
Fatmir Terziu
Të shkosh apo të mos shkosh në Pekinin e Lojërave Olimpike? Kjo s’është vetëm një pyetje që nuk kërkon përgjigje, as edhe një hamendësi turistike. Është një dhimbje therëse që vjen nga të qënit shqiptar, nga lotët paraFlamurit Kombëtar dhe nga emocionet e Hymnit Kombëtar. A thua vallë do të ketë shans Kombi të gëzohet apo edhe të nxjerrë lotë gëzimi në Pekin? Gazetari shqiptar, radio-transmetuesi i mrekullueshëm, Ahmet Shqarri e shikon turbull: “Nuk dua të ngre himne e ditirambe për "heronjtë" e së kaluarës, por kur në sportin tonë nuk ka ende një të tillë, përveç atij të 36 vjetëve më parë, me emrin Ymer Pampuri, domosdoshmërisht duhet ta përdorësh si pikë referimi dhe shembull për të tjerët, të cilët, tani për tani, janë të detyruar ta shikojnë atë nga poshtë-lart.”
Pra vetëm një Ymer Pampuri?! Sa të tjerë kanë marrë torbat, se zyrtarët e sportit u kanë kthyen kurrizin? A do të ishim ne që do të krenoheshim me dhjetra të tillë, që presin të ngjiten podiumeve me flamuj të tjerë apo nën ritmin e hymneve të vendeve ku kanë ikur dhe i përfaqësojnë? Natyrshëm shqetësimi i Shqarrit është me vend. Në Pekin nuk të bëjnë këmbët të shkosh. Në Pekin zor se ndonjë shqiptar apo shqiptare, të paktën prfaqësimin mund t’ua dëgjosh, vec atyre që nën siglën zyrtare u renditën në numrin më të madh të përfaqësimit shqiptar në Olimpiada. Por ndërsa thuhet pak dhe saktë, ne jemi shumë larg…
***
Pak ditë më pa

Dhe ndërsa Shqarri shkruan dhe pyet “Pra, sa afër dhe sa larg është aktualisht ky sporti ynë nga Pekini i Olimpiadës?”, përgjigjja nuk është aq e thjeshtë. Nuk është aq e thjeshtë për njëmijë arsye. Një nga ky mal arsyesh është pozicioni shqiptar në këtë shekull, që më shumë sytë ia ka politikës dhe xhepit personal. Dhe pozicioni ynë është disi i coroditur, disi i tejet amortizuar, në këtë dualitet midis politikës dhe xhepit. Sportistët janë njërëz dhe jetojnë si njërëz, dhe kështu ata s’kanë sit ë përjashtohen nga ky dualitet. Por ndërsa njërëzit shqiptarë, qytetarët në Shqipërinë dhe ata që vejnë e vinë, i kanë ngulur një kohë të mirë kafeneve dhe në një masë të madhe presin tek sportelet e dërgesave për të kaluar muajin, sportistët kanë zënë fushat dhe palestrat, nëse ekzistojnë për të djersitur për një nder në ndonjë podium. Por kur ky nder nuk simbolizohet, nuk shpërblehet, ikja dhe pesimizmi mbesin armiqtë më të mëdhenj të sportit, os

Dhe më tej kjo në gjuhën dhe logjikën tonë është një lidhje me KOKSH-in për të cilin Shqarri, ashtu si shumë prej nesh e paraqet me këtë paragraph: “Si ka mundësi që në asamblenë e KOKSH-it bëjnë pjesë njerëz gati të panjohur për sportin tonë dhe jashtë mbeten ata që kanë shkruar apo përpiqen të shkruajnë historinë e tij!? Dhe, përsëri shembulli mund të merret po nga sporti i peshëngritjes, që edhe pse vazhdon të jetë më i shquari dhe më rezultativi në gjithë këto vite, prej të cilit edhe në Pekin 2008 mund të shpresosh diçka, ai përsëri nuk ka asnjë përfaqësues të tijin në institucionin tonë më të rëndësishëm olimpik!? Si për t'ua kujtuar edhe më shumë drejtuesve të KOKSH-it këtë fakt të suksesit të saj të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare, peshëngritja, gjatë garave të Kampionatit Evropian që u zhvilluan në Francë i dha këto ditë medalje të tjera Shqipërisë, tashmë nëpërmjet një protagonisti të ri, djaloshit të talentuar nga Peqini, Daniel Godelli, për të cilin kam kënaqësi të them se është bërë kampion Evrope, ashtu si disa vite më parë peqinasi tjetër Hamdi Tufa, edhe nëpërmjet punës pasionante të shokut tim të hershëm, të viteve të rinisë shkollore, trajnerit të sotëm, Ali Lundraxhiu…”
Më në fund ndërsa Pekini është aty dhe Gushti do ta corodisë atë sportivisht, ne do të shojmë në heshtje larminë e sporteve dhe kostumeve, duke medituar ‘sikur të kishim ca …”, ndoshta ‘edhe ca qereste’ si në filmin shqiptar për të ndërtuar ura më të afërta me podiumet, me nderin dhe krenarinë shqiptare nëpër botë, do të ishte natyrshëm një obligim jashtë politikës, por nder i Shqipërisë.
No comments:
Post a Comment