Saturday, 9 February 2008

Sprove per studimin e nje teme qe po na mungon:


LETERSIA FANTASTIKO-SHKENCORE E FEMIJVE NE KRIJIMTARINE E AUTORIT ASTRIT BISHQEMI

Nga Aleko Likaj
Shkrimtar



Ne historine e fundit 50 vjeçare, te letersise sone fantastike-shkencore per femije, nje vend te pa diskutueshem,ne altarin e saj,ze edhe shkrimtari yne i mirnjohur Astrit Bishqemi. Mbi 200 tregime e rrefenja,ku spikasin edhe 35 tituj,vellime letrare,si ato me tregime, novela e romane,pa permendur ketu,mbi 12 shqiperime,te shkrimtareve te medhenj botuar per femije,si Xhani Rodari,Leit Saueruein,Maria-Helene Derval, Maria Markone, Zhak Derval e te tjere, jane disa nga prurjet,ne "fondin e arte" te kesaj letersie,nga shkrimtari Bishqemi.
Ende sot numerohen me gishtat e nje dore,autoret e ketij zhanri,i cili i ka fillimet e tij tek ne,aty nga mezi i viteve 50 te,te shekullit te kaluar.. Sigurisht , pa ndonje tradite,e mbase si nje imitacion,qe sollen kryesisht nga vendet,e ish bllokut te lindjes.Kryesisht,nga ish Bashkimi Sovjetik,ku ne ate periudhe,kishin vershuar, me dhjetra e qindra,studente te rrinj shqiptare.
Ne revistat letrare per femije te asaj kohe,zuri vend tek tuk,edhe ndonje trtegim fantastiko - shkencor. Sigurisht perkthime,qe vinin,si me "pikatore".Per hir te se vertetes,duhet pohuar,se "bumi i vertete" i krijimtarise se saj,fillon pak me vone, pas viteve 60 te. Krahas emrave te B.Dedes. O Grillos, M.Kutelit,N.Priftit. N.Jorgaqit, dhe plot shkrimtareve te tjere,qe shkruanin per femije,ne ate periudhe, A.Bishqemi, A.Eltari,A.Kristo,B.Xhama, F.Topi, V.Cenosinaj e ndonje tjeter botuan,librat e para. Natyrisht,qe krejt ndryshe,nga "tema e dites",siç ishin ato,me subjekte nga lufta Nac-çlir,historise dhe asaj te lashtesise, ato,ku pasqyrohej jeta,dhe aktiviteti i femijeve,ne ate periudhe,te shoqerise Shqipetare.
Kozmosi, bota e nenujit, fenomenet e ndryshme,natyrore,shoqerore, dhe sociale,filluan te zbulohen pak e nga pak,para nje lexuesi,qe kishte etje me teprice. Mbase,ne ate periudhe,ndikuan edhe zbulimet e fundit shkencore,ne bote, si ai i satelitit te tokes,ne Tetor te vitit 1957,si dhe ai i henes. Keto,ne hapsiren e pak me shume,se te nje dhjetevjeçari,te viteve 57-69.Ishte koha,kur njeriu i pare, shkeli truallin e saj, por edhe ai i studimit te thellesive,te oqeaneve,dhe te detrave, te cilet,masmedia e asaj kohe,i percillte me "fanatizem",tek te gjitha shtresat,e popullsise,te globit tone. Sidoqofte,ne kete periudhe , perveç tregimeve,erdhen ne duart,e lexuesit te vogel,novelat dhe romanet e para,te shkrimtareve shqiptare. Ndonese edhe atehere,ato numeroheshin,sa gishtat e duarve, ishin nga me te pelqyeshmit, jo vetem per njohurite,qe shpalosnin,duke thyer kesisoj "tabute e mistereshme",te nje bote te ndaluar, por hodhen ide,nga me te çuditeshmet,per nje te ardhme,jo te larget,qe,ne fund te fundit,i perkiste shkencave,krejt te panjohura. Sigurisht,qe gama e ketyre temave,erdhi duke u zgjeruar,ndonese,ne raporte me temat,qe u servirej ne ate periudhe,lexuesve te vegjel , zinte nje vend, teper te vogel. Per hir te se vertetes,duhet qe te pranojme,se ne kushte,kur botimet,dhe gjithe politikat,e hedhjes ne treg, qarkullimit,dhe deri ne,punimet e sistemit arsimor,kane qene,te kontrolluara,dhe te dirizhuara,nga partia shtet, kerkoheshin subjekte,qe duhej,te kishin ne thelb politizimin,i cili,i shkonte per shtat, edhe sistemit ne fjale.
Mbase,per kete teme,mund qe te kete pasur,edhe nje lloj "stepje",per shkak,jo vetem,te informacionit qe percillte,por,edhe per faktin e thjeshte,se ashtu si paraqitej,duke ardhur nga sisteme krejt te kunder,me ate,qe ishte instaluar,deri ne ate kohe,ne Shqiperi,do te quhej "borgjeze" Kjo,ne rradhe te pare,kishte te bente,edhe me nje lloj zhvillimi te pa pare,qe bente vete shkenca. Ky sistem konsiderohej ne ate periudhe si "regresiv" dhe larg metodave qe kishin te benin "me edukimin e vete brezit te ri". Pra, atyre totalitariste,ku partia trajtohej,si nje prind i vertete.
Gjithmone,keto politika,hartoheshin brenda nje kuadri te caktuar,ne instanca qe kontrollonin,edhe letersine e edukacionin. Per deri sa,deri me sot, ende nuk eshte zbuluar ndonje dekument,qe te hedhe drite,per tezen qe parashtruam,ajo mbetet,si nje teoreme,qe hamendesohet.
Sidoqofte,letersia fantastiko-shkencore,mbeti nga temat,me te parapelqyeshme,dhe qe sot,po "vrapon" te fitoje kohen e humbur,dhe te zere, vendin e saj,qe i takon. Kete e tregojne,edhe botimet e fundit,e kryesisht,pas viteve 80 te,ku ne "gare",kane hyre,edhe mjaft pena te reja,e autore krejt te rrinj.Kjo edhe me teper,per faktin,qe pikerisht,ne kete periudhe,u shpalosen,dhe u zgjidhen,nje sere enigmash,qe prisnin zgjidhje. Keshtu,zbulimet i tejkaluan planetet, e sistemit tone diellor. Por,edhe ne fushen e oqeanografise,ku batiskafi,per te paren here,preku thellesine me te madhe te ujrave,gati 11 kilometer,ne afersi te Filipineve. Gjithashtu,studime serioze,u realizuan,edhe ne fusha te tjera,si ato ne gjeodezi,ne ekosisteme, por,edhe ne fusha,si mekanika,e fizika berthamore.Edhe, pse ende modeste, kjo lloj teme,shpresojme,qe shume shpejt,te hyje ne raporte te barabarta,me simotrat e saj
X X X

Ndoshta , ka qene nje tregim i vogel i botuar ne revisten "Fatosi" nga fundi i vitit 59 qe e lidhi pazgjidhshmerisht me boten e femijve, autorin e ri elbasanas Astrit Bishqemi. Mesues ne zonat e Librazhdit, Peqinit e ne Elbasan te diplomuar ne matematike e fizike e me vone ne gjuhesi - letersi i kushtohet menjehere subjekteve te marra nga fusha shkencore si kozmosi, gjeologjia, zhvillimet industriale e shoqerore. Kesisoj, librin e pare " Gjoksshkembi" (1972) nje novele teper interesante dhe e ngjizur edhe me pak shkence nga fusha gjeologjike e pasuan libra si "Gezofi i tokes" "Kallzimi i kokrave te bresherit" "Fidani i dardhes" "Pertej oborit diellor" e tjer,ne vitet 70 te. Me pas romani " Udhetim i jashtezakonshem" i botuar ne fund te viteve 8O te i cili eshte vleresuar se tepermi edhe nga kritika letrare e asaj kohe, ka njohur edhe disa ribotime te tjera e eshte perkthyer edhe ne gjuhe te huaja.
Po cilat jane temat dhe mesazhet qe na percjell ky autor?
Zbulimet dhe hedhja drite per disa nga planetet tane fqinje nuk kishin se si te mund te qendronin jashte edhe krijimtarise se ketij autori,Probleme te "oborit tone diellor" si ato qe kane te bejne me asteroidet tek nevela me te njejtin titull te botuar ne vitin 78-te. Shfrytezimi i projekteve per ti kthyer ne satelite tane te natyrshem disa prej emrave te medhenj si "Hipotezusi" "ikar" e shume te tjere qe levizin deri ne trajektore teper te largeta, ne dobi te njerezimi ka qene e mbetet nje preokupim qe pret te realizohet. Brenda nje tharmi qe ve ne qender te tij nje ekip femijesh ne me shume se 150 faqe synohet qe jo vetem qe te jepet nje informacion i gjere shkencor por edhe te diskutohen plot menyra per te realizuar kete projekt qe ne fakt qe bota shkencore e ka projektuar qe ne fund te viteve 60-te.
Me romanin "Nje udhetim i jashtezakonshem" botuar ne 1987-te autori tenton te trajtoje nje teme paksa "ireale". Shpikja dhe levizja nen koren e tokes se nje makinerie e cila udheton neper galeri qe ajo vete i hap me mjete teper te sofistikuara e qe njerezimi ende nuk i "njeh" eshte vene ne qender te ketij libri te shkruar me shume poezi.Autori perveç njohurive gjeodezike e atyre gjeologjike qe fsheh nentoka jone sot deri ne berthamen e saj rreket te na spjegoje e te na hape horizonte edhe per ndretimin e projektimin e aparateve te tille te fuqishem qe mund te marrin persiper operacione te tilla.Sidoqofte herojte e ketij libri ashtu si dhe personazhet e Zhyl Vernit ne nje liber qe merret me zbulimin e qendres se tokes fitojne perballe aventurave te kendeshme qe jane te mbushura me plot te papritura.. Ne keto "ujra" do te thoshim se eshte edhe nje liber tjeter, novela "Gjoksshkembi" botuar ne vitin 1972 dhe qe konsiderohet edhe si libri i pare i ketij autori e qe jo per rastesi i perket temes fantastike-shkencore
Tema e fenomeneve natyrore qe i ndeshim ne jeten tone te perditeshme i drejtohet nje lexuesi pak me te vogel si a i shkolles sone fillore." "Kallezimet e kokerave te bresherit" Nepermjet edhe nje ilustrimi teper interesant qe eshte shume i afert edhe me boten feminore hidhet drite mbi kete fenomen. Errerat, i ftohti, uji qe gjendet ne lartesite mbi ne ne formen e avullimeve jane ne qender te ketij libri qe per ate kohe ka patur njekohesisht edhe nje botim rekord e qe eshte vleresuar shume edhe per vlerat e larta edukative.
Nje tjeter dukuri ne veshtrimin e krijimtarise se letersise fantastike shkencore per femije te ketij autori eshte gjuha e veçante me te cilen komunikon me lexuesin e gjere.Figurative dhe e thjeshte per tu kuptuar, ajo mbart ne vetvete vlerat me te mira te tradites se kesaj treve e rrefimtareve gojore qe nuk i kane munguar e cila mbetet unikale ne fjalorin tone. Krijimtaria e tij ze fill mbi gjetje teper interesante dhe te thjeshta qe jane te kuptueshme per lexuesin qe i drejtohet Astrit Bishqemi. Kjo , mbase e ben me te veçante kete autor ne kete fushe e cila eshte e mbetet defiçitare tek ne
Vazhdimesia per te na dhene vepra te tjera interesante ne letersine fantastiko-shkencore e ka renditur kesisoj shkrimtarin elbasanas Astrit Bishqemi ne bashkekohesit me ne ze ne kete fushe.
Bishqemi nuk parapelqen,efektet, « shown » dhe te paprituren ne faqet e vepres se tij.Subjekti vjen natyrshem e krejtesisht i besueshem, plot leng jetesor edhe pse ai drejtohet tashme nje fenomeni qe eshte jashte natyres njerezore e qe egziston veçse ne imagjinaten tone. Te duket se gjithmone e prek ate duke na e sjelle para syve tane si ne nje celuloid filmi
Natyrisht qe pervoja e gjete ne kete fushe e gjinine e letersise per femije e ka bere qe te jete sa me afer botes se pasur feminore. Kjo eshte nje nga arsyet qe librat e tij parapelqehen tek lexuesi i vogel dhe se nuk mund qe ta kene »fatin » per te qendruar sa me gjete ne librarite tona
Duke i u referuar ketyre pak shembuj qe morem nga krijimtaria e gjate dhe shume vjeçare e autorit elbasanas per femije A. Bishqemi deshem qe te tentojme qe kete teme kaq te dashur jo vetem per femije por edhe per nje lexues me te gjere te bejme apel edhe krijuesve te tjere ne Shqiperi e ne diasporen tone, per ti sjelle me afer tek ne. Shume kritike sot "ngulmojne" qe te na bindin se mjete te fuqishme te informacionit si Televizionet por edhe Radiot e buletinet e shumta shkencore e njekohesisht shtypi i dites i "konsumon" pa nderprere madje edhe duke i dhene deri ne detaje te vogla perpikmerisht. Sidoqfte edhe pse lexuesi yne i vogel sot ndeshet me kete intesitet informacioni shkencor, mendoj qe libra te tille nxisin jo vetem imagjinaten tek keto grup mosha por krijojne edhe shprehi te sakta edukativo-pedagogjike.
Nga ana tjeter botimet e shumta qe jane prezent veçanrisht vitet e fundit edhe ne Shqiperi ndonese kane nje karrakter thjesht komercial, temen fantastiko-shkencore e kane lene "zbuluar ". Ky eshte nje realitet i dhimbshem.Penat me te mira te kesaj letersia tek ne , kane heshtur.Dhe kjo eshte per te ardhur keq.
X X X
Shkrimtari Astrit Bishqemi eshte fitues i disa çmimeve kombetare ne letersie per femije. Kesisoj , koleksioni i tij i pasur ku renditen çmimet "Mitrush Kuteli" por edhe ai "Ymer Elshani" i shoqates mbarekombetare te shkrimtareve per femije e te rrinjper romanin "Zemer, or bir" ne vitin 1999 e kane bere shkrimtarin me popullor ne trojet ku banojne e jetojne shqiptaret. "Thesi i gjalle" eshte cilesuar libri me i mire ne proze per vitin 98 te ne konkursin e shpallur nga Ministria e Kultures shqiptare. Ndersa romani "Kronike ne Tank" arriti ne peseshen e veprave artistike me te mira te botuara per femije ne Shqiperi
A. Bishqemi disa here ka qene kandidat per fitimin e çmimit "Penda e Arte" e vazhdon qe te punoje pedagog ne universitetin "Aleksander Xhuvani" te Elbasanit. Eshte autor e bashkautor i 6 teksteve te letersise per shkollat e sistemit 9 vjeçar e ato te universitetit per letersine e femijeve. Qe prej nje dekade e ca , mban graden shkencore "Doktor i Shkencave filologjike". Se fundi i eshte akorduar titulli i larte " Profesor i Asociuar". Vazhdon qe te shkruaj me intensitet letersi fantastiko-shkencore e ka ne proces botimi dy libra te rrinj duke qene kesisoj, shkrimtari me i njohur dhe produktiv ne kete gjini te letersise per femije.

Ndersa kemi folur pra, per disa veçori te krijimeve te nje prej autoreve te kesaj fushe, duhet qe te pohojme se ende ndjejeme mangesi ne kete gjini edhe pse tashme ne kushte krejt te reja e me te favorshme ku nuk egziston me "planifikimi letrar" i drejtuar nga shteti. Ne lumin e pashtershem te botimeve ne vitet e fundit, tema e letersise fantastiko-shkencore mbetet ende difiçitare edhe pse ajo parapelqehet shume nga lexuesi i vogel per shkak te njohurive e informacioni te gjere qe jep ajo.

1 comment:

Anonymous said...

zak kurvet