Thursday, 14 February 2008
Fëshfërima e gjetheve luan serenatë
Nga Keze (Kozeta) Zylo
Si një flutur kraheshkruar fluturoj rreth teje,
Papritur ndaloj mbi gjoksin tënd,
Digjem flakë e tëra nga puthjet e tua,
Në dridhjet e zërit, shikimi tënd më çmend.
Te gugitem si bebe, ne krahet e tua,
E zgjohen ndjesitë, pasqyrat e shpirtit,
Puthjet e ëmbla, si valë të nënujshme,
Japin mërrmërrimën dhe kodin e mitit.
Nëpër fijëza dritash zgjedh buzët e tua,
Ku fëshfërrima e gjetheve luan një serenatë,
Por si dallgë zemre, prush dashuria,
Seç pikon nektarin, në mallim të zjarrtë!
Mjelmat po të vijne!
Nuk e di,
Në më ke harruar liqeni i bukur i Tiranës,
Nuk e di?
Fëshfërrimën e mëndafshit tim, ecur dikur,
Dhe fërshëllimën e te dashurit tim,
Nga kënaqësia e puthjes,
Kur loznim kukamfshehtësi,
Dhe në gjethet e bardha,
Të lule deleve, kërkonim fatin,
Më do apo s’më do?
Nën ëmbëlsinë e cicërrimes së zogjve,
Ne ecnim te dy të përqafuar,
Rreth trungut të pishave,
Aty ku lulet bënin pjalmimin.
Unë nuk e kam harruar liqenin tim,
Prapë dua të vij pas kaq vitesh,
Edhe pse mund të jesh zemëruar,
Nga mosardhja ime aty,
Por druhem se mos pishat jane tharë,
Dhe liqenit po i humbet shtrati,
Oh, nuk dua ta besoj kurrë këtë marrëzi,
Pritmë liqeni i bukur, pritme si dikur…
Se mjelmat po të vijnë!
2008
Eja!
Eja i dashuri im eja,
Pyjeve të dendura le të shkojmë,
Larg botës me fjalë çmendurake,
Nën puthjet e zjarrta te humbasim,
Dhe me melodi cicerrimash te vallezojme!
Le të vemë buzët mbi sythet që buisin,
Të harbuara me lëng mbi degëza pemësh,
E në marrëzine tonë askush mos të na shoh,
Vetëm fijëzat e diellit, që trupat ngrojnë!
Gjethet e lehta mbi kokat tona te lodrojnë,
Një burie me brirë papritur te dëgjoj,
Nga ëngjëjt e shumtë që nga qielli vijnë,
Per Shen Valentinin si roje te rrinë.
2001
Në retinë sysh
Zgjohem dhe rizgjohem
Në mes ëndrrash ti,
Nëper flakët e zjarrit,
Mos më pyet a vij!
Gjersa unë të ndjej,
Brenda shpirtit tim,
Drithërrimë më bëhesh,
Në retinë sysh!
2003
Le te pime veren e dashurise
Puthjen e dua në violinë dashurie,
Me krehjen e flokëve nga gishtat e tu,
Të duroj shumë dhe peshën e lotit,
Që si ngjyrë ylberi piklon këtu.
Si kopsht magjik, në këtë ditë,
Në ballona Valentini, më puth mua,
Me valsin e Dashurisë dehem e tëra,
E në krahët e tu pëshpëris të dua.
Mjalti i shpirtit, vesh qënien tënde,
Duke me ëmbëlsuar gjithcka brenda meje,
Në natën e mëndafshtë, butësisht bie,
Mbështjellur e tëra si zog rreth teje.
Une të ndjej ty gjer në imtësi,
Dhe në fotot e bukura në cdo kënd,
Në rezonancë hyjnë drithërimat e shpirtit
E tretem e tëra në vështrimin tënd.
Në dehje pimë verën e dashurisë,
Me ngjyrën e kuqe si zemrat zjarr,
Nën tingujt e ëmbël, pa frymë mbetur,
Dhe borën mund të shkrijmë, në thellim e acar.
Unë luaj e ndjej puhizën e lehtë,
Që butësisht vjen ne lëmim puthjesh,
Në dashurinë e freskët, thellësi e ndjenjave,
Si rit i perjetshëm, në ditë lutjesh.
Me ëndrrat e purpurta rreth shpirtit tim,
U zgjova nga rrezja e porsa ndritur,
Agu i mëngjesit ma flladiste zemrën,
Me arome petalesh ne buze puthitur
14 Shkurt, 2006 Manhattan
Kodi sekret!
Në krahet e tu dua të mbështillem i shtrenjti im,
Dhe flokët si ujëvarë të derdhen nder supe
Nën ndjesinë e puthjeve të ëmbla,
Dua të shikoj ngazëllimin e syve te tu,
Tej në thellësinë e thelbit të shpirtit.
Ato pejza te holla qe askush s’ti sheh,
Sepse vetëm unë e kam kodin sekret,
Për të hyrë në portën e zemrës tënde,
Çelsin magjik që askush s’e di!
Tirane, 1992
Copyright ©1999-2008 kzylo@yahoo.com All Rights Reserved
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment