REPORTAZH:
Tahir Bezhani
VERIM VJESHTORË
Bjeshkët janë të bukura në katër stinët e vitit. Secila
stinë ka karakteristikat e veta joshëse. Pranëvera e vera janë stinët më të
preferuara për bukuritë magjepëse që ofrojnë lartësitë e Alpeve gjelbëroshe. Ka
gjallëri jete në këto stinë….. Në secilën stinë kam shijuar bukuritë e vendit
tim,në Shqipëri e Kosovë. Valbona është nga vendet më atraktive që ka parë syri
,që ka shijuar shpiti im. Ndoshta dikush do fliste për Thethin,për

-në Valbonë pushon shpirti im….
Nuk di të spjegoj se
pse Valbona është vendi më i bukur, ku gjenë qetsinë e përhershme qenja
ime,shpirti im. Është vendi me bukuri
frymëzuese të rralla. Maja e hekurave ruan krenarine,pastertine tonë
kombëtare,është burimi I pashtershëm,ndërsa Valbona, ruan këngët e përmallëshme
të historisë sonë,të legjendave tona nëpër shekuj. Ajo gërgëlatë ninullat e
bukurisë në djepin e rritjës ku
përkundet krenaria jonë kombëtare. Ajo të nxjerr lotin,ofshamën,këngën,dënesjen,
dhimbjen,përmallimin;ajo
nxjerr në betejë Mujën e Halilin.
-verim
vjeshtorë në Bogë të Rugovës.
Ditët e Nëntorit
qenë ditë të bukura . Një vjeshtë për mbamendje. Befas më lindi ideja që
këto ditë me diell,t’i kaloj më bukuri bjeshke, për një verim vjeshtorë në Bogë
të Rugovës,bashk me bashkëshorten time,në vilën e bukur të sapondetuar të
dr.Rexhep Golës,dhëndër i imi. Ditët nga e marta deri të premtën pas dite,ikën
shumë shpejtë. Në mot të ngrtohtë e me diell kaluam bukur në ajrin e freskët te pishave të gjata.

Kaltërsisë qiellore
herë pas here vërehej ndonjë vijë tymi e aeroplanëve rrugëve të botës pa fund….
Mbremjet dhe
nata,flinin nën qetësine apsolute,asnjë lehje qeni nuk dëgjohej,dukeshin larg
dritat ,si xixa të llampave me
Vajguri dikur, të lëna
ndezur nga rugovasit e ikur në vërri,ku kanë shtëpitë e tyre e fëmijët nëpër
shkolla. Hëna të magjepste me dritën verdhake,si formë drapëri,e cila ndriqonte
me hile kodra e maje,harronte luginat e thella,ose truponte me shpejtësi trupit
të tyer shpatuk,thue se frigohej nga zanat e malit…
-mbresat e përspektivës së
ardhshëme.



Gjakovë, Tahir Bezhani
21.Nëntor,2015
No comments:
Post a Comment