Nga Aleko Likaj
Bordo, France
Mentor Kikia qe ishte miku im e njekohesisht kryeredaktor tek "Koha Jone" ne ate periudhe, me kishte thene nje here ne redaksi se kerkonte nje reportazh nga Uzina e armeve te Gramshit. Natyrisht me problemet e saj pikerisht ne kete kohe ku arsenali i prodhuar aty ndodhej ne duart e popullates.
Rastin e gjeta pak dite me vone. Udhetova me makinen e nje shokut tim cerrikas qe ishte dhender aty. Mesdita na zuri ne Çekin, fshat 4 kilometra perpara se te hysh ne Gramsh.
Para nje porte te ndryshkur e nje rrethimi me tela e gjemba, nuk pritem shume.Roja, nje burre i shkurter dhe me kapelen e rrezuar mbi vetullen e djethte, gjithe djerse,nuk mund qe te bente leshim.Pas disa minutash u rrikthye ndersa ne prisnim nen diellin e nxehte te asaj vere duke vene nga nje gazete mbi koke. Per mua e kishte sjelle nje lloj leje. Deri tek zyra e administrates. Shoferi qe me shoqeronte, jo.
Cerrikasi qe nuk u deshperua me tha se aty afer kishte disa te njohur dhe "po kalonte nga ata deri sa une te mbarroja pune. Keshtu u be.
- E kemi mbyllur uzinen- me tha nje punonjes aty qe kishte bere edhe detyren e mjeshtrit. - Kjo ushqente qytetin. - Mjeshti beri me koke ne drejtim te disa banesave te ulta e dy uxhakeve metalik qe dukeshin krejt te ndryshkur e te heshtur si vete vapa. - Afro peseqind familje merrnin rrogen ketu.Tani kemi vetem nje repart eksperimental qe nuk i kalon te 30 personat- tha ai ndersa shikonte nga dritarja gjysem e hapur nje oxhak tjeter me tulla te vjetra qe ngrihej pas çatise se nje godine perpara nesh.
- Kemi,prodhuar arme ketu e jo shaka. Tani po vrasim veten me to - tha nje zyrtar me floke te rena e syze krejt te bardha qe u gjet ne bisede ne ate dhome gjysem te zhveshur e dale boje.
Une shenova disa shifra ne bllok nga ato qe me solli zyrtari, ndersa e rregjistrova ne diktofon gjithe biseden.Vetem kaq. Nuk mund qe ti vizitoja ato ambjente. Sipas mjeshtrit nuk ishte fjala me per "sekret" por per te zbatuar disa "rregulla" qe kishin qene te shkruara qe me krijimin e saj.Shenova perseri edhe disa emra e adresa njerezish e ish specialistesh qe kishin qene krenaria e dikurshme e kesaj uzine,per ti takuar disa çaste me vone ne qytet. Pastaj mjeshtri,per "njerzillek", a ndoshta per te bere adetin e mikpritesit , me shoqeroi jashte uzines deri ne nje ambjent klubi fshati,disa hapa ne krah te djathte te portes se ndryshkur .
Pasi hodhem nga nje gote pije freskuese te shoqeruar nga pas me nje kafe te forte, me duhej qe te takoja cerrikasin. Do te udhetonim per ne Gramsh.
Mjeshtri i uzines pyeti dy a tre fshatare aty per mysafirin,e nje adoleshent , na tha,se e kishte pare " larte nga tunelet". Mbi nje koder ne krahun e djathte te uzines se Çekinit,ku ushtria kishte hapur ne fundvitet 70 te kater tunele. Ato sherbenin per mbajtjen e kunderajroreve qe duhej te mbronin fabriken e armeve.. Ne realitet ato ishin bunkere te medhenj me nje infrastrukture per tu patur zili per kohen kun nisen qe te bejne hije aty prane kodres se Çekinit.Ishin te paisur me dhoma e ambjente te tjera strehimi. Tre prej tyre ishin te kyçura ende.Dukeshin te pa mirembajtura perreth.
Cerrikasi, na ktheu pergjigje me çunakun adoleshent se "na priste tek tuneli". U ngrita. Nuk kisha se ç'te beja me. Shoferi ishte ulur ne nje tavoline tip ushtarake perpara bunkerit e qe ishte kthyer ne shtepi nen hijen e nje tende formuar me gjethe e dege pemesh.I zoti i shtepise qe i bente shoqeri cerrikasit, nje djale i ri qe nuk i kishte kaluar te 30 pranverat, kishte rreshtuar mbi tavoline disa suko, lengje frutash.Nezir e quanin. Mbiemrin nuk i a mesova dot ne ate moment. Kishin qene rrefugjate ne Greqi dy vite te shkuar se bashku me cerrikasin. Atje me sa dukej, ishin njohur e kishin zene edhe miqesine.
Na priti e na nderoi, ashtu siç bejne banoret e mrekullueshem te asaj treve. Njerez me zemer te hapur,te qeshur e te gatshem per te bere "therrorine" me te madhe, ashtu "siç e kerkon zakoni". natyrisht per mikun.Por ne nuk i a kishim ngene "drekes se forte" aty ne Çekin, ndonese Neziri na u lut e sterlut me "aman" e me " me qafsh".Pune qe s'behej.
- Nxitojme - i thashe.
Tjetri tundi koken i pikelluar...
- Paske bere nje zgjidhje te mire.- hodha syte brenda ku leviznin ne sfondin gjysem te erret te bunkerit-shtepi ,dy femije te vegjel pese a gjashte vjeçar.
- Eshte nje histori me vete kjo pune. E sheh ate ndertesen gjysem te rrezuar? Ka qene objekt i uzines.Aty kam jetuar perpara nje muaji.U rrezua e gjitha.Nje here thashe, qe ta rringrija e meremetoja pak,per ta mbajtur ashtu ne kembe.Po pastaj ndrrova mendje. U futa ne kete bunker. Eshte vend i sigurte. Gjithe beton mo-o-o.Thone se ka mbritur edhe dita e qametit. Kemi eklipsin perpara.- Neziri, hoqi cigaren mendueshem dhe kaloi kemben e djathte mbi te majten. Psheretiu ne nje çast duke e hedhur veshtrimin pertej kodrave , mbi Devoll.
Vura buzen ne gaz pastaj qesha me naivitetin e ketij njeriu te mire e babaxhan. Kuptova se ne nje fare menyre ai ishte e kishte mbetur viktime edhe e ndonje thashethemi qe qarkullonte per fenomenin natyror,qe pritej e qe natyrisht,nuk do te ishte as edhe i permasave tragjike, veçse si nje dukuri kalimtare.
Neziri , si per tu justifikuar me tegoi se kishte qene punonjes i kesaj uzine. Fshatar nga nje zone e larget ne malesi,qe kishte mundur te siguronte nje vend pune,qe ndryshonte si "nata me diten",nga ajo e kooperatives.Para tre vjetesh ishte sistemuar me gruan e femijet aty ne ndertesen e braktisur. Po kishte qene e veshtire me pas per te,sepse u rrezikohej jeta e tyre...
...Nje histori me dhimbje njerezore...
Pasi u kthyem nga Gramshi ne mbremje vone e ku tashme reportazhi per uzinen qe prodhonte dikur arme kishte marre forme, brenda vetes sime, vendosa per nje çast qe te mos e perfshija "bohemen" e Nezirit qe ishte rritur brenda mureve ku gatuhej vdekja e te tjereve.Me dukej sikur do ta rrendoja ate familje qe kishte mbetur kesisoj ne mes te "udhes se madhe". Dhe ashtu bera, disa ore,me vone.
Tre dite para fenomenit natyror u ndodha ne shkollen e mesme te Kodovjatit, rrindertuar nga xhenjeret e NATO-s gjate asaj vere. Nje kameraman gramshiot qe kishte punuar per shume vite me pare si koorespodent ne RTVSH, me tha ne intimitet.
- A e di qe nje familje ne fshatin Çekin,ka hyre ne nje prej tuneleve te ushtrise?. Ka frike nga eklipsi. Eshte lajm per ty.
Ne çast u kujtova per Nezirin e familjen e tij. Kujtova mikpritjen e bujarine e gramshiotit. Historia qe e kishte trembur ate. Dhe qesha me veten.
Mbasditen e se nesermes ne shtepine time po ndiqia emisionin "Trupi dhe shendeti". Qe ne fillim doktor Flamur Topi i shqetesuar,zuri te tregoje per teleshikuesin."Ndersa vija ne redaksi per te pergatitur kete emision,ndesha ne nje lajm te çuditshem,ne nje gazetë të perditeshme,qe eshte serioze per ne te gjithe, nje lajm per nje familje ne afersi te Gramshit qe ishte strehuar ne nje bunker tunel nga frika e eklipsit..."
Historia e gramshiotit u lakua disa here edhe gjate dites se ketij fenomeni.Nje televizion privat ne Tirane transmetonte drejtpersedrejti pamjet e paperseritura te eklipsit diellor qe konsiderohej si me i rendesishmi i shekullit. Profesori i nderuar Minai, qe ishte edhe ne studio i pranishem per te komentuar gjithe etapat e ketij eklipsi diellor nepermjet pamjeve ne ekran qe kishin filluar qe nga Melburni i Australise i drejtohej here pas here pikerisht ndodhise me gramshiotin.Pra, disa ore me pare se ky fenomen do te shfaqej i pjesshem edhe ne Shqiperi.
Ne fakt nje eklips i tille u duk se solli ne nje menyre alegorike edhe nje faqe krejt te re te atyre diteve. Mbase mbylli ciklin e nje kohe qe kishte nisur te numeronte ditet mbrapsht ne jeten e nje vendi i cili ishte zhytur ne nje kaos te plote. Egzaktesisht u duk se na ndau vertete. Kishte filluar qe te funksiononte shteti.
...Ndodh ne jeten e nje kombi edhe keshtu.
Bordo, France
Vere

No comments:
Post a Comment