Tuesday, 5 February 2008

GËZIM LLOJDIA: ATY KU FJALËN E KA LETËRSIA





Nga Fatmir Terziu

Herë në poezi, herë në prozë e herë në reportazh. Një penë që vjen e thjeshtë, modeste dhe që sjell ngjyrat e mrekullueshme të Rivierës Shqiptare si të munguarat e papërsëritshme në letërsinë shqiptare. Shpirti i tij ‘arkeologjik’, kërkues dhe frymëzues për shumicën tonë, natyrshëm ka gjetur një sofër të shtruar e të begatë kudo ku krijimtaria e tij shtrohet, sepse ai vetë ka kontribuar mrekullisht në shtrimin e saj. Rrastësisht po lexoja e po rilexoja poezitë e vëllimit të tij më të ri në faqen fantastike letrare, shtëpinë e madhe të Letërsisë, Seguraweb, që drejtohet nga i përkushtuari Senad Guraziu, dhe isha përhumbur. Një gjuhë poetike model. Një kolorit ngjyrash e metaforash që veç një artist i kompletuar si Gëzim Llojdia mund të penelojë. Peneli i tij hulumtues ka një prurje tejet emocionuese. Aty flet historia, kënga, shtrihet pllaja, vendlindja, kronologjikja, modestja, natyra dhe njeriu i mire. Në një frymë dhe me një lezetim frymësjellës nga aroma e këndshme e zbuluar në Butrint, apo në rrethinat ku historia flet moçëm shqipen e lavdishme, pena e Llojdisë është melosi gazetaresk dhe letrar, kompleksi letrar dhe prozatik që gjen një pasuri gjuhësore, leksik që buron si burimet e natyrës të cilët ai e pikturon me mendjen e tij Lasgushiane dhe me penelin e madh të modelin të famshëm shqiptar në shekuj. E reja, e pathëna, e veçanta, e prekshmja, e përzgjedhura dhe elementarja e komunikimit poetik vërshon në poezinë e Llojdisë, dhe shttrihet e qetë në reportazhin e tij fantastik.

  • PSE LETËRSIA PIKËTAKON KRIJIMTARINË E LLOJDISË?

Diku në faqet letrare dhe krijimet e shumta të shpërthyera si gonxhe pranvere thuhet një vlerësim dashamirës për poetin Llojdia dhe shtohet se është edhe një ‘aktivist dashamirës i letërsisë’, tek i cili letërsia pikëtakon krijimtarinë e tij. Natyrshëm duket një mesazh i mirë. Sot kur shumë turren pas letërsisë, por pak pikëtakohen nga letërsia, ky mesazh duket i këndshëm për të përkushtuarin Llojdia, për prozatorin Llojdia dhe për kompleksin e letërsisë së tij. Letërsia pikëtakon krijuesin dhe krijimtarinë, dhe natyrshëm anashkalon turrësin dhe shtirrjen letrare. Letërsia shqiptare, pikërisht më shumë se kurrë sot kërkon këtë pikëtakim të detyruar, këtë pikëtakim që bashkon rreth tabanit dhe traditës penat dhe modelet e gjinisë letrare shqiptare. Modeli i tillë ka një ambient të pranuar edhe në mesin e komunikimit të gjithanshëm. Ky pranim bëhet se edhe e shkruara e thjeshtë, edhe urimi, edhe shtrimi i problemeve nga kjo penë e pëlqyer dhe e vlerësuar tashmë është në mënyrë poetike, në mënyrë letrare. Duke shtrydhur talentin e tij, Llojdia e shtrin pikëtakimin e tij në një gjeografi më të gjërë shqiptare. Ai parashtron bukurinë poetike që mbin dhe lind madhërishëm në Elbasanin e Dhaskal Todhrit e Kristoforidhit, atë që gatuhet në Gjakovë, frymëzohet në Shkodër, atë që buron në pllajat e Bukurisë Kosovare, në viset krenare Çame, dhe shëtit pikëtakimin e tij letrar kudo ku merr ushqim gjeografia e poezisë së tij, aty ku ushqehet fjala e tij e vendlindjes, aty ku frymëmarja natyrale pushton fytyrën e reportazhit të tij model, që më kujton penat e Thoma Notit, Lirim Dedes e Sabri Godos në rolin e tij të hershëm të reportazhit. Kush ka lexuar Lirim Deden, apo Thoma Notin në reportazhin e tyre model natyrshëm kupton pse letërsia pikëtakon sot krijimtarinë e Llojdisë.
    • GËZIM LLOJDIA

      "...Shqerrat po
      blegërijnë edhe mëmat kërkojnë..."
      N.H.Frashëri


      Te lisat e
      teqesë,mërzejnë pllajat,hije i bëjnë trupit të vetë,
      një rreth i
      pagabueshëm, kokën fusin në mes ,
      qengjat bardhosh, mbyllin
      thithkat.
      nën lisa të teqesë mërzejnë pllajat.
      “Me llaja çoban
      me llaja...”e ç’vete isoja.
      sipër një diell
      saharian.


      DO QETHIM PLLAJAT

      Kur të iki vesa
      përmbi bar, vivari ynë do qethë pllajat,
      te hunda vogël e
      arushës së madhe dhe drurëve të bajameve,
      te sheshi i ilqeve, ku
      mblidhen vashëzat perëndit kishin shkruar orën,
      ylli i
      vogël do të varej përmbi lisat e teqesë,në mëngjes.
      I kurthuan
      barinjtë në vathë,kështu u thinjën ata në këtë jetë
      gazi i
      vocërrakëve të mëhallës tonë:”U plake çeço u plake...
      mëndë qengjat,mil
      pllaja,priu leshrat e gjata në verë...”.
      Blegërinin pllajat,lehnin në tym,
      qentë e kopesë,
      u zbukuruan edhe këtë herë leshbardhat,pa asnjë
      permanent,
      mes lotëve që u rridhnin për lakuriqësin e tyre,flitej
      shpesh
      graria nën hije të bajameve zgjatnin në erë fijet të
      arta.
      Frynë puhia e lehtë e muzgut,valëzojnë lulëria,
      u hap vatha,bariu
      përpara,sipër një kupë e qelqtë me hënë,
      pllajat këpusnin fijet e
      rigonit,ndër karkaleca që hidhen gjeth me gjeth
      -Ku shkojnë ngadalë
      kokulur,të bekuarat e Perëndisë,uratat…?
      Në vërri...
      Yjet
      lexojnë drejtimin.Ndrijnë xixëllonja. Shtegëkalimi në mes.

No comments: