Wednesday, 16 July 2008

Liria me nallane


18 Mars 97

Aleko Likaj

Ishte shfaqur befas. Asnjë,nuk e kishte parë më përpara,që të dilte në rrugë. Por ajo,me sa duket kishte vendosur, që të bënte sfiduesen.Herë,me një grusht plaçka,që i vendoste në trotuarin,midis segmentit të udhës,nga Bashkia, deri në kryqëzimin e Cërrikut, herë ashtu e vetme,qëndronte aty. E hajthme,dhe e dobët,në trup.Mbante,një fustan veror të çelur,ku sipër,kishte veshur një xhup kafe.Ngrinte dy duart lart,duke mbajtur dy gishta lart,si në ritualin e një valle. I kishte kaluar te 40-ta.
Shumë pak e dinin,se ajo ishte e vetme,dhe banonte pak më poshtë, Selvijave të Namazgjasë.Se nga kishte ardhur aty,asnjë nuk dinte,që të të thoshtë,qoftë edhe,një fjalë të vetme.Të afërm nuk kishte,dhe asnjë nuk kujdesej,për të.Shumë mendonin,që kishte qenë,një paciente e psiqiatrikut, por kishte edhe të tjerë,që flisnin nën zë,se kishte qenë,personazhe në një dramë të madhe,e cila i mori krejt familjen,dhe njerezit e dashur të saj. Ndoshta në kohën e monizmit. Ndoshta... Dikush,që e ndiqte,që nga trotuari përtej ,ndofta për ta ruajtur,se mos... Tregonte në intimitet për njerëzit,që ndalonin këmbët,dhe bëheshin kurioz,duke parë shfaqien e beftë,mbi trotuarin e mezit të rrugës,"kjo grua,ka ardhur këtu,nga Llixha.Atje,ka banuar,më parë" Pastaj,mbushej me frymë,dhe vështrimin,nuk i a ndante Lirisë. Heshtëte për një çast,e me një zë gati të fikur, shqiptonte ngadalë - Duan që ti marrin shtëpinë. Jeton në një dhomë të vetme.Ja,këtu pas, farmacisë. Ajo ka gjetur mënyrën për të protestuar. Por pas tre ditëve,burri nuk u duk më,tek vendi i tij,në trotuar. Nuk dihet ku shkoi. Ndonjë syresh,që bënte ecejakën çdo ditë,aty përballë shkollës,me të njëjtin emër, "Toma Kalefi"si rruga,tha: "që ai burrë,ishte ndonjë i afërm,i Lirisë së Llixhave". Keshtu i mbeti edhe asaj. Po e verteta,e jetes se gruas,ishte e mbeti per te gjithe,nje enigme,qe nuk mund,qe te merrte zgjidhje. Ajo u shfaq aty,kur qyteti u armatos i teri,dhe njerezit,mbylleshin heret neper shtepi. Kur dalja neper rruge,konsiderohej tashme, si nje herezi,ose e shumta,nje marrezi e pashembullt.
Por per Lirine e Llixhave, rituali ato dite fillonte, qe ne mengjez.Aty, prane farmacise, Nr. 4. Me nje trup mesatar, e kembet zbathur, terhiqte nje pale nallane prej druri, e te medha, per kemben e vogel te saj.Ndalonte, ne trotuarin e lulishtes, qe ndante hapsiren e rruges, "Toma Kalefi" - Liri , ik qe kendej - i thonte ndonje kalimtar, me nje ndjenje keqardhje, ndersa e shihte ashtu, ne te ftohtin e mezit te Marsit.
- Perse? - kerkonte qe te dinte gruaja e rruges. -Une kam te drejten time. Ashtu, siç ke edhe ti, te drejten tende.
I hidhte nje veshtrim gati perbuzes, e pastaj levizte koken prapa, per ti hedhur me sa duket floket, mbi supet e holla e te varura.Pastaj, ne indiference ja niste:
Tarnana e tarnaneeeee
Kemi nis nje jete te re...
-He-e-e.- Qendronte per nje çast, e i drejtohej ndonje kalimtari, qe e ndiqte me kureshtje.- Nuk te pelqej?
Pastaj kthehej perseri tek kenga.
-E-e-e-e, Hej.
Rrofsh, e qofsh, moj demokraci
Qe na fale, kaq shume, liri
Une liria, te pershendes,
Dal ne rruge, çdo mengjezzzzz.
Tarnana e tarnaneeee
Kemi nis nje jete te re
Liria pastaj ,nxirte edhe nje shami, e kercente duke u rrotulluar me dy gishtat lart, ne te njejtin vend. Hidhte kembet, duke i perkulur, mbi gjurin tjeter.
Dukej e vonuar ne kohe.
Me sa dukej, kete lloj teksti, duhej qe ta kishte kenduar, shume vite me perpara.Mbase, e kishte mesuar, edhe pak dite me pare aty, e mbyllur, ne te kater muret e dhomes, ku e kishin sistemuar...
Por ajo, e perseriste, sikur ta kendonte, ne nje dite te shenuar, me nje lloj solemniteti.Madje,duke u kujdesur, deri ne detajet me te vogla, si interpretimi, apo menyra, se si i hidhte kembet, ne vallen qe fillonte, dhe mbaronte, brenda nje meter katrorit.Nallanet e drunjta, kercisnin nen ritem, "trak e trak e truk e truk". Po ato e pengonin. At'her Liria, zgjaste duart ,duke u perkulur pak, dhe hiqte nga kembet e holla, si te nje femije, te vetmin mjet, qe e ndante nga toka.
Sidoqofte,... gruaja e braktisur, pershendeste demokracine...Kjo ishte, edhe filozofia,e jetes se saj,kendej e tutje...Kishte zgjedhur kesisoj nje menyre. Mbase ishte, edhe proteste per ditet, qe po kalonim, e ku mungonte shteti demokratik, te cilin e kishim enderuar. Njerezit vrisnin kaltersine e qiellit.Kete e thoshte Lam Fishnjari, ai çunaku pesembedhjetvjeçar, qe banonte, prane ish ambulances se vjeter.Mbase...
- A do buke?
Liria vazhdonte te kendonte
- A do cigare, uje?.C'fare do?
- Gruaja jetonte ne tjeter bote.Kendonte dhe kercente, gjithmone, me dy duart lart.
- Lami kthehej, me nje tjeter çehrje, ne fytyre, e duarbosh.Pa e ndihmuar, komshine e tij, qe e kishte mendjen, ne tjeter vend. Kur degjohej kerkellitja, e ndonje kallashi, aty afer, ajo qendronte per nje çast,dhe ulte koken e trembur.Pastaj, hidhte veshtrimin e ndrojtur perreth, e peshtynte, ne trotuar. Kthehej pas e ulej mbi bordure.Lulet gati te fyshkura. I perkedhelte me dore, si nje nene e dhembshur, e pastaj ngrihej.
- -Mos mi vrisni. Ato, jane foshnja, qe duhen rrit.
- Lirine nuk kishte kush ta ngacmonte. Femijet, ishin mbyllur, qe te gjithe, neper shtepi. Te rralle ishin edhe kalimtaret e rastit. Njerezia perreth, e ndiqte, nga dritaret e tyre te mbyllura, duke spostuar paksa, perden. Ata mungonin edhe ne ballkone. Keto te fundit, nuk ishin hapur, qe nga dita, kur te gjithe, u versulen tek depot.
- Krasta perte,j villte perseri, tym.Tregojne, se zjarri, ende nuk eshte shuajtur.Gruaja, e rruges, qendronte aty, pa levizur.Nuk dihet, se kush e merrte, dhe e kthente, atje, ne kthinen e saj. Nje here farmacist Besimi, se bashku me dy farmaciste, qe e kyçen lokalin e tyre,pikerisht ne mesdite,shkoi prane, dhe e mori
- E terhoqi prej krahu, dhe tentoi, qe ta shoqeroj, deri tek trotuari,perballe disa dyqaneve,te mbyllur
- Liria tundte koken, majtas e djathtas, e lodhur, dhe e heshtur
- -Mos doktor...Nuk e jap une, po nuk mora, dashuri. A e di, ç'do, me thene?Pse, ku jemi, ketu?
- Mengjezi tjeter, ishte, me i ftohte. Liria kete here, kishte hedhur kraheve, xhupin kafe. Me vete, kishte marre, edhe nje valixhe te madhe, te dale boje, prej kartoni, e te grisur ne nje cep.E hapi me kujdes.Nxori,disa ndresa te mbrendeshme, gruaje.Kishte dhe fustane, e ndonje bluze, te holle.I vendosi ne shesh.Ja aty, ne pllakat, e trotuarit.
- Pastaj sikur, te ishte zgjuar befas,i a nisi: Demokrate, qofsha
- Demokrate, dhe jam
- Ty kurban ,tu bofsha
- Me e mira ,ne Elbasan
- Tarnane e tarnana
- Lum ky popull, qe mezi, te ka
- Tre kalimtare, qe nxitonin, prane kangjelleve te shkolles, ndalen hapin, per nje moment.
- - E ka ne terezi ajo - beri me koke nga gruaja, qe kendonte e hidhte valle, mu aty, ne mes te rruges - Elbasani po digjet, e torollakja...- tha me i riu
- - Lere te shkreten. Kur nuk e ndihmon dot... Ajo, e ka nje hall, si gjithe robt e gjalle, te kesaj dynjaje. Lere e mos e mallko. Hyn ne gjynah. Te kam rixha.- foli me i moshuari i burrave. I treti , futi duart ne xhepa, e levizi kembet, duke i perplasur, ne trotuar. Ndjeu te ftohtin." Berrr", leshoi nga buzet e mbyllura, e nxitoi te ece perpara.
- - Ec mo-o.Se s'ka lezet. Mos i jepni, tjek, kesaj pune Te tjeret e ndoqen pas.
- Liria u kollit atje ne rruge. Hoqi xhupin, dhe e palosi, ne dysh. Pastaj, me solemnitet, e vendosi mbi borduren e lulishtes, duke u kujdesur, qe te mos prishte lulet.
- Rregulloi floke,duke i shoqeruar, edhe me nje levizje te trupit. Kishte hapur, gishtrinjte e holle, te zverdhur, ne vend te nje kreheri.I ndau floket ngadale ne mes, e vuri menjehere, buzen ne gaz. Sikur te ishte, perpara nje pasqyre te madhe, e krejt te padukshme.
- Thone, se ra murtaja
- Mu ne akç, te vendit
- Thone, se u prish dynjaja
- E lojten, prej mentit...
- Valles, do tia marr
- Valles ,do tia them
- Ku ka tym, dhe zjarr
- Nuk ka, as kuvend
- Nderkohe,dy shites paisjesh elektroshtepiake, qe i ishin rrikthyer lokaleve,kete here per ti hapur, e moren dhe e futen, ne nje prej tyre.I vune perpara nje reflektor
- Gruaja e rruges dridhej. Kishte ethe. Syte ishin skuqur. I prune edhe diçka te ngrohte. Liria e Llixhes kaloi ne konvulsione.Peshtyu gjak
- Nuk dihet, se si, u gjet aty afer, nje makine, qe ecte e vetme, perpjete rruges. Ndoshta vinte nga Cerriku.Kishte kohe,qe nuk leviznin makinat, ne kete zone.Qe nga hapja e depove.E ndalen. Liria, ne fillim nuk pranoi, qe te hypte ne veture. Protestoi,duke i mbajtur kembet, jashte deres. Dikush,u kujtua per valixhen e hapur, e rrobat e vendosura, ne shesh.
- Kishte filluar, qe te vesonte, lehte. Nje shi i imet ngriti pluhurin e tokes e atmosfera aty perreth mbante nje ere dheu.Rrekezat e holla, lepine vitrinat e pluhurosura,duke lene gjurme, ne te gjithe hapsiren e tyre, te xhamte.
- Liria,se fundi pranoi,kur pa qe rrobat, te cilat ishin tashme te lagura, u futen brenda, ne valixhe. U mbyllen perseri. I premtuan,se do ti ruanin aty, ne dyqan.
- Makina iku, duke leshuar nga pas, nje fjolle te lehte tymi, dhe, sa te hapesh e te mbyllesh syte, u gjend tek kthesa e Bashkise.
- Mbi Malin e Vashes filluan shkrepetimat. Nga larg, ne malesite e krabes, vinin jehonat e bubullimave,qe ndiqnin njera tjetren."Gropa e Tezes" ishte pus.Pikat e shiut u dendesuan. Selvite e Namasgjse, si rrufepritese legjendare, leviznin majat,qe kishin mbetur,rrobina rrymash te errerave, qe vinin, here nga lindja, e here nga veriu. Disa laraska te trembura, duke krokatur,dolen qe andej,e zune vend,ne strehet e çative te dy rrugicave,aty prane.
- Te nesermen,kur koha u duk se hapi,e nje reze dielli, pershkoi gjithe sheshin,qe ne mengjez,Liria e Llixhes,nuk u pa me,ne rruge.Aty,ku qendronte, zakonisht. Nje grua,qe nxitonte per ne pallatin prane,dalloi afer lulishtes,ne mes te rruges,dy nallane. U kujtua,qe ishin te Lirise, se Llixhes. U perkul,dhe i mori, ne duar. Pastaj,shkoi tek njeri prej dyqaneve, qe ishte hapur, dhe ja zgjati pronarit, te saj.
- As te nesermen Liria nuk u duk me tek vendi i saj... Nje muaj me vone, kalimtare te rastit,kishin gjetur nje kufome gruaje, prane Krastes. Dikush u kujtua,dhe tha, se mund qe te ishte i Lirise, por kjo, nuk u konfirmua, asnjehere.
- Mjeket thane,qe Liria kishte marre,nje te ftohte te rende.Ne ambjentet e ftohta te spitalit, ku mungonin bataniet,gjitheçkah ishte teper e veshtire, qe te perballonte,e ta kalonte pa probleme. Ishte e pangrene dhe anemike. Kronike nga keq ushqyerja.Ushqimi i mungonte vazhdimisht...
- Nuk dihet, se si u shfaq,dhe si iku ajo grua,e dobet dhe e trishte,me nallane,ne nje kohe,qe ishte tjetersuar. Mbase,per te sfiduar,ato dite. Ndofta,per kete,te fundit. Ku i dihet..."trak e truk, trak e truk"...
- Qyteti kishte plot halle te tjera...

No comments: