Monday, 23 November 2015

Në shkollën “Vëllazërimi” Babru-Fushë

Shkruar nga Bashkim Saliasi
Zëvendësdrejtor i shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi”,Tiranë
Shkolla 9-vjeçare “Vëllazërimi” është një godinë trekatëshe në kryqëzimin e urës së Babru-Fushë. Sot në mëngjes pamja e saj kishte ndryshuar dhe nuk m`u besua se jam pranë kësaj shkolle, apo ndodhem në një godinë tjetër. Drejtoresha e shkollës Merita Prenga, si përherë në krye të detyrës, kishte organizuar lyerjen e shkollës në nder të festave të nëntorit. Një javë më parë, ajo më bëri me dije se duhet të ndiqja aktivitetin e recituesve të rinj.
Në kuadrin e mbylljes së muajit të letërsisë në shkollë u zhvillua konkursi i fjalës artistike për klasat e nënta i udhëhequr nga mësuese Albana Çeçaj e ku morën pjesë  përfaqësues nga tri klasat e nënta, përkatësisht paralelet IX A, XI B dhe e IX C. Fokusi i këtij konkursi ishte poezia shqipe dhe autorët shqiptarë. Nxënësit konkuruan në mënyrë individuale. Ata u vlerësuan nga një juri e përbërë nga n/drejtori dhe mësueset e gjuhës shqipe Shefkije Allkaj, Ernela Mullai. Juria vlerësoi nxënësit duke marrë në konsideratë: intonacionin, diksionin, tempin e recitimit, gjestet, mimikën dhe emocionin.
Mësuese Albana, organizatore e konkursit tregon:
Aty ku zëri fëmijënor buçet, aty ku fjala merr peshë, edhe emocioni depërton thellësisht. Nxitja dhe stimulimi i brezit të ri është një detyrë misionare e mësuesit në ditët e sotme. Kënaqësinë më të madhe mësuesi e merr, kur shikon nxënësit që me zërin e tyre luajnë dhe përkëdhelin, duke shprehur individualitetin e tyre si artistë të ardhshëm.
Ç’kënaqësi realiste të përshkruan trupin!
Sfida dhe ankthi rrutullohen nëpër ajër, por dëshira për të interpretuar mbizotron mbi ta. Në këtë veprimtari nuk ka dallim “i mirë” apo i “keq”. Të gjithë janë “të mirë” dhe janë pjesë e masives, e së tërës. Në shkollën tonë tradita e aktiviteteve artistike vazhdon...
Konkurrueset shpalosën para shokëve dhe shoqeve talentin e tyre dhe recituan me ndjenjë dhe emocion poezitë nga autorë: Naim Frashëri, Migjeni, Ismail Kadare, Kol Jakova, Asdreni, Çajupi, Pashko Vasa, Lasgush Poradeci, Fan Noli, Fishta, Bajron etj.
Juria nderoi:  në vend të parë  nxënësen e klasës së IX A Xhulia Mata, në vend të dytë Denis Dervishi, Redon Kulla, po nga klasa e IX A; në vend të tretë Anxhela Gjonaj, nxënëse e klasës së IX B dhe Rozalina Veseli nxënëse e klasës së IX C.
Veprimtaria u pasua nga departamenti i edukimit fizik, i cili  zhvilloi paradë Halloween,  me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave te 9-ta. Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skelete, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme.  Halloween vitet e  fundit po festohet edhe Shqipëri, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis vip-ave për kostumin më të bukur. Halloween u përhap në Shqipëri pas viteve ’90, duke u bërë më shumë konkrete, duke u festuar kryesisht nga të rinjtë. Programi festiv u zhvillua në palestrën e shkollës. Prezantuesit Xhulja Mata dhe Denis Dervishi shpalosën para pjesëmarrësve programin e veprimtarisë. Historiku i halloween.    Parada e kostumeve nxënësit e klasës se 9 a . Parada e kostumeve nxënësit e klasës së 9 b.  Parada e kostumeve nxënësit e klasës se 9 c.Kërcime me maska nxënësit e klasave  9a-9b-9c. Dramë me tematiken e festës nxënësit e kl. 9a

 Juria e përbërë nga  n/drejtori i shkollës, si dhe mësuesja e edukimit muzikor, Refie Bala, mësuesja e edukimit figurativ Merita Peti dhe mësuesi edukimit  fizik Emirjan Cubaj, vlerësuan kostumin më të bukur, maskën, kërcimin dhe ndan çmime. Punuan  për organizimin, dekorin dhe realizimin e kësaj veprimtarie: mësuesit e edukimit fizik Mirela Kulla, Saimir Kabili dhe Emirjan Cubaj. Veprimtaria ngjalli mjaftë entuziazëm në palestrën e shkollës, ku mësues dhe nxënës, pas përfundimit, kërcyen e gëzuan  së bashku...


No comments: