në brezin antiklinal të Kurveleshit”. Fondi i I.Gj.N.G. Fier,
1987; 3) Fili, …L. Hasanaj: “Përgjithësimi gjeologo-gjeofizik i rajonit
Panaja-Trevllazër”. (Projek. puset Pan-10 dhe Trev-14). Fondi i I.Gj.N.G.
Fier, 1987; 4)* Fili I. ..Hasanaj L. etj.; “Studimi i kushteve të sedimentimit
dhe formimit të kurtheve të gazit të depozitimeve Tortoniane dhe perspektiva për
kërkimin e kurtheve të rinj në V.B. e Frakullës”. 1987. Fondi i I.N.G. Fier; 5)*
Gjiknuri L., Hasanaj L., Muhameti P. 1988: “Trajtimi teorik i studimeve
ekologjike, mënyra dhe mundësia e kryerjes së studimeve të tilla në zonën tonë
neritike”, 1988. Fondi i I. N. G. Fier; 6)* Guri, S, etj….,L. Hasanaj: “Studimi
i kushteve të sedimentimit dhe formimit të strukturave të gazit në depozitimet
e Tortonianit si dhe perspektiva për kërkimin e objekteve të rinj në rajonin e
Frakullës’. (Projek. puset Frak. 82, 88, 90, 91, 93, 94, 95). Fondi i I.Gj.N.G.
Fier, 1988; 7) Fili, I etj.…L. Hasanaj: “Përgjithësimi gjeologo - gjeofizik i
rajonit Panaja mbas rezultateve të Pusit Pan.-10 dhe punimeve të
reja sizmike”. Projek. puset Pan-12,13.) Fondi i I.Gj.N.G.). Fier, 1989; 8)*
Dalipi,V etj….Hasanaj L.: “Biostratigrafia dhe paleoekologjia e depozitimeve të
Tortonianit - Mesinianit me metodën mikrofaune dhe nanoplanktonit në U.P.A”.
Fondi i I.Gj.N.G. Fier, 1989; 9) Fili,I…etj., Hasanaj L: “Përgithësimi
gjeologo-gjeofizik i rajonit Panaja-Trevllazër”. (Projek. i pusit Trevll. 15)
Fondi i I.GJ.N.G. Fier, 1989; 10) Fili I…etj...Hasanaj L: “Përgjithësimi
gjeologo gjeofizik i rezultateve gjeologjike të fituara nga shpimi i puseve në
zonën e Panajasë, perspektiva gasmbajtëse e rajonit dhe ecuria e mëtejshme e
punumeve”. (Projek. i pusit Pan-11. Fondi i I.Gj.N.G. Fier, 1990; 12)* Prillo
S, Hasanaj L: “Biostratigrafia dhe interpretimet paleoekologjike për
depozitimet e Pliocenit në Shqipëri”. Fondi i I.Gj.N.G., Fier 1993; 13) Prillo S, Hasanaj L etj.: “Studimi
kompleks biostratigrafik i depozitimeve të Miocenit të mesëm-sipërm që përfshijnë
ndërtimin gjeologjik të kateve Langhian, Serravalian, Tortonian dhe Mesinian
sipas stratotipeve të Mesdheut”. Fondi i I.Gj.N.G. Fier, 1994; Shënim: Prej propozimeve të bëra në
disertacion u ndërmor ky studim revizionues dhe përgjithësues rajonal për gjithë
Shqipërinë, ku si përfundim më 2002 u arrit ndërtimi i Hartës së Re Gjeologjike
të Shqipërisë; 14) Prillo S…etj….Hasanaj L: “Rishikimi dhe unifikimi sipas zonimit
më të ri biostratigrafik me materialin ekzistues të të gjitha puseve të
shpuar me metodën e mikrofaunës për depozitimet e Oligocen-Miocen- Quaternarit”.
Fondi i I.Gj.N.G. Fier, 2000; 15) Prillo S, Hasanaj L etj. “Korelimi i
depozitimeve “lago - mare” të Mesinianit me ato të puseve të shpuar në Ultësirën
Pran-Adriatike”. Fondi i I.Gj.N.G. Fier, 2001; 16) Myftari S…etj.,Hasanaj
L: “Raport shkencor i projektit: Bashkëlidhja biostratigrafike e prertjeve më të
plota sipërfaqësore ekzistuese me puset e kërkimit të shpuar në afërsi të tyre
për depozitimet nga Oligoceni në Pliocen (përfshirë) për gjithë zonën Jonikle”.
Fondi I Q.K.Sh.H.. Fier, 2002; 17) Bandilli L….,Hasanaj L etj.: “Raport
shkencor i projektit: Studimi kompleks gjeologo - gjeofizik i rajonit Dumre-Plashnik-Jagalat
për saktësimin e ndërtimit gjeologjik nën planin e mbihypjes së strukturave
antiklinale të brezit antiklinal të Beratit”. Fondi I Q.K.Sh.H., Fier 2003; 18)
Rakipi N., Hasanaj L. etj.: “Raport shkencor: Studimi kompleks i tektonikës, sedimentimit
dhe zonave hidrokarburmbajtëse në U.P.A duke përfshirë dhe ato detare si
dhe bashkëlidhja e depozitimeve detare e kontinentale të Plioccenit të sipërm -
Quaternarit”. Fondi i Q.K.Sh.H. Fier, 2004; 19) Rakipi L….Hasanaj L etj.
“Raport shkencor: Studimi kompleks i…” (si më sipër), Fondi i Q.K.Sh.H., Fier,
2005; 20) Dore P., …Hasanaj L., …etj.: “ Përgjithësimi
Gjeologo-Gjeofizik i Rajonit të Paper-Tiranës”. Fondi i O. K.SH: H. Fier, 2005;
21) Dore, P…, Hasanaj L.: “Projekt: Vleresimi i rreziqeve që mund të jenë
rezultat i erozioneve, shembjeve, rrëshqitjeve, ndotjeve etj., si dhe hartografimi
i tyre në rajonin Shkumbin-Vjosë, Cërrik-Tepelenë deri në det”. Fondi i
Q.K.Sh.H. Fier, 2005; 22) Rakipi N., …Hasanaj L.: “Raport vjetor i projektit
per vitin 2005.: Hartimi i atlasit të stratigrafisë sekuenciale sizmike”. Fondi
i Q. K. Sh. H., Fier, 2005; 23) Prifti I…., Hasanaj L.: “Relacion vjetor për
vitin 2005. Përpilimi i hartave të gjeoshkencës (gjeologjike) sipas planshetave
me shkallë 1:50.000 në Republikën e Shqipërisë”. Fondi i Q.K.Sh.H. Fier; 24)
Thomai L., ...Hasanaj., etj.: “Ndërtimi i hartave shumëqëllimore në bazë
planshetash me shkallë 1:25.000. dhe bazës së të dhënave për territorin e
rrethit Vlorë. Planshetat: Selenicë, Llakatund, Brataj”. Shërbimi
Gjeologjik Shqiptar, viti 2007-2008; 25) Dore P., … Hasanaj L., etj.: “Ndërtimi
i hartave shumëqëllimore në bazë planshetash me shkallë 1 : 25.000, në bazë të
të dhënave për territorin e rrethit Fier”. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, viti 2007
-2008; 26) Onuzi K., …Hasanaj L., etj. “Korelime
Gjeologjike në shkallë 1 : 50.000 të territorit të Shqipërisë”. Instituti i Kërkimeve
Gjeologjike, Tiranë. Viti 2007; 27) Onuzi. K., Hasanaj L., etj.: “Harta
Gjeologjike e Shqipërisë, Shk. 1 : 50.000 - Plansheti nr. 78. VLORA”. Instituti
i Kërkimeve Gjeologjike, Tiranë, viti 2007; 28) Qirko A., Hasanaj L. “Ndërtimi
i hartave shumëqëllimore me shkallë 1:25.000 të Planshetave GRAME, LIQENI I
GUDULLES”. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Tiranë 2008; 29) Hasanaj L. “Ndërtimi
i hartave shumëqëllimore me shkallë 1:25.000 të Planshetave: DUKAT, KOTË,
SEVASTER, DHEMBLAN dhe VERMIK”. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, viti 2008; 30)
Raport Shkencor (Studim) i Projektit të Koduar II - 1 me temë: “Mineralet e
dobishme kryesore të Shqipërisë” - një shkurtimore reklamuese dhe prezantuese.
(MONOGRAFI)”. Drejtues të Grupit të Studimit:Prof.as.dr.Ibrahim Milushi, Dr.
Tonin Deda; Autorë të Studimit: Irakli Prifti: Universiteti Teknologjik i Tiranës;
Petraq Naço: Universiteti Teknologjik i Tiranës,
Instituti i Gjeoshkencave; Luan Hasanaj Universiteti “Ismail Qemali”,
Vlorë. N/ Projekti 3 I “Nafta dhe Gazi në Shqipëri.” (2008 - 2009). 31)
* Universiteti i Vlorës, QKSH. 1- Tema: “Mikrofauna e plazheve të Vlorës”. Qëllimi:
Identifikimi i mikroorganizmave, komplekseve në plazh. Krahasimi me Adriatikun,
konkluzione ekologjike dhe rekomandime. ARTIKUJ
(brenda vendit):1) Hasanaj, Luan: “Mbi
korelimin e zonimit tonë biostratigrafik me ato të Stratotipeve të Miocenit në
Mesdhe”; Revista “Nafta dhe Gazi”, Nr.2, faqe 27-35, 1990. 2) Prillo,
Simon; Hasanaj, Luan: “Mosha e
depozitimeve që përmbajnë Ammonia beccari dhe Cyprideis”;
“Bulletini i Shkencave Gjeologjike”, Nr. 3, faqe 81 - 87, Tiranë. 1990; 3)
Prillo, Simon; Hasanaj, Luan: “Biostratografia e Plicenit në rajonet Durrës -
Kavajë - Prezë në bazë të foraminifereve”; rev. “Nafta shqiptare”, Nr. 1, 1999;
4) Prillo, Simon; Rakipi, Nuri; Hasanaj, Luan; Gjoni, Klement: “Rishikimi i biostratigrafisë dhe ndryshimet përkatëse
të disa puseve në rajonin Orikum - Zvërnec - Povelçë; Revista “Nafta
shqiptare, vol. 159, nr. 1, viti 2005, f. 49 - 54; 5) Prillo, Simon; Rakipi,
Nuri; Hasanaj, Luan: “Bashkëlidhja e
depozitimeve detare e kontinentale të Pliocenit të mesëm, të sipërm dhe Kuaternarit
në disa rajone të UPA me ato kontinentale të gropave të brendshme”, rev. “Nafta shqiptare”, vol. 160, nr. 2,
viti 2005, f. 45- 49; 6) * Bonjaku. M.; Hasanaj L.: “Disa konsiderata
paleobatimetrike për depozitimet e Miocenit të mesëm - sipërm në zonën Jonike,
Albania. A J N T S, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 2008
(botuar, nuk e kam origjinalin); ARTIKUJ
(jashtë vendit): 1) Prillo S.; Dalipi V.; Hasanaj L. :“ Biostratigraphy of the middle and late
Miocene and Pliocene deposits in the Peri-Adriatik Depression (P.A.D.) based on forams.
Paleontologia i Evolucio, tom 24-25, pags: 53-59. IX Congress. Regional
Committee on Mediterranean Neogene Stratigraphy (RCMNS) Barcelona, 1990.
_Global Events and Neogene Evolution of the Mediterranian. ISSN : 0211-609X; 2)
Sorel D., Bizon G, Aliaj Sh, Hasanaj L.: “ Calage stratigraphique de l’age et de duree des phases compressives des
Hellenides externs (Grece Nord-Occidentale at Albanie) du Miocene a
l’aactuel. Bulletin dela Societe Geologique de France., Tom 162, P. 447
- 453, 1992. 3) Fatbardha Avdulaj, Luan Hasanaj: “The main featyres of the oil - bearing carbonate deposits in external Albanides: Artikull-poster
në OFFSHORE MEDITERRANEAN CONFERENCE, RAVENA, ITALY,
2001.(Nuk e kam origjinalin); 4) Simon
Prillo, Luan Hasanaj: “Some
Foraminiferal data on Serravallian-Tortonian boundary in the Ionian zone of
Albania”. Pp.’97-’98. Xth
Congress, RCMNS - Regional Committee on Mediteranean Neogene Stratigraphy, 4-9
Sept.1995, Bucuresti. A. Neë lights on Mediterranean Chronology. B. Tethys –
Paratethys connections. ISSN 1220-5664;
5) *Simon Prillo, Luan Hasanaj: “Biostratigraphy
and paleoenviroment of the Late Messinian Sediments of the Durresi -Lushnja
area, Albania”: Bulletin Tome CXXV de l’Academie Serbe des Scienses et
des arts. Classe des Sciences mathematioques et naturelles.
Sciences Natyrelles, Nr. 41,. Pags. 89 - 96. 2002. Neogene of the
Paratethys {International Geological Correlation Programme: IGCP 329}. YU ISSN
0352-5740; PËRKTHIME: 1) Daniele
STEEL: romani “STAR”, (në shqip: Kristalina + Ylli), Tiranë, Shtëpia botuese
“Konica”, 2002; 2) Roza
Taunsend: “Learning Wealth”, (në shqip: “Si të mësojmë më shumë”), Vlorë,
2003; 3) Remnick: “Lenin’s Tomb.
Last Days of Sovietic Empire”, (në shqip: “Varri i Leninit, Ditët e Fundit të
Perandorisë Sovjetike”). Përkthyer. Në përgatitje për botim. Vlorë, 2009. Gjeolog-Paleontolog,
Dr. Luan HASANAJ, Vlorë, Janar 2009”. Me këtë paraqitje kemi bërë dhe
maketbibliografinë e studiuesit dhe përkthyesit tonë të palodhur deri në minutën
e fundit të frymës së tij. Më thotë Belinda, çupa: “Di qe babi po
punonte librin e Paleontologjisë për momentin, po ai nuk është botuar akoma.
Gjithashtu ditët e fundit që isha këtu, më tha që po priste një libër që kishte
punuar me Sazan Gurin të dilte në botim. Do kisha shumë dëshirë ta kisha atë
libër nëse botohet”. Për Belindën kam këtë porosi: për pak ditë ti do të ikësh në
Amerikë. Do të vazhdosh punën dhe studimet. Në të mbarë tënde. Në gjurmët e
babës! Unë Luanin e kisha shok të ngushtë, vëlla pa pjesë. Do të më njoftosh
për problemet (që kurrë mos paçi). Mbajeni kokën lart për babain tuaj, se ua
shtroi rrugën me nder, me dije dhe me dinjitet. Bëhu krah i Lolës dhe Anit.
Rrofshi dhe për atë që më mungon dhe më dhëmb shumë. Tani po e kuptoj, që po
shkruaj këto rreshta me lot. Ah, more Luan, ah!...
No comments:
Post a Comment