Nga Fatmir Terziu
Stilistika është sot ajo që përbën një aspekt të së ashtuquajturës disiplinë stilistike. Cdo kontribut në këtë disiplinë shumëdimensionëshe dhe shumëformëshe ngjizet me përfshirjen e stilit. Të pranosh atë që subjekti i vëmendjes sonë për kritikat e eseve tona është një poemë, një novelë, një tregim i shkurtër apo edhe një skript [qoftë si shtysë shqiptare edhe në gjuhë tjetër, perëndimore], përfshin një pranim që literatura e sotme letrare është e ndarë në tre regjistra bazë të stilistikës. Madje edhe pëlqimi i studimeve letrare si një fushë akademike e ndarë është figuruar nga ekzistenca e një lidhjeje midis literatures dhe tekstit ndryshe prej saj. Stilistika tenton në këtë lidhje të na afrojë një kapje të lehtësishme të funksionit të saj objektiv, që rreket në identifikimin dhe emërimin e tendencave ndryshueshmëri të tekstit letrar, dhe të specifikimit të strukturave rezultative në letërsi, krijimtari dhe sidomos në kritikën e sotme letrare.
Kur ne nisim të përgjigjemi në gjuhë e në botën reale, kuptimi ynë që lidhet me atë cfarë fjalët transmetojnë dhe nënkuptojnë është i ndërvarur nga disa seri apo faktorë që burojnë nga stresime të ndryshme që lidhen me ‘xhelozi’ krijuesish, ‘inate’ kohërash dhe hakmarrje që lidhen me populloren: ‘është molla ime ajo? Jo. Atëherë përse të mos e shkurtojmë?!??!!’. Kjo con në atë që gjuha është një kod mundësimi, që lejon dhe poshtëron ndërkohë artikulimet e zgjedhjeve në sekuenca kohore, ose interesash casti, madje edhe në vendime grupore, kundërpërgjigje, akte dhe sekuenca që jargëzojnë letërsinë dhe jetëkrijimtarinë e autorit shqiptar në të gjitha kohërat, në të gjitha zhanret. Një nga hulumtuesit dhe teoristët më të njohur të kësaj fushe sot në botën e krijimit Richard Bradford analizon duke theksuar se “stili dhe gjuha e poemës, novelave dhe tregimeve apo skripteve përfshijnë pandashëm qëllimet e tyre të funksionit, por kur ne shikojmë më tutje tyre efekti në kontekstin e tyre na con në një corientim të ndërvarur midis asaj cfarë ka ndodhur në tekst dhe asaj që cfarë mund të ndodh jashtë tekstit”. Sipas Bradford, këtu ndahet pikerisht dhe stilistikisht tabani krijimtari dhe krijues, duke kuptuar veprën dhe autorin nën tutelën e veprës. Këtu temptet koha e shkuar dhe koha në të cilën kritiku shkruan për të shkuarën. Ndoshta prandaj sot kritika është në krizë, ndoshta prandaj dhe kritikët kërkojnë të deklarojnë krizë edhe në krijimtarinë e kohërave. Bradford na vjen në ndihmë kur thotë: “stilistika mund të na tregojë neve të emërtojmë një pjesë të një krijimtarie letrare dhe të na mundësojë gjithshtu se si t’a dokumentojmë dhe klasifikojmë atë”. Por ajo mund të jetë në ecje e sipër dhe gjuha e krijimtarisë ndoshta pikturon në mendje të ndryshme terminologji dhe metodologji disiplinash që fokusohen mbi këtë ‘gjuhë kritike’ në botën reale. Këtu është difekti i stisur dhe jo real. Pra marrëdheniet problematikenë një subjekt parësor mund të ndërtojë një minilidhje që synon ganglomerizmin dhe zhargonin letraro-kritikues pa bazën e argumentit Bradford në letërsinë e sotme shqiptare të të gjitha trevave ku ajo lëvrohet me vrull.
MODELET E NDËRLIDHJES; KRITIKA FAKTOR I HAPUR
Xhakobson dhe Halle janë dy kritikët që kanë formuluar një aspekt të rrëndësishëm të modeleve të ndërlidhjes midis metaforës së poezisë dhe metonimisë së prozës të cilën ata e shohin tek rezistenca, e që nënkupton në ndërlidhjen e krijimtarisë në shqip atë lidhje në të cilën kritika gjen vecantinë apo urën për të parë prioritaren. Prioritarja që tulatet në teorinë e naracionit, të përfaqësuar nga Formalizmi Europian dhe strukturalistët Viktor Shklovskij, Vladimir Prop, A. J. Greimas dhe Cfetan Todorovi, pa harruar edhe lëvizjen anglo-amerikane të gjuhësisë dhe letërsisë të përfaqësuar nga Booth, Chatman, Leech, dhe Short. Por duke ditur se proza është më shumë e ndërlidhur me metoniminë, në të cilën seleksioni gjuhësor lartëson paralelisht midis asaj që është thënë dhe asaj që synohet të pasqyrohet. Novelat dhe tregimet janë molekulëzuar në formatin prozë. Ato si modele të ndryshme të këtij zhanri letrar padyshim janë edhe nën ndikimin reflekteve meditative (të meditimit), të folurës, dialogut, përzgjedhjes letrare etj. Në këtë mori ndërlidhjesh midis faktorëve dhe zhanreve është edhe nocioni kohë dhe hapësirë ku kritiku synon të thotë pavarësinë e tij. Unë duke u bazuar në këtë ndërlidhje kam sjellë në analizat e mia disaherë të pathënën dhe kurrë nuk kam synuar të them atë që shoh sot nga pikëtakime të ndryshme që mund të vështirësojnë problemin. Kështu unë e shoh kritikën e sotme një betëjë të hapur për të gjithë faktorin krijues.
vazhdon tek FJALA E LIRE
No comments:
Post a Comment