Tuesday, 22 July 2008

E meritoni edhe modestine, edhe vlerat …i keni vlera!



Fatmir Terziu


Duke lexuar e rilexuar poezinë kalibër të poetit të papërsëritshëm shqiptar, Agim Shehu, të titulluar “Përfytyrim”, gjeta mënyrën të lehtësoj thjeshtësinë dhe zemërbrishtësinë e krijueses së mbarë, Aida Dismondy, krijueses që bën më shumë se dikush në zyrat qeveritare shqiptare, që merr rrogën e majme dhe boton vit për vit nga tre blloqe të zhgaravitura me sponsor, shtetin dhe miletin. Ai ato i quan libra. Ndërsa për ty e nderuar Aidë, mjafton fjala e Profesorit nga Universiteti “Fan S. Noli” të Korcës, që nuk të njeh, apo më e rrëndësishmja vlerat që mjeshtri Traboini shpalosi për Ju të gjitha Perlat e krenarisë shqiptare, të sfidohet shushurima e librave të zverdhura, me autor zyrtarin poet-apo zyrtarin shkrimtar. Ju jeni ndryshe, ju keni një vlerë tjetër. Unë do të më falësh e nderuar Aida, por këtë modesti do ta shpreh tek të gjithë e do ta ndajë me të gjithë miqte tane te perditshem, se është krenari dhe jo nivel i atyre me pusht (shtet). Ja se si shprehet poeti Shehu:

“Përfytyrim

Qielli mbi kokë rëndon të më bjerë
Si me rënkim poezie.
Nga vjen ky shi me ngjyra ylberësh
Që i butë në zemër më bie?!

Jemi njërëz, brenda
Do kemi dhe shira me vete,
(mjafton që në zemra
pellgje mos na mbeten).”


Ja si shkruan Aida:


Une jam shume e prekur nga eseja e Z. Traboini. Keto vajza kane nje shpirt shume te bukur dhe une jam e privilegjuar t'i njoh shume prej tyre nga afer.
Jam e shokuar pasi jam vene disi ne qender te vemendjes pa merite. Une nuk jam poete as shkrimtare as piktore, nese krijoj apo shkruaj keto i bej nga deshira por jo per te terhequr vemendjen. Jam njeri privat. Eseja e Z. Traboini me ka bere te fshihem si puna e midhjes brenda guackes. Kjo jo prej frikes, por nga fakti se vertete nuk e meritoj vemendjen e dhene. Te lutem mos i merr keto shprehje si modesti hipokrite, por vertete jam e bindur qe nuk kam bere ndonje gje kushedi se cfare, kam ndjekur dhe ndjek vec pasionin tim dhe i them gjerat ashtu sic i shikoj, kuptoj dhe ndjej.Kam fituar nje liri te shprehuri qe deri ca vite me pare me mungonte, te shprehurit per shume vite e kisha burgosur brenda vetes apo ne faqe shenimesh, copa letrash te hedhura andej kendej. Ndodhi nje dite qe nje shoqja ime nga Argjentina me inkurajoi te kerkoja ne internet ndonje grup shqiptar qe ishte mbledhur per shkak te vazhdimesise dhe dashurise se kultures shqiptare. Keshtu bera dhe u lidha me TTK (Tefta Tashko Koco) te krijuar nga Merita Bajraktari McCormack, e cila kishte krijuar dhe forumin Bota e Gruas Shqiptare. Keto dy forume u bene lokali im i preferuar virtual ku u njoha me individe qe jane te dhene pas artit, kultures shqiptare qe jane krijues te mirefillte dhe une mrekullohem sa here qe i lexoj. Jam si nje femije qe ndodhet ne dyqan lodrash e s'di ke te zgjedhe me pare, por rri e kundroj me mrekulli bukurine e tyre. Fale tyre dhe inkurajimit te tyre rifillova te ve te zezen ne te bardhe. Jane sidomos vajzat e forumit Bota e Gruas Shqiptare tashme e konsiliduar dhe ne nje netëork pan shqiptar te gruas a.k.a PAËN, qe cdo dite ne biseda dhe ndarje krijimesh ofrojne jo vetem nje pjese te tyren por dhe me mbushin me kurajo per te vazhduar me tej. S'ka me shume se nje vit ku jam njohur dhe me Klubinegazetareve, ketu gjithashtu kam patur rastin te lexoj shkrime dhe krijime te mirefillta. Jane librari te verteta per nga larmia e shkrimeve qe ofrohen.
Te gjithe jemi te shperndare ne cdo cep te globit, ka anetare qe banojne ne Shqiperi e ata na dergojne lajme prej atdheut (ato qe jo gjithmone gjenden ne gazeta), te gjithe kemi preokupimet tona, familjet, profesionet etj...por kemi dhe nje shpirt te marrosur qe po nuk e ushqyem me krijimtari vyshket e lengon ndaj dhe mendoj se mblidhemi ne forume se na perterihet shpirti. Ne kete oqean te madh kemi krijuar nje rryme tonen qe ka nje drejtim te cuditshem nuk shkon veri jug por pret permes dhe ndalet ne brigjet e Adriatikut e Jonit, ne Shqiperi. Por mund ta quaja duke iu referuar esese se Z.Traboini driteza pa dallim gjinie, burra e gra djem e vajza, te gjithe driteza Shqiperie
Z. Traboinit i jam shume mirenjohese. E falenderoj per ndjesine e te shkruarit, vlerat qe ka portretizuar tek cdonjera vajze dhe admirimin qe ai ka per punen e cdonjeres. Personalisht shkrimi i Z.Traboini me ve gjithashtu dhe perpara pergjegjesise karshi lexuesit/ lexueses dhe per pergjegjesi ne te shkruar, lexuesi/lexuesja e kultivuar jane seleksionues dhe pret materiale me cilesi ndaj dhe si krijues duhet te permbushim e te kemi parasysh kete kerkese te tyre.
Ju uroj nje dite te mbare dhe gjithe te mirat,

No comments: