Tuesday 9 September 2008

Dikur,… diku…

Në fakt duket se andej nga ku dolën në jetë simbolikat poetike nën ‘etiketën Kësulëkuqja’, tashmë mund të ketë nisur festa. Mund edhe të jetë vënë në punë violina e parë e Zeqirit, në fakt në disk, se ai ndodhet larg, por edhe pianoja më duket se është zgjuar. Në fakt nuk e di pse sot gjithë ditën “Fjala e Lirë” dukej si nën tinguj muzikorë, si nën pushtetin e pianos dhe poezisë. Nuk e di! Një sinjal i heshtur nga Bordoja e Francës tradhton heshtjen dhe në këtë heshtje zbulon se Iliriana Sulkuqi ka ditëlindjen. Dhe në këtë ditëlindje nuk e di sërrish, se pse urimi i “Fjalës së Lirë” ngjeshet nën dualitetin piano-poezi. Dhe vërtet ngjeshet…

Dikur,… diku…

(Në vend të urimit për ditëlindjen, e nderuar Iliriana!)

Dikur përballje,
Diku prarim
Aty një etje
Atje një zgjim.

Dikur rinore,
Diku nën thinjë
Aty prindërore
Atje një rimë.

Dikur piano,
Gjithkund nën varg
Aty s’mbaron…
…Atje s’është larg!

Dikur kapelen,
Diku ‘Kësulëkuqe’
Nën ritëm dridhen
Të shkretat ‘huqe’.

Dikur si dikur
Diku,… është sot
Në vite veç nur,
Gëzuar për Mot!

No comments: