Faruk Myrtaj
Jane dy momente thelbesore qe Astrit Lulushi sjelle ne vemendje te opinionit te mundshem shkencor:
Jetet nen diktature s'mund te mos kene ngjashmerite e tyre. Ne memorien tranzicionale te jetuesve nen diktature (sidomos te atyre qe jo rastesisht notuan dhe perfituan ne syprinen e ujrave te asaj kohe tmerresisht ideologjike) kjo ngjashmeri nuk vihet re aq lehte. Ngaqe vazhdojne tegjallojne dhe te pretendojne ndryshe nga ç'ishin, ata nuk arrijne te konsiderohen dot ne "shume jeteshkrime ne nje". Ose, kur e metojne kete, rreshqasin ne "disidence e munguar ne nje"!
Dashur-pa-dashur i ngjajne atij personazhit te Azis Nesinit qe e interpretonte kollen apo psheretimen e dikurshme si kundershtim, opozite apo rebelim te hershem! Krejt ndryshe ndodh me vlerat e anatemuara nga regjimi komunist. Tere ato figura autoritare qe deri se fundi mbeten ne hije, te paragjykuara apo anonime, kane zene te shperfaqen. Jane nje varg botimesh tashme, qe u mundesojne lexuesve dhe studiuesve deshiremire dhe sa me objektive, te perimtojne kameren e tyre ne kete kahe te domosdoshme.
Ne radhe te pare per ta lexuar ate qe ka ndodhur sa me vertetesisht. Individet me te shquar te kultures kombetare (sidomos te veriut te vendit), vazhdojne te mbeten nje miniere e pashfrytezuar. Botimi i puneve te tyre, i kujtimeve dhe provave e deshimve autentike qe ata sjellin, pohon ate qe shpesh e pranojme teorikisht (ekzistencen e nje dhune te pashembullt shteterore antikombetare), por jo gjithnje e marrim si faktike per rishikimin dhe rishkrimin e historise.
Ajo qe ve re Lulushi (shume jeteshkrime ne nje), pra qe mund te lexohet edhe si "shume letershkrime ne nje", na bind jo vetem per objektivitetin e autoreve, por edhe se studiuesit dhe shkruesit e sotem te historise se jeteve te kombit e atdheut, por edhe qe shmangja, neglizhimi apo injorimi i kesaj "njejtesie jeteshkrimesh" do te ishte i pafalshem.
Nese deri dje alibia qendronte tek (auto)censura prej diktatures ne shtet, tashme bje. Ose na duhet te pranojme se shteti eshte po ai, pavarsisht qeverive alternative! Ndaj dhe vjen natyrshem, organikisht, te shkrimi i Astrit Lulushit, cilesimi i "ikesve te detyruar". Ata duhen kthyer ne vemendje te shkences, por edhe ne kujtese te natyrshme te qeveritareve, politikaneve dhe njerezve publike te cileve u ka mbetur ne dore shteti e shoqeria e sotme shqiptare. Per shkak se si erdhen punet, merret vesh qe kjo do te tingelloje jo pak e imponuar per ta. Por ja qe u duhet te ushtrojne kaq merak per emrin, jeten dhe ate qe do te mbetet me pas ne adrese te tyre.
Mire bejne qe perkujtojne ikjen aksidentale te nje ishkolegu te tyre te tranzicionit qeveritar kontravers e moralisht te pashpetueshem, por si te kalohen ne heshtje figura e kontribute te tilla qe aspak aksidentalisht perfaqesuan dhe perfaqesojne mendimin dhe veprimin me pozitiv e cilesor kombetar?
Astrit Lulushi shton edhe nje kontribut tjeter ne kete linje te hershme te tij.

Jetet nen diktature, si komplementare te njera tjetres, dhe diferencimi i pashmangshem i jeteve te "ikesve te detyruar" nga ajo klime diskriminuese.

No comments:
Post a Comment