LULE TË ERRTA
QAZIM D.SHEHU
Pemë e dëshirës çel lule të errta,
Për thellësi ndjenjash të sinqerta,
Shoh si vërshojnë kurorës në majë,
Lule të errta ,lule maji.
Lule që përcëllohen prej dëshirës,
Çelin e gazmohen në zjarr të stinës,
Shpërndahen pllajës së ekzilit,
Dhe rriten me palcën e prillit.
Thellë e më thellë më shkon dashuria
Gjer në rrënjët e tyre pa skaj,
Ato erëmojnë pa manira
Siç erëmojnë lulet në maj.
Sa vijnë e më shumë ngjyra ngjyra
Lulëzojnë e tretën pakufishëm,
Ndërsa shoh si mënyra
Për ti parë ngishëm;
I rrethon me errësinë e ndjenjës
Që zbardh në dëshira të pamundshme,
O këto lule zjarr i rrëfenjës,
Tretur në imazhe të pakëndueshme…
THELLËSI
Thellësinë e dua, ngrohtësinë e saj,
Thellësinë e dua, ngrohtësinë e saj,
Një fjalë e thellë bëhet fole pa faj,
Më zgjon e më fton në strehë të saj.
Thellësinë e dua në trajtë buzëqeshje,
Pa mariftete e ngërdheshje,
Pa fjalë pas, si pas diellit një reshje.
Thellësinë e dua ,ajo më thërret,
Si një shpellë ku rrezja nuk shket,
Si ato shekuj ku arti thërret,
Dhe harresa nënkresën humbet.
Thellësinë e zemrës dhe dashurisë,
Thellësinë e kohës prerë midis,
Thellësinë që jeta na afron,
Dhe sa më shumë mendja tek shkon
Ajo thellë e më thellë thellon…
U ZHDUKËN NJERËZIT
Ndërsa shikon njerëz të heshtur që s`dinë
Të thonë mirëmëngjes,
Ti mendon mos u zhdukën njerëzit
Fjala e plotë: njeri humbi pa adresë.
Në kohën tonë tekonologjike,
Gjithnjë me ca kufje në vesh,
Me vështrim të përhumbur të syve
Që nuk depërton midis nesh,
Mos vallë njerëzit u zhdukën,
Teksa i qetë vazhdon rrugën,
Pa kuptuar se je zhdukur dhe ti,
Në të pasosurën vetmi.
Dhe s`di si të komunikosh,
Si Diogjen del, njeriun të kërkosh,
Njeriu paska humbur në teknologji,
U zhdukën njerëzit, prit pak
Do zhdukesh dhe ti…
THEMELET
Në themelet e shtëpisë në fshat,
atëhere
U muros një dash i zi.
Stuhia lëpiu murët pa fat,
Ti përmbyste me furi.
E mbante gjallë fryma e njerëzve,
erdh koha,njerëzit ikën,
tani hatullave ulërin në heshtja ,
era,yjet mbi të fikin dritën.
Dhe gurët që qëndruan ,
Nga furi e stuhisë dhe rrebeshit,
Tani shkulen pa rrëmujë
Dhe bien afër pragut.
BUKURIA
Bukuria nuk mbetet Kristal i tepërt,
Dëshirë që mund të blihet,
Ajo e di ku jepet,
Edhe pse me ëndrra për të flihet.
E verbër ,tek një sarosh pa dëshira
Shkon dhe dorëzohet,
Aq sa çmeritet bukuria
Edhe pse pa të nuk jetohet.
No comments:
Post a Comment