Saturday, 2 February 2008

MISION


Nga Fatmir Terziu







Është kjo ku ju ëndërruat ëndërrën tuaj të madhe
Me re dhe dele turravrap poshtë Alpeve drejt Adriatikut,
Vinça dhe aspiranca dhe banesa të reja
Shtriqen gjerë e gjatë deri në Jon
Mund të shikoni pjesën time nga hoteli juaj
Ura mbështetëse, shpirti i Shkumbinit
Ora kullëngritur e Kalasë
diellin e verdhë në dritaret tip gurabije
apo është drita juaj e kristaltë, verbuese
Këtu unë po qëndroj
prapa xixëllimeve, pranë kullës orë
Prapë në kalldrëme, në takatuke të ndjeshme
nga violina apo këngëtarë, rakipirës në buzë të Remës
shtrydh një limon, qesëndis një hurmë
shtegëtarët erdhën me vrap, stinakë të mirëseardhur
vrapin ndalin aty mbi mardanoz, që bëhet dy herë në sene
Heshtja e tyre zgjon heshtjen në një botë tjetër
Mbushur me erën e karakafteve të vjen pranë pa ndrojë
Hedhur një cullufe mbi ball
Gjinj që kërcasën nën dhëmbë
Sa jetë një person mund të jetojë?

No comments: