Wednesday 3 September 2008

Ku po shkon o Devoll? i Luan Xhulit nga Babani

Aleko Likaj

Nuk me ndahen babanaret e devollit. Nje jete te tere, pas nje muri me familjen Mançka, me djalin e se ciles jam moshatar, dhe kemi qene neper bangot e shkolles deri ne gjimnaz. Njerez te mire, xha Sefia dhe e shoqia Sofia. Te pafjale dhe hatermedhenj, ndonese qe te dy ishin sakate. Syrjai , djali i tyre dhe shoku im i lodrave feminore dhe atyre shkollore, perfundoi edhe ai ashtu si prinderit e tij. Eshte per te ardhur keq. Edhe pse shendeti i godiste si familje, kishin shpirtin te pastert. Se bashku i kemi kaluar hallet e asaj kohe. Ndonese xha Sefia dhe e shoqia Sofia nuk rojne me, Syrjai me telefonon gati çdo dite nga karroca e tij e ionvalidit, nga nje lagje e Cerrikut. Ka shume mall dhe me kujton çdo detaj nga mosha qe lame pas. Mançkat ishin nje fis me i gjere, pasi aty jetonte edhe Xhemili, vellai me i madh i Sefes, qe kishte qene toger por edhe nje vellai i tyre me i vogel, qe u martua aty me nje vajze nga Dumreja. Pastaj , jeta e solli qe te njoh edhe nje vajze nga Agastrat, agronome, e cila ishte shoqe me nje te afermen time. Ne metalurgjik ishte drejtor edhe Myfit Lulua, me te cilin beja shume shaka. Ai me tregonte historira me babanaret, por edhe ate historine me fshatarin e Babanit qe u nis ne mengjez per "ca pune ne qytet" por edhe per te bere ndonje pazar te vogel. I thote e shoqia; "vete qe vete ne pazar, bleje edhe nje kapele, se kjo qe ke, eshte gjithe kllire dhe yndyre nga djersa. Nuk e beri dysh fjalen e se shoqes, ky fshatari nga Babani. Kalon para nje tezge dhe sheh kapele. I dolen syte sa nje ftua.Kontrolloi mire gjithe modelet e pastaj nisi qe ti vendose ne koke. "Kjo te shkon" i tha shitesi qe e pandehu per ndonje qejflli kapelesh, nga ato qe mbajne ashiket.U tha u ba-a-a. Mori rrugen e kthimi me hejbet e mbushura plot. Ishte i lumtur se i kishte mbaruar qe te gjitha punet atje ne qytet, por edhe pazarin qe e kishte porositur gruaja.I kapardisur mbi kafshe. Pasi i u afrua shtepise, kuptoi se kapelia qe kishte blere i rinte e lire ne koke. Qendroi kafshen dhe pasi nje çast dyzimi, e ktheu ate perseri per ne pazar. Vete drejt e tek tezga e kapeleve. Degjo i thote shitesit, kapelia qe me dhe me rri pak e lire. A mund qe te zgjedh nje tjeter qe te me rrije me mire?. Aty i ke i pergjigjet bisnesmeni i kapeleve.Bleresi filloi perseri.Merr kapele e ve ne koke. Pastaj hiq. Ve perseri. Perseri hiq...Keshtu vazhdoi deri sa gjeti nje kapele, qe çuditerisht i rrinte mire ne koke. E puthitur dhe e ...rehatshme. Pastaj mori kafshen. I a hipi, dhe u nis per ne Baban. Mbriti tek dera e shtepise. Shkarkuan plaçkat dhe i futen brenda e ne shtepi. Qendroi per nje çast ne mes te dhomes.Gruaja nuk e kishte mendjen aty. Sistemonte ushqimet qe solli i shoqi.
-Moj, nuk po me thua se si po te duket kapelia qe sapo bleva ne pazar?. E shoqia i hodhi syte dhe qendroi nje çast gojekyçur
-Per ç'kapele po me llafos?- pyeti ajo
-Kete, moj qe e kam blere. Ku i ke syte qe te dalçin- dhe tregoi me gisht kapelen qe mbante ne koke.
-Ua-a. Po ajo eshte kapelia qe ke pasur o ditezi-i-i- gulçoi femra dhe vuri duart ne gji
-Ç'ne moj?Une bleva nje tjeter, pasi me tha tezgaxhiu qe me shkonte, po pastaj mu prish mendja dhe u ktheva perseri. Zgjidh, me tha ai, dhe une pasi provova qe te gjithe, gjeta kete qe me shkonte.
-Ke marr kapelen tende-e- tha ajo dhe u shkri ne vaj, duke kuptuar se i shoqi perseri kishte bere nga ato "gomarlleqe", per te cilet i akuzojne si fshat

Te me fale Luan Xhuli, per kete histori me nje thumb nga pas. Sidoqofte, kjo dhe te tjera histori me njerezit e mire te ketij fshati, qarkullojne kudo si nje humor i shendetshem per te ndezur gazin mes shokesh a miqsh. Por une qe i njoh mire baballaret, me duket se vete barcaletat per ta, jane si ato arnat qe nuk shkojne, qofte nga filli, por edhe nga copa, qe i a veshim atyre. Shkurt, Shkrimtari nga Babani nuk ka pse te skuqet..



Luan Xhuli, tregimin ne fjale na e ka percjellur nga botimi i tij serioz, me tregime dhe kujtime,"Ku po shkon o devolli", i cili me ra ne dore pak dite me pare kur isha me pushime ne Greqi./ Natyrisht qe e kam lexuar dhe me ka lene nje shije te mire. Xhuli eshte nje shkrimtar qe qemton e kerkon qe te percjelle ndjenjen duke e bere ate qellim me vehte. I pelqen metafora dhe kerkon qe te ece edhe jashte kornizave te saj. Natyrisht tregime dhe rrefime si "Aleksi i Rozes",Plaget e Osmanit...", "Emer gruaje", "Greçka", "Bixhaku i xherahut" e te tjera jane shkruar thjeshte e me sinqeritet nga autori nga fshati Baban i Korçes,Luan Xhuli, qe kerkon ne rradhe te pare te jete modest dhe teper i kujdesshem me lexuesin e tij.Duke sjellur karaktere qe vete autori i ka njohur nga nje treve e cila gelon nga humori spontan, pa tjeter qe ata i ndesh shpesh here edhe ne situata komike.Duket qe Xhuli di te vizatoje mire dhe te jape mjeshterisht situata realiste. Shqetesimi per jeten e fshatareve te treves se tij, e ka bere mbase autorin qe te ngreje e pastaj te jape vete pergjigjen e pyetjes qe shtron ne titullin e librit te tij te pare. I shkruar teresisht ne kryeqytetin grek ato i pershkuan realishte edhe nje mall emigranti. Kjo ndjehet sa here qe autori merrr "persiper" qe te beje retrospektiven ne ndonje tregim pak me te gjate, por edhe ne rrefenjat qe kane ne baze nje kujtime te larget. Do te thosha, pa asnje kopliment , se , Luan Xhuli ka bere nje prezantim dinjitoz perpara lexuesit qe e ndjek.
Mua personalisht me ka pelqyer libri i Xhulit dhe shpresoj se mund te lexojme gjera te tjera me te mira nga i njejti autor. Uroj sukses.

No comments: