Udhëtimi i Pavarësisë u duartrokit shqiptarçe në mes
të Londrës edhe nga Shoqata më e organizuar shqiptare në Britaninë e Madhe, “Peja”,
që drejtohet nga i mirënjohuri Burim Turjaka dhe një staf model intelektualësh.
Të gjithë me një zë, të gjithë të bashkuar në një ambient tejet festiv, pa
fryrje të tepruara dhe pa arsye të tjera për të treguar se modelet e tilla
jetojnë gjatë dhe kryejnë festiven e duhur komunitare. Pasditja e rrugës më të
populluar londineze, që nis që nga kufiri me Oxford Street dhe deri në Finchley
Road e më tej në Kilburn High Road kishte një pamje festive. Festivja e përzyer
me mushtin e traditës shqiptare më tej oshëtiu në sallën plot ku fjala e Burim
Turjakës, i dha intonacionin e duhur sallës dhe të gjithë më pas në këmbë për
intonimin e Himnit Kombëtar.
Në sallën pa dallime kishte shqiptarë nga
mjaft treva, ku vlerat ishin vlera reale dhe festa ishte me tërë ngjyrat e
ngjyrimet e Pavarësisë shqiptare. Në këtë festë të gjithë ishin Ambasadorë të
kulturës shqiptare, të gjithë ishin e gjitha e festives. Dhe kështu modeli i
Pejës ishte më shumë se Faleminderit.
Faleminderit ('Thank you') është lutja më
e mirë që dikush mund të thotë. Kjo fjalë brenda disa nënkuptimesh mirrënjohëse,
bashkë me fjalët Faleminderit shumë!, thonë më shumë. Faleminderit shpreh
mirënjohje ekstreme, përulësinë, mirëkuptimin dhe respektin ndaj vyrtyteve të
larta të njeriut.
No comments:
Post a Comment