ME BASHKIM
MUHEDININ ISH-
PORTIERIN E TALENTUAR TË EKIPIT PARTIZANI E KOMBËTARES
Si sportdashës
në vitet 60’ - ’70 të shekullit të kaluar kur jeta
ishte shumë e mundishme e jetonim të varfër e të izoluar me qytetërimin modern perëndimor prisnim çdo fundjavë
me interesim ndeshjet e futbollit kombëtare apo ndërkombëtare.Futbolli ishte
sporti më popullor në Shqipëri, ishte argëtimi masiv i shqiptarëve . Isha simpatizantë i ekipit
të Partizanit,në të cilin shquhej edhe porteri talentuar Bashkim Muhedini. Mes
vështirësive të transportit rrugor,grumbulloheshim shumë sportëdashës nga
periferitë e qyteteve duke udhëtuar në këmbë
me orë të tëra për të ndjekur një ndeshje futbolli.Edhe kur nuk mundnim
dot të përceptonim me sy ndeshjet e futbollit grumbulloheshim pranë ndonjë
radio për të dëgjuar zërat e
komentatorëve të futbollit,të cilët na krijonin imazhin se si luhej
ndeshja me sulme e kundërsulme reciproke midis ekipeve.Me sytë e mendjes
imagjinonim se si bëheshin golat nga futbollistët e skuadrave që simpatizonim
si sportdashës.Pasi u krijua televizioni shqiptar ,nëpërmjet ekranit bardhë e
zi ndiqnim ndeshjet sportive të futbollit në sallat e shtëpive të kulturës ,
sepse mungonte televizori në familje. Edhe kur filloi shitja e televizorëve
bëhej me autorizim të ndërmarrjeve apo pushtetit, të cilat kërkesat e konsumatort i kalonin në sitën e luftës së
klasave duke privilegjuar nomeklaturën e partisë e të pushtetit.
Ndeshjet sportive të fubollit ishin argëtim i rinisë tonë të trishtuar.
Emrat e shquar të futbollistëve të talentuar të ekipeve Partizani, 17 nëntori,
Dinamo,Vllazënia,Flamurtari,Besa,
Labinoti etj
ishin bërë shumë të dashur për të gjithë sportëdashit shqiptar..Loja e bukur e futbollistëve të
talentuar e trasmentuar me zërin e embël drithërues ,të mgjishëm të
komentatorëve të shquar Anton
Mazreku e Ismet Bellova , Ahmet Shqarri
etj. na shkaktonte emocione të fuqishme të cilat i dhanë ndriçimin e munguar shpirtërave tanë në
shekullin e sëmurë nga lufta e
klasave.. Sidomos ekipet e kryeqytetit tonë
17 nëntori, Partizani e Dinamo etj kishin Yjet e futbollit shqiptar,të
cilët brezi moshës time i ruan në kujtesë të freskët,të fortë,dinamikë,me
performancë shëmbëllore edhe si qytetarë të kulturuar.
I tillë ishte edhe Bashkim Muhedini,ish
porteri i talentuar i ekipit të
Partizanit e Kombëtares,të cilit lufta e mallkuar e klasave e largoi nga ekipi
Partizanit dhe Kombëtares në moshën e rinisë, në kulmin e energjive fizike e
aftësive të talentuara ,kur kishte reflekse intuitive.E larguan edhe nga porta e
futbollit e kampionati kombëtar.Ishin vitet a shpërsimit të luftës së klasave
ku kuçedra komuniste duke ngrënë kokat e
nomeklaturës lartë -byrosë politike
ndëshkonte edhe talentet e
futbollit.Emri i portierit të talentuar Bashkim Muhedini është përjetësuar në kronikat e shtypit të
kohës si edhe në statistikat e librave të futbollit.
E kisha parë në ndeshjet e futbollit për
herë të fundit në kampionatin kombëtar të futbollit 1975.. Nuk isha takuar
asnjëherë nga afër. Në ditët e para të nëntorit 2015 shkova në Bronx New York
për të takuar miqtë e mi bashkëatdhetarët Llambi Xhexhi e Mitro Duro ,me të
cilët shkuam tek Portofino-Cafe. Atje mblidhen të përmalluar bashkëatdhetarët
për të komunikuar duke folur gjuhën e embël shqipe. Ulur rreth çdo tavoline diskutohen hallet e jetës.Në
fytyrat e tyre shprehej malli për vendlindjen Mëmëdheun,sepse dashuria për
atdheun është graviet shpirtëror që të shoqëron kudo që
jeton apo banon. Sapo hyra në mjedisin
brenda në Portofino-Cafe gjeta një
atëmosferë dashamirëse më tepër se sa
vllazërore. Kur u ula në një tavolinë për të pirë kafen me miqtë e mi,ata më pyetën
:”
A e
njihni Bashkim Muhedinin ish porterin e
ekipit të Partizanit dhe Kombëtares ?
dhe më treguan se përballë tavolinës tonë
ishte ulur në një tavolinë tjetër Bashkim Muhedini .
Pamja fizike
e çdo njeriu pas shumë viteve ndryshon e nuk njihet kur tjetrin që ke njohur në
rini e shikon pas katër dekadave. Fillimisht u hutova,Përfytyrimet e mia
rinore ,kur e kisha parë në fushat e
futbollit ndoshta ishin zbehur,por emocionet që kisha përjetuar nga ndeshjet e
futbollit të ish portierit të talentuar ishin të arkivuara në kompleksin shpirtëror.
E përshëndeta me respekt duke i shprehur
konsideratat si admirues e sportdashës futbolli.Më mirëpriti
në bashkëbisedim me mjaf dashamirësi.Duke u larguar nga ky takim i rastësishëm i kërkova numrin e telefonit për komunikim .Pas pak ditësh e përshëndeta
në telefon duke i kërkuar të takoheshim se kisha dëshirë që të publikoja në
medie një shkrim kushtuar ish portierit të talentuar Bashkim Muhedini.
Më dëgjoi me
vemendje e me modesti më tha :
“Ejani për
kafe e mos u merr me shkrime,por
kujdesuni për jetën tuaj të dytë që Zoti dhe familja u risolli në jetë.”
Megjithëse
jetoj me kufizimet e trasplantit pa
imunitetin e organizmit e në kundërshtim me këshillat e familjes time e mjekëve
doja të shkoja përsëri në Bronx duke udhëtuar me autobus e ndërruar dy linja
treni mbi dy orë,që po të bëhet me autoveturë
zgjatë njëzetë minuta.Është
njëllojë sikur veshin e djathtë ta kapësh me dorën e majtë. Zona ime e banimit
Bayside nuk ka komunitet me shqiptarë, ka shumë aziatikë që edhe përshëndetjen
e japin të ftohtë si akull,
ndërsa ne me
temperamentin e përzier sanguin –kolerik përshëndetjet i kemi me zë të lartë të
shoqëruara me buzëqeshje e me lëvizje duarësh.U nisa herët nga shtëpia për të
mbritur në Bronx në orën e planifikuar . Bashkë me mikun tim
Llambi Xhexhi,i cili ka fatin që çdo ditë e pi kafen mes dashamirësve atdhetarë
shkuam tek Portofino-Café . Në mjedisin e jashtëm të saj
na priste Bashkim Muhedini, i cili me shumë mirësjellje na ftoi të uleshim në
mjediset e brendshme të Portofino-Café.
Befasisht i kërkova të fiksonim foto me aparatin fotografik që kisha me
vete në çantën time,sepse si thuhet fjalët verbale i merr era ,fjalët e
shkruara lexohen dhe fotografia mbetet
kujtim .Me thjeshtësinë që e karakerizon pranoi me kënaqësi dhe miku jonë Llambi Xhexhi na fiksoi fotot që
shoqërojnë këtë shkrim.
Nëpërmjet bashkëbisedimit me Bashkim
Muhedinin mësova se është me origjinë ka
Frashëri i Frashërlinjëve të mëdhenj të
Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ka lindur në Tepelenë në një familje të madhe me
6 vëllezër dhe tre motra. Pas luftës, ata u
vendosën në Tiranë kur Bashkim Muhedini ishte tre vjeç. Qysh në fëmini në
Tiranë kishte filluar hapat e parë të luante futboll me moshatarët e asj kohe. Ai kujton me
nostalgji lojërat fëminore të futbollit
tek Fusha e zezë, Fusha e Shallvareve, Fusha tek Liqeni.
Duke tretur
shikimin brenda kujtesës së tij më tregoi se banonte tek “Shallvaret”. Banesa e tij rrethohej
nga terrene të shumta sportive. Pranë kishte terrenet sportive të
shkollës “20 Vjetori” sot “Dora D’Istria”, më tej ishte parku i njohur i tenisit, në verilindje
shtrihej Parku ”Rinia”, në vazhdim vinte Pallati i Pionierëve; në Jug-Lindje
ndodheshin terrenet e shkollës “11 Janari”,sot E.Durham”. Atje tek shkolla”11 Janari” sot “E.Durham” ai kujton me mall gjurmët e fillimeve të para
sportive; në oborrin e shkollës e në fushat sportive kishte zhvilluar ndeshje
futbolli edhe me ekipet e shkollës ”Emin Duraku”, e cila kishte në gjirin e saj
lojtarë që do të bëheshin të njohur në sportin shqiptar.Duke qënë se
ishte fëmijë i shkathët shkonte për të
parë ekipin e Tiranës në fushën e stërvitjes. Aty kishte parë
për herë të parë të madhin Panajot Pano ,për të cilin Bashkim Muhedi tregon :
“
E shikoja të madhin Pano e më dukej çudi se si mund të isha aq afër tij.
Kënaqesha kur kapja ndonjëherë topat pas
portës dhe i ktheja në fushë ku luanin të mëdhenjtë e futbollit. Fluturoja nga
gëzimi kur më afronin të zija vend në portë kur mungonte ndokush. fluturoja”
Pasi kishte mbaruar shkollën “11 janari” Bashkim Muhedini kishte shkuar
në Shkollën “Skënderbej”.
Skënderbegasi Bashkim Muhedini,filimisht ishte aktivizuar në lojën e
basketbollit,por shpejt ishte rikthye futbollit.Nën drejtimin e
trajnerit Ismet Meçe mori pjesë në
Spartakiadën e Tiranës. Ai kujton me respekt e mirënjohje pedagogun e edukimit
fizik Bejkush Birçe që e kishte
inkurajuar për tju përkushtuar futbollit duke e integruar në ekipin e
Partizanit, për të cilin më tregoi :
“ Ishte viti 1961. Shkonim në Spartakiadën
Kombëtare në Durrës. Ekipi ynë nuk kishte portier. Traineri, Hyqmet Meçe
më propozon të futem në portë. U futa për të qëndruar gjatë.Porta u bë
dera e jetës sime për shumë kohë. Ajo ishte dhe drama ime plot ankth. Porta u
bë gjithçka për mua. Luajta mirë atë ditë, duke e ruajtur si një gardian i
rreptë portën që më besuan. Arrita të pres dhe penalltinë.Kur shkova në shkollën ushtarake”Skënderbej” në terrenet
e asaj shkolle u njoha me trainerin Bejkush Birçe, i cili pasi pa cilësitë
imia intuitive, pasi pa reflekset, punoi
që të më përgatiste për portën. Gjuante
vetë Birçja dhe unë prisja. Më 1965 në
një kampionat brenda shkollës u dallova për reflekset e shpejta në pritjen e
topave. Prej aty u futa tek ekipi i të rinjve të Partizanit.”.
Emri i portierit të talentuar Bashkim Muhedini
admirohej e ishte bërë i njohur,kishte rënë në sy të ekipeve të kryeqytetit. Hyri tek
ekipi i të rriturve Partizani , që atë kohë lulëzonte me emra të
mëdhenj. Ai kujton se e ndjente veten të emocionuar përballë emrave
të shquar të ekipit Partizani. Ai e
kujton me krenari që ka luajtur përkrah emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar
si: Lin Shllaku, Robert Jashari, Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Mihal Gjika e të
tjerë. Duke diskutuar për futbollistët e repartit të sulmit,që ishin kundërshtarë të portës së tij, ai vlerëson
sulmuesit e shquar Zhega, Pernaska, Dibra, Xhambazi,
Leshteni, S. Braho, M. Haxhiu, Zile, Duçka, Lleshi, Ibërshimi…të cilët thotë ai
: ”ishin të aftë të tundnin edhe rrjetën që mbroja unë”
Në bisedën e tij shprehu respekt e mirënjohje për trajnerët e ekipit
të Partizanit duke më thënë :
“Tek ekipi i
Partizanit më kanë drejtuar Refik Resmja,Rexhep Spahiu,Loro Boriçi,Kolec Kraja
etj. Më shumë kohë kam kaluar me të madhin Loro Boriçi, që më mori dhe në
ekipin kombëtar
Ishte një periudhë e vështirë tek Partizani. Skuadra kishte ngelur vetëm me Mikel Jankun. Me morën nga të rinjtë dhe më “graduan” në ekipin e parë. S’I kisha mbushur të tetëmbëdhjetat... Ishte përgjegjësi e madhe të luaje për Partizanin, ishte një nga ekipet më të mirë të vendit, krahas 17 Nëntorit -Tirana e stome, Dinamos, Vllaznisë e Flamurtari. Çdo bluzë është e rëndë për atë që e vesh, por bluza e Partizanit, kishte diçka të veçantë.”
Ishte një periudhë e vështirë tek Partizani. Skuadra kishte ngelur vetëm me Mikel Jankun. Me morën nga të rinjtë dhe më “graduan” në ekipin e parë. S’I kisha mbushur të tetëmbëdhjetat... Ishte përgjegjësi e madhe të luaje për Partizanin, ishte një nga ekipet më të mirë të vendit, krahas 17 Nëntorit -Tirana e stome, Dinamos, Vllaznisë e Flamurtari. Çdo bluzë është e rëndë për atë që e vesh, por bluza e Partizanit, kishte diçka të veçantë.”
Me mirënjohje e
respekt Bashkim Muhedini vlerëson ish porterin Mikel Janku,për ndihmën e pa
kursyer që i jepte në proçesin e stërvitjes
duke thënë : “Kur ishte trajner Refik Resmj,Mikel Janku më ka
ndihmuar shumë. Në disa raste ndërpriste stërvitjen e vetë dhe vinte më
ndihmonte mua. Për mua mbetet profesori që më mësoi gjithçka që kishte
grumbulluar nga përvoja e tij e shkëlqyer. Që të zije vendin e Mikel Jankut në
portë ishte shumë e vështirë. Kam qënë i privelegjuar që e kam njohur dhe kam
punuar me të.”
Kur po diskutonim për mjeshtrin e madh
Panajot Pano, Bashkim Muhedini meditoi për disa çaste gati sikur ndërpreu frymëmarrjen.Emocionet e
mallëngjimit i ndriçuan në sytë e tij me
lagështi loti.Edhe ne si sportdashës i kemi përjetuar me shumë emocione uraganin
e sulmuesit Pano si në ndeshjet e kampionatit kombëtar apo edhe në ato ndërkombtare. Sigurisht
Bashkim Muhedini duke mbrojtur portën e ekipit Partizani ishte si binom shpirtëror me sulmuesin e
shquar Panajot Pano,për të cilin u shpreh me një zë të dridhur nga nostalgjia :
“Emri ndritur Panojot Pano më frymëzonte,ai
ishte Ylli im.E kisha shumë mik. E kam
njohur familjarisht. Ishte njeri me
shumë vlera,ishte i pakrahasueshëm. Sportist shumë i shquar. Ndoshta nuk e
hiperbolizojë ,por duhet të kalojë shumë kohë për të patur një futbollist si Panajot
Pano .Ai, më ka ndihmuar shumë. Për herë të parë kur më thirrën në Kombëtare
ishim grumbulluar në malin e Dajtit,
Panajoti më thirri në dhomën e tij.Më ka dhënë këshilla si të punoja për tu stërvitur sa më
mirë.. Shpesh më fliste me pasion e më
nxiste duke më thënë me shumë dashamirësi : “O nise rrugën e futbollit, ose mos
e nis fare, se rruga nuk lihet përgjysmë.Panajot Pano e meriton me të drejtë
cilësimin “Mbreti” i futbollit shqiptar”.
Në vazhdim të bashkbisedimit
Bashkim Muhedi më shprehu konsiderata me mirënjohje pa fund për trajnerin e shquar të futbollit shqiptar, për të madhin Loro Boriçi,për të cilin dha vlerësimin : “
Falë aftësive të trajnerit Loro Borçi, ne arritëm të fitonim Kupën Ballkanike
me Partizanin në vitin 1970. Ishte një njeri i shkëlqyer. E donin dhe e
respektonin kudo, gëzonte një popullaritet të madh. Kam pasur fatin e madh ta
kem trajner tek Partizani dhe në ekipin Kombëtar.”
Duke diskutuar për kolegët e tij, portierët shqiptarë,
Bashkim Muhedini vlerësonte maksimalisht
portierin Sulejman Maliqati, i cili në
lojërat e Laipcigut është cilësuar nga tifozët gjermanë si ”Macja e zezë”.Sulejman
Maliqati, thotë ai, mbetet një model i pakrahasueshëm i futbollit shqiptar, një
figurë drite, e paarritshme. Në radhën e portierëve të shquar për mbrotjen më të mirë të portës së futbollit vlerësonte edhe të madhin Qemal Vogli, i cili
shkëlqente me talentin e tij të
pakrahasueshëm por fati e dënoi duke e persekutuar prej shumë kohësh. Ndër
portierët e shquar vlerësonte edhe
Paulin Ndojën, i talentuari i “Vllaznisë” që ishte përndjekur gjatë të gjithë kohës nga lufta e klasave.
Bashkimi Muhedini ruante në kujtesën e tij një magazinë të madhe me kujtime nga ndeshjet
kombëtare e ndërkombëtare. Në një kohë të shkurtër ai shkëlqeu, u shqua si portier i talentuar i ekipit Partizani dhe
Kombtares, duke qënë aktiv sipas
statistikës sportive në më shumë 50 ndeshje ndërkombëtare dhe qindra ndeshje me
Partizanin, me ekipin Olimpik, me Shpresën. Në çdo ndeshje luftonte me
përkushtim e talent për të mbrotur portën sa më mirë duke u tjetërsuar në
stadiume,duke harruar hallet e andrallat e jetës së përditshme. Luajti futboll
vite të tëra me dëshira, ëndërra duke derdhur
djersë.Porta e futbollit ishte
bërë dera e jetës së tij,por befasisht u
kthye në dramën e tij plot dhimbje e ankth. Me urdhër nga lartë e pezulluan nga ndeshjet e futbollit dhe
mizorët i ndërprenë ëndërrat e futbollit duke e larguar përfundisht nga
kampionati kombëtar. Asnjë ekip nuk i
hapi më dyert pas vitit 1976. Ky ndëshkim i luftës së klasave i kishte
shkaktuar dhimbje,trishtim e shumë
zhgënjim duke i plagosur rëndë shpirtin,për të cilin edhe tani pas 40 viteve
Bashkim Muhedini e kujton me dhimbje të
hidhur duke u shprehur për këtë dramë
shpirtërore :
“Më
larguan në kohën që kisha ende shumë për
të dhënë në fushën e futbollit.Më hoqën nga porta,por jo vetëm nga porta…më larguan nga sporti, me të cilin kisha lidhur jetën, të
cilit i kisha dhënë shpirtin, rininë time, gjithçka që kisha. Urdhëri më erdhi i
rreptë që kishte kërcënim e hijeve të
prangave :Ik, largohu Bashkim !
Në bashkbisedim me Bashkim Muhedinin duke
diskutuar për këtë dramë shpirtërore ,na
sundoi një heshtje e gjatë. Ai ndezi një cigare dhe me kulturë qytetare duke
respektuar rregullat e lokalit për mospirjen e duhanit në mjediset e brendshme të Portofino-Café, doli
në mjediset e jashtme për të tymosur ndoshta edhe kujtimet e hidhura të viteve
1975-1976. Ashtu si digjet cigarja e ndezuar ishte djegur edhe shpirti tij në
ditë-netët që përballoi sfidën e largimit nga porta e ekipit të Partizanit e
Kombëtares.
Portieri talentuar Bashkim Muhedini u detyrua ta ndrydhte dhuntinë e
intuitën e tij refleksive brenda “UNIT”
shpirtëror të tij sepse “MBIUNI“ diktatorial të priste edhe kokën.Duke e
larguar nga sporti Bashkim Muhedinin, e kishin caktuar mësues të edukimit fizik në fshatin
Zall-Bastar ku me kurajo provoi të gjente qetësinë duke luajtur futboll me fshatarët dhe me nxënësit e vet. Mes dashamirësë së fshatarëve dhe respektit e dashurisë së nxënësve të tij
,Bashkim Muhedini mjekoi sadopak plagën
shpirtërore duke qetësuar shpirtin e tij të vrarë nga diktatura.
Me optimizëm nisi punën si
trajner i ekipit të Përmetit. Krijoji përvojën e tij për disa vite si trajner i
ekipit të Përmetit dhe pas viteteve ’90 filloi trajner i ekpit të fëmijëve të Partizanit. Në vitet e
emigracionit në New York Bashkim
Muhedini ka qënë gjithmonë në ndjekje të futbollit.Edhe pse është shumë larg ai
nuk i ka shkëputur lidhjet me Partizanin. Ai shpehet I gëzuar që
ekipi i Partizanit po ecën me rritje në
kampionatin kombëtar. Kur shkon në
Tiranë, takon miq të dikurshëm e drejtues aktualë.
Duke u larguar nga takimi vllazëror që
përjetova në bashkbisedimin me ish portierin e talentuar Bashkim Muhedini në
Bronx e fanderova që më dha kujtimet e
jetës së tij futbollistike, të cilat janë të shumta e nuk mund ti përshkruaja të gjitha në këtë
shkrim modest për këtë ish portier të talentuar të ekipit të Partizanit dhe Kombëtares. Para se
të largohesha nga ky takim mbresëlënës për mua i kërkova Bashkim Muhedinit
numrin e celularit të tij për të shkëmbyer përshëndetje dhe kur kishta mbritur
në shtëpi një telefonat më ndërpreu mendimet. Ishe zëri Bashkim Muhedinit, i cili kishte merak se si kishja
mbritur në shtëpi pas udhëtimit të lodhshëm
me ndërrimin e tenave.
Pas dy ditëve
që kisha biseduar me Bashkim Muhedinin më erdhi një telefontatë shqetësuese.
Miku im Llambi Xhexhi më njoftoi se Bashkim Muhedini ishte shtruar në spitalin
e New Yorkut me shqetësime zemre. Fillimisht u hutova,sepse ndjen keqardhrje për
sëmundjen e çdo njeriu edhe kur nuk e njeh sepse i kam provuar me dhimbje ditët netët e muajit nëpër
spitale. Sigurisht telefonata e njoftimit
do më sillte valën e trishtimit për shtrimin në spital të Bashkim
Muhedinit. Menjëherë e mora në telefon. Nga shtrati spitalit zëri tij duke më
qetësuar se ishte përmirësuar shëndeti tij.Pasi doli nga spitali më mori në
telefon dhe më njoftoi se do të udhëtonte
drejt Tiranës për të kaluar disa ditë me pushime.
Këto ditë të fund nëntorit 2015 Bashkim
Muhedini ndodhet me pushime në Tiranë për tu çmallur me miqtë
e tij. I uroj jetëgjatësi e lumturi në familje.
Mendoj se për të
gjithë futbollistët e talentuar që kanë nderuar emrin e atdheut tonë në
ndeshjet ndërkombtare duhet më shumë vemendje e respekt nga oragnet shtetit
Shqiptar, që të mos mbeten në harresë por të nderohen edhe me titullin e lartë
“Nderi Kombit”.
Qatip Mara
Bayside New York 23 nëntor 2015
No comments:
Post a Comment