Tuesday 16 September 2008

TE TJERET PER FATMIR TERZIUN

VAZHDIMI

3. Shkrimtari, poeti, NASE JANI:
"...keni nje prodhimtari te shumte dhe te mencur. Aq sa kam ndjekur neper faqet e internetit, je Vetja ne punen mendore. Eshte me vlere kjo, jo vetem per Ty, por per kulturen shqiptare. Askush nuk e di se sa i sherben Kultures kombetare. Kush e pandeh, gabon. Kush nuk e mendon, gabon. Vlerat nuk jane ato qe mendohen, tek vetja, por ato qe jane. Sikur t'i heqesh studimit te letersise shqipe, Fatmir Terziun (deri tashti), krijohet boshllek? Po. Kete do te ta thosha edhe pa shkruar per N.J. Eshte e vecante te thuash te mencuren. Eshte e rralle te zgjedhesh te mencuren!
Te uroj gjithe te mirat e shume suksese!"
Nase Jani

3/1. Shkrimtari, poeti, gazetari dhe kritiku PANDELI PIERRE-SIMSIA:

I nderuar zoti Fatmir Terziu!

Ke bere nje pune te shkelqyer dhe me profesionalizem dhe vazhdon te besh ne sherbim te Kombit dhe bashkatdhetareve anembane kudo ndodhen. Zoti ta shperblefte vetem me te mira i dashur mik. Urime dhe suksese. Ç'do krijues, pavarësisht profesionist apo amator është ai, vepra e tij letrare ka nevojë për kritikë të mirëfilltë letrare, kjo është më se e vlefshme. Dhe Ju i nderuar zoti Terziu e keni shkruar me plot profesionalizëm. Ju uroj ç'do të mirë të keni në jetë, në familjen tuaj, në krijimtarinë tuaj letrare-artistike, në drejtimin e "Gazeta Shqip Fjala e Lirë"... Zoti ua bëftë dritë e mbarësi rrugën tuaj të jetës.
Ju faleminderit.
Miqësisht
Pierre-Pandeli Simsia

4. Poetja, publicistja dhe gazetarja MARDENA KELMENDI:

I nderuar Fatmir!

Ja lumsha pershkrimit tuaj ne recesion, me pelqyen shume figurat dhe rrjedha e tij poetike edhe me shume shtrimi sjelle kendeshem i dores suaj sidomos ne fund
me shume kenaqesi kur ju lexoj dhe ju uroj suksese gjithmone
Mardena Kelmendi

5. Poeti, publicisti dhe studiuesi Gezim Llojdia:

Fatmir Terziu po sjell një mendim të kualifikuar për shumë pena të gjuhës shqipe. Eshtë një punë që duhet vlerësuar dhe duhet marrë në konsideratë dhe nga universitetet shqiptare për Letërsinë Shqipe, e cila ka shumë boshllëqe dhe të meta nga analizat jo pruduktive dhe, mediocre, apo mjerane që kanë stisur një pjesë që do ti quaja pa mëdyshje pseudo kritikë apo pseudo studjues te letërsisë.

Gëzim Llojdia

5. Shkrimtari, poeti dhe publicisti PETRAQ J. PALI:

Z. Fatmir Terziu !

Ju pershendes dhe ju uroj cdo te mire nga te zotit vete.
Me terheq jashtezakonisht pena juaj.Ju me saktesi jepni ngjyrime letrare te sakta dhe te arira,dhe dashmirese,per autore qe levrjne letrat shqipe.ne shkrimet tuaja domethenese,pasqyrohet nje realitet objektiv i vlerave artistike sipas krijimtarive. Ne shkrimet tuaja, do desha te vecoja kombinacionit qe ju beni mjeshtrisht vlerave te librit te porsa lexuar. Lidhur me poezine e Ndue Hiles,e cila edhe mua me ka pelqyer shume,ju,keni percaktuar sakte,dhe me shume precizion se vargu i tij eshte nje varg Esenian,qe,embelsisht gjen lexuesin dhe kenaqet. Faleminderit. (edhe nje kerkese, po, te na lejoni shkrimet tuaja mund ti coni edhe tek "Lidhja qeparotase dhe miqte e saj" qe ka mbi 500 antare intelektuale dhe njerez te penes,kjo lidhje siguron dhe mbron te drejten e autorit,dhe ne kete lidhje kurre nuk ka pase dhe te kete kofondime,une e moderoj kete website)
me respekt
pjp
http://albanianliterature.org/writers/petraq_pali.htm

Petraq J. Pali

6. Poetja, gazetarja dhe analistja AIDA DISMONDY:

E lexova me kureshtje esen e Fatmir Terziut, botuar në Cinemaroll, që është një revistë akademike online. Më intereson argumenti që Terziu i rezervon përdorimit të psikoanalizës Freudiane në Hollywood e në rastin konkret në filmin e Hitçkokut, Spellbound (1945). Është i drejtë argumenti i Fatmir Terziut, sa i përket njëanshmerisë së filmit duke u përqendruar veç në systemin falik (phallic) pa pasur parasysh rrethanat politike por do të shtoja dhe ato shoqërore të zhvilluara më tej në teorinë e Jung.

7. I talentuari i letrave shqipe, poeti dhe analisti PAUL TEDESCHINI:

Dashnia dhe urrejtja jane dy gjana me efekte te kunderta!
I lumt zotni Fatmir Terziut qe na solli ketu ne gazete nji sinjal pozitiv te dashnise njerzore me shkrimin “Katedralja e Mançesterit lutje per azilkerkuesit!”.
Nuk zgjidhen punet me urrejtje, por me dashni njerzore. Shumica e azilantve ua shperblejne vendeve pritse me sjellje te mira, por ka edhe disa prej tyne qe u pergjigjen me urrejtje dhe me veprime kriminale. Kjo gja natyrisht shkakton ne menyre te pashmangshme kundrapasojat e padeshirueshme vetmbrojtese te ketyne vendeve pritse.
Le te lutemi tua kethejne menden nga e mbara edhe ketyne qe dashnise i pergjigjen me urrejtje.

Paul Tedeschini, 30.12.2007

8. Profesori nga White Chapel USA Dr. Howdy:

I like what parameters you have chosen on your work. Well Done.

9. Shkrimtari dhe gazetari i mirenjohur ROBERT MARTIKO:

I nderuar Fatmir Terziu
Janë mjaft prekëse të gjitha ato që shkruani...
Më kujtojnë një emision në RAI aty rreth viteve gjashtëdhjetë...
Prifti quhej padre Virgilio Rotondi dhe ju drejtohej njerëzve me fjalët:
''Ascolta, si fa sera...'' që do të thotë:
''Dëgjo, bie nata...''
Kjo është ekuivalente, pikërisht me atë që shkruani ju...
Njeriu është aq i papërgjegjshëm, kudo në botë, sa që dita ditës shkon drejt përplasjes me planetin e tij...
ROBERT MARTIKO
roberto@ker.forthnet.gr

10. Dr. Eno Koco, muzikant, Profesor ne Universitetin e Lidsit ne Mbreterine e Bashkuar:

I dashur Fatmir,

Te falenderoj shume per poezine e bukur e te ndjere mbi nenen time, Teften. Falenderimin deshiroj te ta bej personal, e jo pjese te klubeve elektronike, sepse e tille eshte poezia yte, e dale thelle nga shpirti. Te jem fare i sinqerte me ty, kjo poezi, ne kete moment te jetes sime, me ka bere efekt me shume se cdo krijim tjeter dedikuar Teftes ne te shkuaren. Mos ndoshta jam bere me sentimental? E vleresoj tej mase vemendjen, dashamiresine dhe mbi te gjitha frymezimin dhe talentin Tuaj per te shkruar kaq embel. Paçi sukses a mbaresi ne jete.

Me mirenjohje e respekt,
Eno Koco

11. Shkrimtari dhe poeti PETRAQ J. PALI:

Z Fatmir Terziu !
Ju uroj per poezine e bukur qe lexova per te madhen Tefta Tashko,vargjet e asaj poezie jane me te vertete te arira dhe teper te rralla.
Me pelqeu shume.
Po te kete mundesi me deshiren tuaj une mund ta dergoj ate tek i biri i saj z Eno Koco,me te cilin kam miqesi familjare,ose ne te kundert Ju mund te lidheni direkt me te.(une mund t'ju dergoj privatisht adresen e tij elektronike)
Eshte nje nder i madh qe Ju beni per kengetoren e madhe dhe per te birin e saj.
Urime.
http://albanianliterature.org/writers/petraq_pali.ht

Petraq J. Pali

12. Poetja, e shquara dhe e vleresuara e shkrimeve shqipe RAIMONDA MOISIU:

I nderuar Z.Terziu!
Jam befasuar, sugjestionuar nga puna e Juaj profesionale, produktive, e besueshme dhe shumë e larmishme.
Për mua Ju jeni një PANTEON i Fjalës së Lirë, një panteon i publicistikës, një Panteon i letrave shqipe!
Jo kushdo bën atë krijimtari me aq pasion, profesionalizëm e prodhimtari.
Ju shpreh nderimin, respektin, mirënjohjen, admirimin dhe falenderimin, për këtë kontribut të cmuar kombëtar e historik që ju jepni për vlerat qytetare shqiptare, por edhe për Kombin.
Jo kushdo e shndërron pasionin e penën, si e Juaja ,në vlerë kombëtare.
Ju jeni një i tillë!
Duke ju uruar gjithshka të mirë për Ju dhe familjen
Suksese në krijimtari
Respektet më të mira e te fala te perzemerta ofron per JU
dhe krijimtarine Tuaj
Raimonda Moisiu Hartford Ct USA.

Shume Faleminderit z.Terziu .
Per kete poezi qe e ndate me ne Forumin qe mban emrin e Zerit qe lartesohet MAGJISHEM! Le te shendrrohet kjo poezi ne HYMN te Forumit TEFTA TASHKO KOCO! I perjetshem kujtimi i Saj ,dhe vepra e saj,zeri i saj..!
Respekte
Raimonda Moisiu Hartford CT USA.

13. Poetja dhe kritikja MERITA McCORMACK:

Shume bukur! Ju lumshin ata duar qe e shkruan kete dedikim ndaj te madhes Tefta! Bekuar qofte ajo mendje e shpirt i jot qe e prodhoi kete poezi kaq te bukur, Z.Terziu!
Duhet ta pasqyrojme ne faqen hyrese te forumit tone! Faleminderit per kontributin.
Me respekt
Merita Bajraktari McCormack

14. Shkrimtari dhe gazetari ALEKO LIKAJ:

Krijimtaria e Fatmir Terziut eshte komplekse. Ai jo vetem qe ka kaluar stadin e profesionalizmit ne letersi, por edhe ka prekur nivelin Britanik me filmat e tij me metrazh te shkurter dhe me esete e publikuara ne revista akademike.

Aleko Likaj
France

Janë shprehur dhe kanë vlerësuar librat, filmat dhe krijimtarinë letrare të autorit:


15. Dr Charlotte Crofts, akademik dhe drejtore filmi në Mbretërinë e Bashkuar, autore e disa librave akademikë dhe filmave:

“Filmi “Winndy Corner” (“Rruga e Erërave”) i Fatmir Terziut është një pasqyrim fantastik i shumëkulturizmit dhe sjell detaje të qarta e me nota dhimbjeje…”

“a powerful exploration of multiculturalism through the unifying device of the storm. Impressive storm sequence very well handled with strong use of special effects. The work is interesting in its blend of social commentary about multiculturalism and pshycological fantasy”.

16. Richard Dacre, akademik dhe pronar i arkivës filmike “Flashbacks”, autorë i disa librave

“Studimi i Fatmir Terziut, Parametric Narration in Norman Wisdom Films (Parametrat Tregues në Filmat e Norman Wisdomit) është magjepsës…”
"Fatmir Terziu's fascinating study has taken a radically different approach with his analysis of the Parametric Narration in Wisdom's oeuvre. Wisdom was always immensely proud of his following in Albania - he will be gratified that this pioneering thesis shows that he is still remembered with affection by a new generation.

17. "Dr. Jenny Owen & Mr. Chris Elliott, academics
They said of the "Parametric Narration in Norman Wisdoms Films": “A fascinating proposition that is well researched, thought through, and executed with solid work. You perhaps needed your own working definition of parametric narration at the outset as it is heavily reliant on the Bordwell model. The conclusion achieves a good synthesis in the way it relates vectored movement and parametrics.
Excellent presentation with supporting appendices and frame illustrations. Excellent and extensive bibliography.

18. Lazër Stani, shkrimtar i mirënjohur dhe i vlerësuar shqiptar:

“Fatmir, më ka habitur tregimi yt. Duke të mbajtur mend vetëm si gazetar nga ajo kohë e keqe, unë dija një gjë: se veç gazetarit të mrekullueshëm ishe edhe djalë shumë i mirë. Tani po zbuloj fshehtësitë e tua, fshehtësitë e shkrimit. “Krokamat” është akoma më ndryshe. I shkruar rjedhshëm, me gjuhë të pasur, i saktë në sintaksë, i kompozuar mjeshtërisht dhe rrëmbyes deri në rrjeshtin e fundit, aq sa kur e mbarova kisha dëshirë t’a lexoj sërish. Unë mendoj se pikërisht këtë duhet të ketë arti: kur dëgjon një këngë, të kesh më shumë dëshirë për ta dëgjuar sërish kur ajo mbaron; kur lexon një libër, të kesh një dëshirë të fortë për t'iu rikthyer sapo ke mbaruar faqen e fundit, rreshtin e fundit. Jo shumë tregime e arrijnë këtë, jo shumë libra. Aq më tepër tani që unë jam në një moshë të tillë, kur kam lexuar aq shumë, dhe habia nga një tekst letrar sa vjen e bëhet më e rrallë. U gëzova aq shumë që lexova një tregim kaq befasues e tronditës.”

19. Botuesi i Seguraweb.nl, Senad Guraziu:

"Pajtohem absolutisht me fjalët e z. Stani... dhe vërtet te uroj suksese dhe vetëm suksese, nga zemra. S'ka, thuhet një fjalë, disa gjëra nuk duan filozofi: puna e mirë jo vetëm që është e mirë për momentin, por ajo mbetet e mirë... me një kusht, ajo patjetër duhet të jetë e mirë, sa më e mirë që të jetë e mundur. Arti është i "tendosur" e i tërthuruar pikërisht rreth kësaj maksime, arti pra me t'u ngjizur synon t'i bëjë ballë realitetit... mevërtetësinë, me pozitivizmin e vet, me mesazhin, idetë etj."

20. Bertie Stephens, filmkrijues, editor, në faqet e BBC:

“Ide krijuese dhe tepër tërheqëse…”.

21. Profesor Tahir Z. Berisha shkruan:

"Ju përgëzoj sinqerisht për punën kolosale që po bëni për shqiptarët dhe fëmijët e tyre në Britani të Madhe, nëpërmjet shkrimeve të shumta në faqen e internetit “ukalbanians”. Veçmas ju përgëzoj për shkrimin e paradokohshëm “Arsimi shqip: Sytë edhe në diasporë”, i cili ka zgjuar interesim të madh dhe ka nxitë një debat të dobishëm.
Ju me këtë shkrim të qëlluar keni aktualizuar një problematikë të rëndësishme e cila shumë kohë pret një zgjidhje më të mirë dhe një aksion gjithëpërfshirës, në të cilin nuk duhet të përfshihen vetëm prindërit e fëmijëve dhe arsimtarët shqiptarë në diasporë, por edhe ministritë e arsimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe përfaqësuesit tanë diplomatik në shtetet ku jetojnë aktualisht shqiptarët dhe fëmijët e tyre, të cilëve me të madhe po u kërcënohet asimilimi, zhdukja e gjuhës shqipe dhe humbja e identitetit kombëtar."

22. Kozeta (Keze) Zylo, poete, gazetare, pedagoge në SHBA:

“Krijimet tuaja më lanë një shije të vecantë. Pikëza loti më rrëshqitën, ku midis poezive të tjera, u shtanga dhe u emocionova për Elbasanin. Kjo poezi më solli kujtimet e largëta të Universitetit të këtij qyteti, ku me trëndafilat përreth oborreve qytetare elbasanase, përhapin ende aromën e mikpritjes së këtij qyteti të lashtë…”

23. Merita B. McCormak, poete, shkrimtare, analiste:

“Krijimtari prekëse, e gjallë dhe e vecantë. Ndjehet një risi largpamëse në të…”

24. Baki Ymeri, shkrimtar, poet dhe përkthyes i talentuar i letërsisë shqipe, nga Tetova:

“Falenderoj frymëzimet dhe krijimet e rradha të z. Terziu”.

25. Alex Palman, media manager DEFRA (Department of Environment, Food and Rural Affairs):
"Realizim i përsosur i filmit "Clouds of Smoke" (Retë e Tymit 2007), një montazh eksplorues për të krijuar të vecantën në lidhje me shpjegimin e ndryshimit të klimës. I meriton duartrokitjet e fituara në Curzon Cinema".

26. BBC - North Yorkshire Uncovered - 'Ghost Diamond' by Fatmir Terziu

BBC North Yorkshire's Ghost Story Writing competition brought some strange and scary tales into the cold light of day, including 'Ghost Diamond' by Fatmir Terziu... (BBC North Yorkshires, kompeticioni Histori Hijesh, solli disa tregime te frikshme ne driten e diellit, perfshire Hijen Diamant te Fatmir Terziut)

27. South Yorkshire Times:

"Gazetari shqiptar që synon lartësitë e medias" (April 2002)

28. Gazetari Dilaver Baxhaku:

I nderuar Fatmir! Sot lexova nga Blogu yt dhe pashë disa nga filmat që ke krijuar; e kisha parë siglën tënde TerziuFilms por nuk dija se çfarë kishe krijuar, më bëhet qefi që ke krijuar një profil artistik. Përgëzime dhe arritje të tjera! Dilaver Baxhaku.

29. Akil Koci, Kompozitori shqiptar, anëtar i Akademisë Britanike të Muzikës:

Fatmir i nderuar,
Të falenderoj, vazhdo në këtë tempo, po i përcjell shkrimet dhe veprat e tua shumë të suksesshme dhe mbresëlënëse, bravo!
Akili

30. Poeti Selman Lokaj:

I nderuari Fatmir.
Ishte nji kënaqësi e madhe për të lexuar komentin/shkrimin tuaj për Ujëvare Malli dhe për mua si autor.Ishte nji gjë që, jo vetëm mua, por edhe shumë të tjerëve ju ka pëlqye pa masë.Ishte nji përshkrim i mrekullueshëm.Më bëre të njohur te shumë njërëz.
Këtë ke mundur ta bësh vetëm ti, Mr.Terziu.Të lumtë.
Nuk kam kohë momentalisht të shkruaj më shumë,por edhe sikur të kisha,nuk do gjeja fjalë për të lavdëruar punën tuaj,jo vetëm në Ujvarë Malli por edhe në shkrimet tjera të radhës.
Të lumtë.
Me respekt.Selmani.

31. Poetja Luljeta Lleshanaku:

I dashur Fatmir,
Më pëlqeu më shumë stili i të shkruarit, i afert me reportazhin, me detaje jashtëletrare, komunikues, i afërt me stilin perëndimor. Duket që ambjenti ku jeton ka ndikuar shumë për mirë në konceptin e shkrimit.
Përzemërsisht
Luljeta Lleshanaku

32. Gazetari, publicisti, shkrimtari Llazar Vero

I nderuar zoti Fatmir,
Megithëse është hera e parë që ju shkruaj nuk është hera eparë që ju lexoj dhe disa herë i klam bërë pyetjen vetes: sa orë ka dita në Angli? Ose më saktë me sa orë e ka ditën ky Fatmir Terziu,bashkatdhetari im? Kam lexuar "Fjalën e lirë" tuajën ,parë filmat tuaj,poezitë tuaja, artikujt, etj dhe përsëri nuk kam gjetur përgjigjedhe jam i detyruar t'iu them:Ju respektoj bashkatdhetari im dhe më jepni forcë.
Sonte lexova bisedën Tuaj me Farukun respekti për ju mu rrit.Ju faleminderit.Le t'i shërbejmë të gjithë nga pak Shqipërisë dhe të tregojmë vlerat e saj.

Me respekt,
Llazar Vero
Filadelfia
lvero38@hotmail.com

33. Shkrimtari Faruk Myrtaj:

Bukur fat,
Ke shkruar me elementet moderne të jetës, deri tek fundi, turshitë tradicionale.
(Per tregimin "Pak Turshi")

34. Poeti dhe shkrimtari Petraq Pali

Jo te gjithe njerezit i ben nje meme,por jane udhet e jetes ato qe te bashkojne me njerez brilante si Fatmir Terziu,nje pene gjigande e letrave shipe. I njohur nepermjet penes tij, qe lulezon ne cdo kohe, te embelson ne cdo kohe dhe te detyron respekt po ne cdo kohe. Ai, Fatmiri dhe pena e tij, rrezaton, ndricon, mireson, dhe respekton krijuesin, c'mon, peshon, dhe levron mbi cdo krijim i kujtdo qofte,i njohur apo i pa njohur,mjafton te shkruhet shqip. Pikerisht, sot kur me lajmeroi, vete i nderuari Fatmir, ku me thote ne mes te tjerash se eshte bere nje shkrim per prozen tende,sinqerisht,disa dritherime me shkuan ne trup:
E para: Thashe mre vete, peshorja farmaceutike letrare qe perdor Fatmir Terziu,ose do me japi ilacin per me tej,ose do me jape dozen,te mos shkruaj me...!(ka ballance te sakte dhe te kolauduar,por edhe me precizion te larte)
E dyta:Ku,dhe si me ka lexuar mua Fatmir Terziu,kur une s'e kam njofur ate fizikisht,as kam mundur t'i dhuroj ndonje here kurre ndonje liber ?
E treta: C'e detyron kete njeri,te mos flere gjume,te sakrifikoje te lodhet e tej ngarkohet,me ne krijuesit e rinj (por te vjeter ne moshe ) Kesaj pyetje i dhashe pergjigje aty per aty..."ka ne gjak nje krimb letrar qe e geryen nga brenda" Dashuria per letrat shqipe. I pa lodhur, i pa kursyer, tamam Gjigant sic e cilesova me lart.
E katerta: Mendoj se cdo krijues duhet te kaloje ne balancen filter te zotit Tereziu,se ai,te jep haken,ai, te sitis,sipas,granulometrise letrare...e me pas peshon lenden!

Fatmiresisht,sot peshorja e tij me dha FAT TE MIRE, dmth mua me detyron dhe me obligon me shume,me nxit dhe me inkurajon per pune me te kualifikuar ne keto letra shqipe,qe jane baraz me jeten tone.
Falenderoj,privatisht dhe publikisht,qe edhe une bregdetasi pata fatin te kaloj nga site_kolaudimi i tij letrar. Ai,me vuri nje note qe une duhet ta bej naten dite. Provimin e kalova me sukses !
Mesuesi me tha...Urime,dhe vitin tjeter shikojme e bejme...puno me shume i dashur PALI !
Faleminderit Profesori magjik !

Sinqerisht
Petraq J Pali ne VA/USA

35. Shkrimtari i mirenjohur dhe i vleresuar ne shume zhanre Nase Jani:

Ndjeva emocione kur lexova "Debati intelektual dhe kultura intelektuale" te gazeta ‘Fjala e Lire" e shkrimtarit dhe studjuesit Fatmir Terziu. Me shtyu emri i Klubit Drita dhe Revistes Pelegrin, qe te arrija ne kete bashkim intelektualesh, te cilet dijne ta thone fjalen e mencur per njeri-tjetrin. Dhe kur te bashkon mencuria dhe miresia, dic i le vetes, shokeve dhe miqve te tu.
E uroj z. Fatmir Terziu per punen qe ben me vepren e Tij te shkruar e te botuar dhe me vepren e tij elektronike.
Nase Jani
Athine, 17 shkurt 2008

36. Profesorja e Universitetit te Shkodres, krijuesja Ledri (Kurti) Kraja:
Pershendetje nga Shkodra!

Une qe po ju shkruaj, quhem Ledri Kurti!

Pas nje kohe relativisht te gjate pas shkrimit tuaj, te bere per tregimet e mia, konkretisht pothuaj nje muaj, pasi u perpoqa te gjeja adresen e mailit tuaj, po marr guximin te ju shkruaj, per t'ju falenderuar.
Kam lexuar per ju dhe curriculumin tuaj dhe shkrimet tuaja, ne faqet e internetit dhe sinqerisht ju vleresoj. Ju uroj gjithe te mirat ne jete dhe pune!

Me respekt Ledri Kurti (Kraja)

37. Poeti dhe publicisti Novruz Abilekaj:

Z. Fatmir,
Shëndet! Sa kohë të kesh shëndet pena jote do shkëndijojë vlera.

Tema:
Po, faleminderit për sot e për jetë. Nuk e kam pritur të meritoj një nder të tillë. Kam respektuar fjalën, frazën dhe firmën tënde (PO; TËNDE) dhe nuk kisha menduar se një ditë do gendesha edhe unë në "thepin" e saj. Më ke qendisur shpirtin. Shtatë vjet, asnjë gazetë a organ tjetër nuk parapëlqeu të vendoste RRAPIN TIM në faqet e saj për t'ua përcjellë lexuesve. Më entusiazmonte "frika" e tyre pas pesëdhjetë vjeçare. Aq frikë e jetëgjatë!!! Më entusiazmonte fakti se disa fjalë të miat të thëna te rrapi i detyronin të mos mohonin, por të strukeshin diku, ndoshta poshtë gjetheve të një rrapi tjetër. Faleminderit! E doja një konsideratë. Por nuk e prisja kaq të lartë. Patjetër falenderoj dhe mikun tim të vjetër, Faruk Myrtaj, që e zbuloi në çast tjetrin brenda meje, bile më duket sikur e pati zbuluar edhe më herët.
Respekt! Respekt të madh sa një rap krahine!
Novruzi

38. Poeti dhe publicisti Luan Xhuli:

Bemat e fshatit tim, jane aq të shumta , sa xha Sefja im, nuk mund ti Rrefeje dot .Do ma japesh "MIK", per ca lohe xha Avramin or byrazer..?, jo per gje ... po se ai di dhe te tregoje ,dhe te degjoje..dhe.. dhe... me nje fjale... eshte hero alegorie, ...me ngjyrat e nje gjyqtari...Pershendetje Luani nga Athina

39 Poeti, krijuesi, publicisti dhe gazetari Kolec Traboini:
Mirënjohje për analizen poetike "Shanel".

Kur e kam shkruar nuk kam pas parasysh asnjë platformë estetike apo aspekt filozofik, por thjeshtë një vogëlushe shqiptaro-europiane, me fytyrë ëngjëlli që i shtohet kësaj botë e që në të vertetë me qetësinë e brishtësinë e saj e ngërthen brenda vehtes atë, pra botën. Koha ndrron në mënyrë të pakuptueshme e ne shpesh herë harrojmë se çfarë ngjet, na duket se jemi më të rëndësishmit, na bëhet se jemi të përjetshëm. Harrojmë se jemi pjesëz e një stafete, hallkëz fort e vogël në zinxhirin e të pafundmes. Dua me sinqeritet të pohoj se duke lexuar analizën mbi poezisë sime "Shanel" nga kritiku e krijuesi Fatmir Terziu, mbeta i befasuar sepse ndesha njeriun me dimension në fushën e analizës letrare por edhe njeriun e njohurive të thella në dijet e filozofisë së artit. Të paktën unë si autor i poezisë “Shanel” u gjënda para një analize mbreslënëse. Analisti Fatmit Terziu zbulon mjeshtrisht edhe atë dimension të poezisë, çfarë autori e ka krijuar falë subkoshiencës që edhe ajo është pjesë e proçesit krijues. Krijimi i goditur është si ajsbergu që nuk mund të jetë vetëm ajo pjesë që shihet në siperfaqe, por dy të tretat nën ujë mund ti shohin vetëm zhytësit e studiuesit e thellësive. Ashtu ndodh edhe me kritikët e plotësuar e dimensionuar të letërsisë të cilët, edhe ata, zbulojnë misteret e padukshme të krijimit. Fatmir Terziu në aspektin e analizës poetike deperton mrekullisht në çdo qelizë të strukturës, ideve dhe figurave. Eshtë kjo jo vetëm dhunti njerëzore por punë studimore skrupuloze që e nderon. I jam mirënjohës. E kësaj mirënjohje do ti jap trajtë me dhurimin e 6 librave të mi poetikë, bashkë me një libër me krijime, poemë e publiçistikë, të tim eti të shkruara në vitet 1910-11.

Kolec Traboini
Boston, 8 shkurt 2008

No comments: