Saturday, 19 July 2008

Liber i ri me poezi i Flori Bruqit

Flori BRUQI



Ç’RËNDËSI KISHTE E KA GJITHÇKA?!


Pensionistët flasin
Pensionistët flasin për infarkt miokardi
e parashikon fundin

në stolat e parqeve publike

mes glasave të sorrave

mes gjilpërave të përgjakura...

Më ndalin në rrugë

përpara vitrinave të mbushura

xhepat e zbrazur të tyre më pyesin për orën

apo për racën e majmunit

Është tre pasdite

gjithçka kundërmon vdekje...

E di, është e kotë të kthehem në shtëpi

të shkruaj dhjetë apo tridhjetë e pesë rreshta

Ç’rëndësi ka?!





Poeti në komisariat

Ata nuk e dinë

se poeti në komisariat

është torturuar

për mëkatin e bërë:

,,Fjalës i kishte dhënë shumë fuqi...”



Fjala vriste më shumë se shpata

fjala shëronte më shumë se mjalta...

Poetit i duhej dhënë kupa e helmit

të shpejtë apo të ngadalshëm

Ç’rëndësi ka?!




Një libër tjetër

Herët në mëngjes

një vashë rregullon flokët

përpara pasqyrës

në ndërtesën përballë...

Unë mbyll librin ,,Guximi shqiptar”

e lë mbi tavolinë

ulem dhe hap

një libër tjetër.




Intriganti dhe gazetat

Sa të mërzitshëm janë

Intriganti ,"Ekspressi", birra e Pejës

femrat, librat, pasqyrat!...

Sa e mërzitshme

është të ulesh e të presësh vdekjen

në ndërkohë

njerëzia kurvëron,

ha, punon apo bën plazh në det

nën diellin e pistë të kotësisë

dhe nuk e di

a do të ndodh gjë,

po nëse ndodh

ç’rëndësi ka?!



Ishte dhembja

Para dy vjetësh

Poeti Iljaz Prokshi thoshte

në një poemë

se nuk do të ndalonte së ndjeri

dhimbjen e pritjes

së një gruaje

sepse e vetmja gjë

që do t’i mbetej prej saj

ishte dhimbja

Ishte kohë tjetër

Iljazi, është i vdekur

edhe dashuria e tij poashtu

edhe ne do të jemi një ditë...

Jeta qenka një përpëlitje

në mes të hapjes e mbylljes

së syve.



Iljazi gjithmonë donte të rrinte

po nuk e kishte mundësinë

se i frikësohej vetmisë

kur të varet me puthje në buzë...



Ç’rëndësi kishte e ka gjithçka

kur jetën e plagos çdo gjë?!


FILLIMI I NJË POEME



Ujëvaret e milt

Derdheshim mbi shkëmbinj

Si mendimet tona

Mbi ngjarje mbi shtigje



Nga t’ia fillonim



Nga plagët e trupit

Të zemrës apo të atdheut

Si gjithmonë

Populli ndodhej pranë



Nëpër dej

Na ridhte qumështi i nënave

Dhe e denim

Pa nëna dëshmorësh,

Pa gra

Pa nuse të veja

S’do tëketë kurrë

Pae as liri





BARDHËSITË E SAJ



Nënë

Këto katër shkronja Dashurie…

Jehojnë

Në agimet e jetës sime

Në bardhësitë e dritës

Më shtegun e së ardhmes

Në ecëm

Përpara



Figura jote

Në sfondin e ditëve

Që vijnë

Njomësia

E së ardhmes sonë

Hap

Dejtë e ngrohtë

Të tokës sate





RRJEDHAT E KOSOVËS



Atdhe

T’u desh të afrohesh

Nga thellësitë e viteve

Deri te kjo kohë

Me dyfek e gjalmë

Që kurrë s’qenë të ftohta’T’u desh

Të vishë

Në këto male pranë

Në këtë baltë

Në këtë Tokë

Dhe të dilje

Ti kështu si je

T’u desh

Flakë vullkani



Atdhe

Po zbardh sot mëngjesi

Flamur të kqu

Shkaba dykrenëshe lart

Frymëzim i ri

Në zemrat e sizifëve’Në buzëqeshjet e triumfuesve

Në përparsat e shpirthirshmëve

Në çdo fabrikë

Uzinë

Faqe mali

Madhështore

Do të duhej të buçiste

Emrat Ibrahim, Adem,Luan,Shkelzen,Agim,Salih ,Rrustem ,Ramush…

Kënga e vështrimeve të ndezura

Me fjalët

Zotim

Gdhendës mermeri

Sypatrembur

Duke u future

Me krahëroret masive

Në rreshtat e mëdhenj

Të detit tekanjoz


AGIMET E MËDHA



Çerrekshekujt

Në kurriz të maleve

Lanë gjurmët e kanoneve

E Ti

Kosovë

U dole para

AGIMËVE TË MËDHA

Kur trolli me nofullat e veta

Kafshonte BIJTË E SAJ



Kosovë

U dole përpara relikteve’Qindvjetëshe

Kur Trolli pinte gjak

Përtypte barot

Fashatonte plagën

Dhe pashë

Mes atij

Ingranazhi

Yje

Dhe nën Yje

Togun e pusirave



Amësinë Tënde

Sfidojmë

Të bartim

Si një Agim mbi mal

Duke t’i fshirë me Yje

Muzgjet e hijeve







Vezullim urojmë

Brezave që vijnë

Me tepëritë e zellit

Në cepat e Yjeve



RELIKTET TONA



(Pa Kosovën unë nuk do të isha)



Shfletojmë historinë

Rreshta të shkruar

Me gjak

Nëpër faqe

Gjurmët tona shfaqen

Herë breshëritë nxijnë



Arat me miser kudo që ishin

Ngjanin në varreza të Mëdha

Kur rritej vdekja

Ku binin gjethe të rrëkëllyera

Më të freskëta

Se zambakët e majit



Mani i kombajnës

Thasët mbush

Misër e grurë

Në këtë Dhe

Tash e tutje

Gjumi do të oshëtijë

Nga përrenjtë e Ëndrrave



E paepur

Kjo ishte rruga jote

Ndërmjet njerëzve

Me njerëz

Dhe butonët

E dritës



GJAK SHEKULLOR



Mëmëdheu

Lëshoi një britmë

Një zjarr

Si lumi si era si gjaku

Mërsini shpërtheu te praku



Të dua o hyjneshë e Agimit

Me Heliosin e Apolonin

Me vajtje-ardhjet

Me duart

E forta

Të bashkëfshatarëve

Të bashkuara përgjithmonë

Në shpresën ndjellamirë



Eliksirin

Unë-

Ndjej në shpirt

Se biri yt

Unë jam

Frymëzimin tënd

Borxh e kam



Ç’përqaje të sjell

Në qepalla

Gjysmë të mbyllura

Këngët shpesh t’i mbjell

Me besë e shpresë

Për të ardhmen tonë


REKUEM I PËRLIGJUR*



Prej gjakut e zemrës s’mund të dal

Si të tjerët s’dua të iki për t’u djegë

Ç’donin ziliqarët në kopshtin e Edenit

Mollën e Eridës në dorë të ma lënë



Dhe ditë pas dite prej zemërimit të përligjur

Nga trishtimi Zeusi s’e fail Prometeun

Pa ia treguar fshehurisht intrigën



Dashuritë sa fort digjen e përvëlohen

Brnda çdo ëndrre vuan zemra vetë



Sa udhë u desh që djajtë të risjellin

Poshtërimin e zbritur nga Olimpi a qielli

E të lënë shtrëngatën e të vrasë njerëzinë



Edhe lotët kur djegin Brenda shpirtit

Më ngjan se më hiqet mallëngjimi

një këngë ilirishte përfton nga Un i fshehtë

E vjen në kohë letargjie here ikën vetë



* (Poezia”Rekuem i përligjur” më shifren “Poeti jam”,fitoi çmimin e dytë në konkursin letrar Sofra poetike”Ymer Elshani -2006” në Drenas të Kosovës)



RREZE DRITE



Për Ty nga zemra

këtë poezi po e rris

asnjë hije muzgu

nuk i fus brenda

Ti kërkon dritë

se ishe dritë

siç janë dritë

të gjitha nënat



Vije Ti

çdo mbrëmje

duke më pëshpëritur:

-Natën e mire bir

çelësin mos ia vë derës

do të vijë nëna

(Gjumin pa ta prishur)

me hapa të pranverës

Biro

të të shoh mos je shpluar

kur ike

Unë të putha

a thua më ke ndjerë

ndoshta vetëm koha

si rreze drite

në mua t’paska mbetur



Këtë poezi Nënë

nga zemra e shkrova

dhe hije azhuri

s’i futa Brenda

Ti kërkon dritë

se ishe Dritë

siç janë Drita

të gjitha Nënat



LAJTMOTIV I SINQERTË



U këndoj të thjeshtave

të urtave

fjalës së dashur

dritës së qartë

të gjitha ëndrrave

më ljtmotiv të sinqertë

të gjitha këngëve

përherë me krryerresht

Femrave



Ejani në këngë

Nëna dhe motra

të dashura gra

hyni në këngë

në lindëm nga këngët Tuaja

nga zëri Juaj

morëm këmbë


LIRI FJALE



Në ditën e takimit me fole

më zë tjetër

dhe unë çuditërisht prapë erdha

nga zemra të të shoh e të puthi

si Diellin kopshtin me lule

përse qe aq e ashpër



Mos vallë në qytetin tend ilirik të ndjekin

qentë e tërbuar

ndonjë hije nate

apo do të mbetesh

e mbyllur sal për vete



Arti nuk të do të vetmuar

as muzikë s’mund të ndjesh

një buzëqeshje do të kërkoj prore

dhe karafila do të dhuroj

e puthje të ngrohta



Mos hesht as mos ik lulebore

sigurisht ti do të qesh një ditë

dhe lufta mes unit tend e urrejtjes

do të çmend ty të tërën

vetëm jam dhe pres të vish…


QYTETI KU TË PRITA



U ndala ballë Spitalit të Prishtinës

hipa si Orfeu në altar

dy vargje të ti them

më zërin e shterur nga shqetësimi



Dhe unë e pashë qytetin tend

më një dallendyshe fola me beso

dhe ikem të dytë e më tepër ike ti



Unë prapë jam aty ku më ke lenë

në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë

vallëzoj më hijet

nuk e di cilën ta përkdhel



Ti nuk je

retë mbi qytet me nevrikosin

dhe shiu më lag bashkë me vargjet



Një ditë në një orë dilë e takohemi

kiamet nuk bëhet

nuk bëhet as qyteti det



I mërzitur rri i fyer jam

pres dashurinë tënde

e të fle mbi gjinjtë e tu



Mbi buzët e tua të zë një ëndërr

të kërkoj t’i ha aat sy me vargje



Po vargjet nuk kanë faj

që ti nuk i ndjen asnjë grime

mos ik mos u fsheh e as zërin mos e ndërro!...
AKUARELI I DIELLIT



Iku Tetëmbëdhjetë vjeçare

E bukur S...

Si hëna pesëmbëdhjetë

Në fletore shkroi vjershën

Për Mëngjesin në Prishtinë

I pëlqyen soliterët e lartë

Dhe shtëpitë plot blozë

Tjegullat e çative të ulta

Me myshqe të venitura

Shtegu i fushës kujtonte nënën

Më këmbë t'amputuar

Dhe Agimin e madh pas shiut

Që lëkundin pemët në zgavra

Në Prishtinë..

Ajo me gishtin tregues vizatoi

Në xhamat e ateles

Profilin e babait plak-Metë

Pastaj e fshiu me dorë

Dhe dorën e puthi

Kur u kthye në vendlindje

Vuri pëlhurën pas një karroje me sanë

Në kalldrëm...

Dhe vizatoi dridhshëm

një rrugicë fshati në muzg

Në agimin e azhurtë

Hapi dritaren

Rrotulloi çuditshëm

Lindjen e Diellit

Hijet në vetminë e rrugës

Dallëndyshet

Një pikë vesë

Në mbremjën e majit

Ngriti penelin

Dhe e ngjeu në Akuarelin e Hënës

Pikturoi rrugën

Me baltë të Strellcit

Durakun plak

Kopshtet me dardhë

Fshatarët e vyer

Me drapërinj në duar

Shtëpi me dyer të rënda

Strehë me borë

Hapësira bojë gushëpëllumbi

Hga fshatrat malorë...
MENDIM I KREDHUR

Shpirti i Saj

Një lëndinë Qershori

Selvitë ndanë rrugës

Trupin e saj imitojnë

E dua atë



Era viteve

Buzët do t'ia vyshkë

Reliefin e kuq të mollëzave

VIzat e rudhave do t'ia prishin

Por

Megjithatë e dua



Sot

Kur me të jam i dritëzuar

Në shpirtin e përjetshëm

Jam i rrethuar edhe më njomësi

Edhe me rrudha

Nga pranvera e syve

Margaritarë të Saj



(Libri më poezi i Flori Bruqit del se shpejti nga botimi)

No comments: