Raimonda Moisiu
U ngjize ne nje nate te bukur dhe me hene, biri im.
Ishin castet me te bukura qe provoja
une me te dashurin tim,
Atin tend!
Erdhe ne kete jete papritur, padashur
Pa dashur? Po...
Une
sapo kisha kaluar pragun e adoleshences.
I braktisa lodrat
me filma multiplikative,
me gershetat e mia
per ty, i shtrenjti im.
Te mbajta,te dhashe shpirt nga shpirti im,
ne brendesi te trupit tim,
aty ku merr fryme jeta per cdo qenje
qe vjen ne jete .
Te rrita me qumesht e paqumesht
nje jetim me baba gjalle
Te gjithe na shihnin me percmim biri im.
Per ty
o fryt i dashurise sime te pare
durova kaq bresher qe binte
mbi supet e mia te brishte
si trendafilat
mbi shpirtin tim qe u gjend papritur
para sulmit te hipokrizise se kesaj bote.
I durova per ty
qe trokisje ne barkun tim
kur te gjithe me braktisen nje dite.
U rrite biri im,mes halleve ,
erdhi shpejt mosha jote e adoleshences
nje dite me the :
Do iki larg ,larg mema ime,
te varfer jemi ,
nuk kemi veture,
nuk kemi pallat me kopesht,
nuk kemi rrobe te shtrenjta per ty!
Do te t’i sjell une, nene,
nuk do te vuajme me
durome pak nene pa me pare!
Lotet e mi te ndiqnin pas ne gomone ,
sikur ujrat e kripur te detit.
Rrija me ore me syte ne xhamin e dritares
Se mos vije ti .
Kafshoja buzet kur takoja shoket e tu
Qe grindeshin per llotosportin.
Ndiqja me sy ate vajzen qe me shihte plot trishtim
Kur ti ike,
Ajo kaloi disa muaj poshte dritares sone duke pare lart.
Nje dite,
Me se fundi
E pashe qe po puthej me dike tjeter ,
ne cepin tjeter te rruges.
Sa kam qare, moj shpirti i nenens ate nate....!
Kaluan dite me dite , me muaj e me vite
M’u mbush koka me thinja duke te pritur ty!
Shoqet me thonin se isha prishur kaq shume,
Kisha qene me e bukura e tyre dikur.
Nje dite,
Ndersa therrisja neper ere emrin tend,
Era,
E vetmja qenie e sinqerte ne tere jeten time
Me mermeriti duke vershellyer
“Djali yt ka rene ne dashuri”!
Sapo nisa te gezohesha,
Era,
Me dergoi disa pika shiu ne vend te loteve te saj
Nisi te qante edhe ajo
Me mermeriti
“Ka rene ne dashuri djali yt me nje
hije te bardhe.
Ajo
e josh,e ledhaton e defren e flirton me te.
Dashnorja e djalit tend
eshte shtriga plake
qe e josh me hiret e saj te plasteluara,
E bardhe si qumeshti “
Mos!- klitha mes loteve
Une nuk e pyeta eren ,
per emrin e shtriges se pashpirt
qe te shtrydhte.
Ajo ishte Droga.
Aq shume u dashurove pas saj,
sa nje dite me kthetrat e shiringes,
te gjeten te dehur pa fryme, pa jete
ne nje nga rruget e atij qyteti te zhurrmshem
plot drita ,muzike e lule.
Ndersa une ,qaja pas xhamit!
Nuk me dhane vize te vija te t’i puthja syte e mbyllur
shpirti i nenes.
Kur ma dhane me se fundi vizen
poshte kangjellave te ambasades
nuk kisha para per bilete.
Kur shkova te prostituoja
per bileten tende
per heren e pare ne jeten time
qe te puthja syte e tu te mbyllur.
Ai..
Ai, zoteria klithi:
“Nuk kam ardhur te me qash!
Kam ardhur te defrej!”
Shpirti i nenes
Ne nuk i kishim faj askujt!
Do te takohemi ne parajse qe te dy
Ja!
Pritem dhe mua, po vij...
I lutem per dite vdekjes
sapo vjen muzgu
si faqet e tua
kur me ike nga preheeri
Nuk fut asgje ne goje
Dua vetem nje gje
Te vij
Sa me pare
Ne ate cep te qiellit
Ku te degedisi
Shoqeria njerezore.
Lamtumire jeteeeee
Qe te desha aq shumeeeee!
Dhe ti,
Nuk pate nevoje meee..
As per mua, as per birin tim
As per lotet e mi!
1 comment:
It’s a feeling most cannot describe,
a bad feeling in your stomach,
sometimes it fills your heart.
It hurts, you can feel it,
it's a dark feeling, it cries
and it mourns for you
even if no one else does.
Some say it's nothing ,
but it is something.
It can be forced ,
it can just happen
at any given time.
It loves to see you suffer
and it loves your pain.
it has no pity, it hates you
and all others around you.
Something sometimes
means nothing, but
it’s something.
It's very important,
it’s called Saddness.
Post a Comment