Friday, 4 July 2008

Fatmir Terziu, më i miri nga Floart-Press-i

14 qershor 2008


Redaksia Floart-Press,shpall
shkrimtarin publicistin dhe regjisorin
Fatmir Terziun,personin më të vyer të vitit në blogjet virtuale shqiptare



Ditëlindja: 1964
Vendlindja: Elbasan
Nacionaliteti: Shqiptar
Web-faqja: http://terziu.googlepages.com

Fatmir Terziu lindi në vitin 1964 në Elbasan[1], është një shkrimtar shqiptar.


Edukimi

Pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme "Dhaskal Todhri" [2], studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe.

Ka punuar mësues në Ostren të Madh, Plangaricë, dhe më vonë drejtor shkolle në Plangaricë, Polis të Vogël dhe Shtërmen. Ka publikuar shkrime në gjithë shtypin shqiptar dhe ka qenë kryeredaktor i gazetës së pavarur "Fjala e Lirë".

Në vazhdim të edukimit të tij të mëtejshëm ka studiuar në High Melton College[3], [South Thames College][4] për gjuhën angleze dhe për HNC, Certificatë e Lartë Nacionale në Britaninë e Madhe për Media Production (media prodhimtari). Ka marrë nivelin e lartë (Gradën-nivel A) për Communication Media (media komunikim) pranë Universitetit London South Bank University[5] (2004). Më tej kreu studimet në London South Bank University[6], pranë Faculty of Arts and Human Sciences për Digital Film dhe Video Production (2004-2007) ku dhe punon po në këtë universitet në "Widening Participation Unit", që është pjesë e departamentit të edukimit në këtë institucion.Autori vazhdon studimet e tij te metejshme kerkuese prane Roehampton University ne UK per Media, Kulture, politike. Tema e tij është në lidhje me Reprezantimin e reales në Jetën e Përditshme.

Kijimtaria

Pas vitit 1994 ka qenë gazetar pranë gazetës "Rilindja Demokratike [7], "TD", për radion "Tirana", radion "Kontakt", gazetar, drejtues emisionesh dhe drejtor i televizionit "Dardan".

Ka filluar të shkruajë e publikojë në shtypin shqiptar që kur ishte student dhe në vitin 1996 është shpallur reporteri më i mirë i vitit nga gazeta “RD”. Shtëpia Botuese "Sejko" ka botuar vëllimin e tij poetik "Mos Hesht"[8] (2000), ndërsa Shtëpia Botuese "Silver[9] ka botuar përmbledhjen me tregime “Djalli i Argadasit” (2005), vëllimin poetik “Ecje në Qelq”(2006), dhe përmbledhjen me prozë “Krokamat” (2007). Në publicistikë e gazetari ka botuar "Trokamat në Jetën e Një Pene" dhe ka gati një sërë materialesh të tjera letrare për botim.

Në gjuhën angleze ka botuar

Ka botuar gjithashtu dhjetra ese të ndryshme në fushën e medias të vlerësuara nga akademikët anglezë.

“Djalli i Argadasit” fitoi cmimin e tretë në Konkursin Letrar “Kadmus” në Greqi.

Autori pas përfundimit të studimeve në fushën e artit, medias dhe filmit ka krijuar këto filma dhe dokumentarë me metrazh të shkurtër dhe të gjatë:

Publikimet

Shumica e filmave dhe pjesë nga krijimtaria e autorit mund të shikohen në internet në faqen e BBC-së[18] dhe në faqen e tij: terziu.googlepages.com.

Faqja www.seguraweb.nl ka përzgjedhur disa krijime të autorit.

Krijimet e autorit janë publikuar në UK nga BBC, ku autori ka fituar dhe një kompeticion me tregimin “Hija Diamant” (Ghost Diamond), i cili mund të lexohet në faqet e BBC-së dhe nga mjaft organe të shtypit dhe medias.

Pa ndërprerje ka shkruar dhe shkruan në revista e gazeta perëndimore dhe në gjuhën shqipe, në web-faqen agimi.com, shtypin shqiptar dhe të huaj në Mbretërinë e Bashkuar etj.

Prej disa kohësh ai ka krijuar Blogun e tij “Media Information Production"[19] dhe boton online revistën kulturore-informative “Fjala e Lirë"[20] me liçencën e rregullt të njohur në fushën krijuese në Angli dhe Wells.

Filmografia

Filma
Dokumentarë
  • Universiteti i Tetovës (1997)
  • Në Kosovë andej nga Kulla e Jasharajve (2004).

Referencat

  1. ^ Dar-Elbaca.Com
  2. ^ Dar-Elbaca.Com
  3. ^ extra.shu.ac.uk
  4. ^ South-Thames.ac.uk
  5. ^ LSBU.ac.uk
  6. ^ LSBU.ac.uk
  7. ^ RilindjaDemokratike.Com
  8. ^ F.Terziu Poetry
  9. ^ Fletetebardha.Com
  10. ^ lulu.com
  11. ^ lulu.com
  12. ^ lulu.com
  13. ^ lulu.com
  14. ^ Google Video
  15. ^ Google Video]
  16. ^ [Google Video
  17. ^ Terziu.Googlepages.Com
  18. ^ BBC.co.uk
  19. ^ [1]
  20. ^ [2]
  21. ^ BritFilms.Com
  22. ^ BritFilms.Com
  23. ^ Dy filmat e Fatmir Terziut Windy Corner dhe Clouds of Smoke janë përzgjedhur nga British Council Arts dhe janë ekspozuar online në mesin e filmave Britanikë dhe filmkrijuesve të këtij vendi. Dy filmat e mësipërm janë ndër të parët krijuar nga një shqiptar me banim në Mbretërinë e Bashkuar, që gëzojnë të drejtën e përfshirjes në amëzën zyrtare të filmave vendas.



5 comments:

Anonymous said...

Fatmir i nderuar,

Urime për shpërblimin e fitua.
Vonë kam filluar të lexoi bllogun tënd, dhe kam konstatuar se shkrimet tua paraqesin një univers tematik dhe estetik si një erudicion poetik, pse jo edhe filozofik,prandaj të dëshiroj që të vazhdon edhe ma më sukses dhe më me guxim,por nga njëherë kap edhe tema muzikore se edhe ajo si art përvijohet nëpër vizione të qarta estetike dhe artistike ku artikulohet përmes tingullit dhe projektohet si art i bukurisë sublime.
Arti si sakrificë e shpirtit njerëzor,mjerisht në shoqërinë tonë gjithë shqiptare shpërfytyrohet jo si art i bukurisë, por i kiçit duke na servuar ditë e për ditë muzikë të ashtuquajtur
"folk muzikë" që nuk është asgjë tjetër por një art përbrenda një imazherie të mjerë dhe të dhembshme,

përshëndetje,


Profesor, Akil Koci

Anonymous said...

Fatmir Terziu personi me i vyer i vitit ne blogjet virtuale shqiptare.



Ka qene nje befasi e kendeshme per mua, veçanrisht,njoftimi i redaksise Floart-Press, kur e ka shpallur njeherazi, shkrimtarin, publicistin dhe regjizorin Fatmir Terziun, personin me te vyer te vitit, ne blogjet virtuale shqiptare. Nje moment, qe me ka emocionuar, sinqerisht. Kjo edhe per shkak te lidhjeve tona te kahershme, por edhe egzistenca jone ne nje periudhe teper te veshtire, ne krye te detyres se gazetaritn, ne nje treve nga me problematiket e atyre viteve, qe lame pas. Perveçse solidaritetit profesional, ka qene ne themel te shoqerise sone ne ato vite, sinqeriteti dhe miresia. E kam vleresuar Fatmirin per keto cilesi te vyera, te cilat, i manifeston edhe sot midis miqsh te rrinj. I thjeshte dhe i papertuar, deri ne vetmohim, per ti u ndodh mikut , jo vetem ne nje moment te veshtire, por edhe kur i duhet qe ta inkurajoje, me fjale zemre.

Natyrisht qe ky vleresim, eshte teresisht i merituar, per te pafjalin Terziu, i cili, ndryshe nga ne te gjithe, ne vendin ku jeton sot, ndjek me pasion djaloshar kualifikin e perditshem, ne fushen qe i pelqen atij me shume, por edhe ne ate te letrave shqipe. Analizat e Fatmirit jane jo vetem profesionalisht te pjekura, duke perçuar mendimin kritik shoqeror, por njekohesisht, edhe poetike. Ato , realisht, jane nje prurje artistike, e nje sinteze e mendimit bashkohor, duke shpalosur dimensionin e plote te vepres artistike, qe ka patur "fatin" , te jete, nen veshtrimin dhe studimin e Terziut. Por Fatmiri, edhe ne fushen e filmit, si ne ate te dekumentarit artistik, por edhe ate te filmit artistik, ka lene tashme, jo vetem gjurme, por edhe nje emer , aty ne Britanine e Madhe. Vete kritika e rendit ate, ne arradhen e krijuesve me "te ardhme", ne kete ishull gjigand.I pranishem ne lista, por edhe ne shtypin shqiptar, brenda dhe jashte atdheut, Fatmir Terziu, ka terhequr vemendjen e vete redaksise prestigjioze, Floart-Press.

Me vjen mire , i dashur Fatmir, dhe te uroj nga zemra, sinqerisht, per kete eveniment te jetes suaj. Paç sa me shume vleresime te tilla.



Miqesisht Alekua

Anonymous said...

Astrit Lullushi
SHBA
Zeri i Amerikes

Urime per cmimin i dashur Fatmir, jo se nuk meriton me shume.

Anonymous said...

Urime te mirenjohurit Z.Fatmir Terziu ,per cmimin e vyer
Nga libraria e Hartfordit me kohe te limituar ju uroj
Suksese dhe vetem Suksesse
sa te update kompjuterin neser do te bej nje urim me special!
Me respekt e dashuri
Monda Moisiu

Anonymous said...

..Përse nuk më le të shkoj në botën ku edhe mund të shlodhem............., Fatmiiiiiiiiiiir. Mos u lodh më me mua, të përgjërohem.

Kush do ta besojë që sapo kam bërë gati "dosjen" tënde, sipas të gjitha rregullave, që ti të jesh Nderi i Qytetit Elbasan? I them vetes, shyqur që i kam thënë dhe nja dy-tre miqve, që të besohem edhe nga ty(nuk e dyshoj besimin), që dëshira dhe propozimi nuk kanë lidhje me datën e sotme.

O mik e shkuar mikut, o ëndërr përtej ëndrrës, lermë të shetis në "botën" prej nga askush nuk është kthyer... Lermë, ta provoj dhe betohem, sërish do ju shkruaj... Nuk jam aq egoiste që , sapo "t'ia hedh " kësaj bote, të mos mendoj për të tjerët që do vijnë ...

As ty, as nënës sime, as vëllait dhe as djalit tim të vetëm , nuk u kam "rrëfyer" zërin tim këto kohë... M'u ka ngjirur duke folur me vete per ju...Fatmiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiir!

Iliriana Sulkuqi
SHBA