Tuesday 16 September 2008

Piktori Miftar Memeti në një cikël pikturash lartëson Nënë Terezën në Bullgari




Një shenjtore e madhe dhe grua e thjeshtë, nënë dhe udhëheqëse. Mes kontrastesh hyjnore dhe tërësisht njerëzore dimensionet e humanists shqiptare Gonxhe Bojaxhi, prezantohen nga piktori Miftar Memeti në një cikël pikturash që ekspozohen në qendrën kulturore informative të Sofjes të martën në mbrëmje. Udhëtimi i saj në vite, rruga përmes vështirësish dhe bukurish, me të cilat ballafaqohet një misionare, por edhe një gruaja në përditshmëri. Janë gjithsej 30 vepra që evokojnë figurën dhe veprën e misionares. Pikërisht me këto piktura Memeti kridhet në intimën e tij personale.Figura dhe vepra e afron me nënën e tij në vitet e shkuara të pleqërisë, shprehet Maja Kërstevska, drejtoresha e Galerisë Nacionale. Figurën e saj të shenjtë ai e ndërthur me peizazhin e arave me grurë dhe kopshteve, duke e afruar drejt figurës së nënës së tij. Në portretet e tjera ai ofron krahasimet - portretet nga rinia e saj e hershme, fytyrën e saj të freskët e deri te shprehja e munduar dhe vijëzimet e theksuar të moshës, fuqia e vetme e së cilës është ofrimi i forcës së saj, dashurisë ndaj të varfërve të botës. Koloriti impresionon sërish në telajo - tone blu, okër dhe të gjelbërta të shpien në thellësinë e çdo krijimi. Ceremonia e ekspozitës do të çelet nga drejtoresha e qendrës kulturoro-informative të Maqedonisë në Sofje, Dosta Dimovska.

No comments: