Friday 5 September 2008

Piktori Saimir Strati, sërish në “Gines”, po me tapa

Fatmir Terziu

Tapat e shisheve të verës janë përzgjedhur nga artisti shqiptar Saimir Strati të bëjnë art. Dhe ky art me tapa ka bërë një mrekulli tjetër. Ka qenë ora 11:00 e ditës së enjte, kur Agjencia Telegrafike Shqiptare fiksoi piktorin Saimir Strati, duke vendosur tapën e fundit mbi banerin 100 metra katrorë të mozaikut më të madh prej rreth 300.000 tapa vere, me të cilin pritet, artisti të marrë për herë të tretë çmimin “Gines”. Pas një pune 27-ditore, kohë e përcaktuar nga vetë artisti Strati, mozaiku më i madh me tapa vere, i titulluar “Mesdheu” tashmë ka përfunduar dhe pritet që Carlos Martinez, përfaqësues i jurisë së Londrës për “Guinness Ëorld Record”, që ndodhet në Tiranë, të bëjë vlerësimin e punës së piktorit. Kjo është tentativa e parë në rang botëror për realizimin e një mozaiku me këtë material, por Strati ka demonstruar që talenti dhe durimi i tij mund të bëjë mrekullira edhe me objekte të tilla.
Ai ka ndërmarë këtë aventurë duke krijuar pikturën në 3D nga përdorimi i tapave. Cfarë shikohet në këto foto, është 96 metra katrorë pjesë arti mjeshtëror që fikson njerëz duke luajtur me kitare. Ky nuk është rasti i parë i artistit shqiptar. Strati ka punuar edhe mozaikë të tjerë.

No comments: