Sunday 14 September 2008

Të tjerët për Agim Shehun



“Librat, publicistikat e studimet e mirёpritura mes nesh nga poeti, shkrimtari, pёrkthyesi e studiuesi zёmadh me banim nё Zvicёr Agim Shehu.”

Astrit Tota – Skenograf

Brezi yne i viteve 70-te është rritur dhe ngrohur shpirtërisht në kohë të vështira tiranie me poezinë sa lirike e të dhimbëshme aq epike tronditëse të poetit Agim Shehu.

Poeti AGIM SHEHU dhe libri i tij LOTI ALPIN Tirane 2002

Sa herë që lexoja poezitë e tij, më vinte në përftyrim qyteti i gurtë dhe i hirtë i Gjirokastrës ("Vallja e Kalldrëmeve"), ku ai ishte per mjaft kohë mësues letërsie, me faniteshin lartësitë e mureve të kështjellës, nga bodrumet e të cilës vinte një zhurmë disi e mbytur si përplasje e hekurit mbi gurë, por me një ritëm të rregullt që sa vinte e shtohej.
Që nga errësira mesjetare e kështjellës (ne imagjinaten time), sa vinte e fuqizohej ritmi në trajtën e një vallje të quajtur historikisht bodrumçe, e lindur prej mundimeve të njerëzeve të burgosur nëpër shekuj, për të vetmin faj se dëshëronin lirinë.
Poezia e Agim Shehut kishte po atë ritëm, kishte po atë dimension, kishte po atë thirrje kushtrimi për dritë e liri. Kam parasysh edhe gunen Selam Musait mbi telat me gjëmba, që flakëronte në poezinë e poetit me një dritë që nuk shuhet kurrë, si dhe dhjetra e dhjetra poezi të tjera që janë bërë aq njohura e të dashura për lexuesit të çdo moshe.
Arti i madh i Agim Shehut, ashtu siç ngjallte dashurinë tek admiruesit e tij, nuk mund të mos ngjallte cmirën e shkrimtarëve dhe të njerëzve të elitës, të cilët nuk pranonin konkurencë të ndershmë poetikë, por vetëm rënditje sipas hierarkisë të vëndosur nga klanet e monizmit.
Poeti kurrë nuk pushoi së shkruari, edhe atëherë kur hipokrizisht e mikluan, por edhe kur poshtërsisht ia helmuan jetën me luftën e klasave (kish guxuar të martohej me mbesen e Kudret Kokoshit, intelektualit të persekutuar nga komunizmi, madje duke qënë edhe vetë nga Golemi "reaksionar"), pra gjeten soj-soj pretekste për ta shmangur kështu poetin skajeve, sepse mesa duket shpirti i tij poetik ishte një kristal i fortë, ndoshta i thyeshëm por i papërpunueshëm.
Agim Shehu krijoj në kohë të vështira për artin e letersinë e vertetë, të cilën një shkrimtar i madh kombëtar si Mitrush Kuteli, pak para se të vdiste, në letren testament, e karakterizon: "Profesionizmi në letërsi në vendin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letersisë është një tokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët, se u bën hije. Dhe kur nuk u bën hije, do të thotë se nuk je i zoti për letërsi."
Nuk mund të gjënden fjalë më të goditura se sa ato të M. Kutelit të vuajtur e të persekutuar nga diktatura dhe sigurisht nga "miqtë" shkrimtarë të elitës së zgjedhur, për të shprehur edhe jetën plot trazime të poetit të mirënjohur Agim Shehu.

Kolec Traboini,
shkrimtar, poet, publicist dhe kineast

Shkrimtari e publicisti Tom Paloka:"Poetin tonë kombëtar,z Agim Shehu, të cilin e kemi fatëmirësishtë sonte në mesin tonë, e kam njohur qysh më parë. E kam njohur vetëm përmes krijimtarisë së tij letrare, për të cilën kam respekt të veqantë. Ndërkaq, poeti i madh francez Balzaku thotë:" Poeti është pasqyrë e shpritit të popullit të tij". Prandaj, tha Paloka, përmes seksimeve të Shehut, ne kemi pasur përpara një pasagjë të vujatjeve tona, të arritjeve tona, krenarisë tonë, durimit dhe të trimërisë, synimeve drejtë lirisë dhe demokracisë"

Tom Paloka
SHBA

Tek Agim Shehu, ne shohëm forcën e intelektualit, patriotizmin, filozofin kombëtare, dhe kemi çfarë mësojmë nga jeta dhe krijmtarija e tij e pasur dhe e shëndritëshme, gjejmë një qasje, që na ofron ai që të gjithë ne të jemi të bashkuar rreth flamurit Kuq e Zi".

Agim Zherka
SHBA

"Agim Shehu, e fillojë që kur ngjiste kalldrëmin e lagjes Varosh të qytetit të Gjirokastrës, për në Gjimnazin "Asim Zeneli", pikërishtë at'here dhe kur dukej sikur xixat e para poetike po ndiznin një zjarr plot prushe, tha Prof. Dr. Agron Fico, duke vijuar :"Në një hark kohor mbi dekada, poeti Agim Shehu, kaloj nëpër sfidat më të jashtë -zakonëshme, deri sa sot, erdhi edhe tek ky pormovim librash, tek lokali " Zana", me një shportë të mbushur plot me krijimtari poetike, në prozë dhe në publicistikë". Fico: "Nga Xixat e strallit ndizet zjarri me prushe... Agim Shehu poeti, gazetari dhe publicisti i shquar"

Prof. Dr. Agron Fico

Në takim folën dhe përshendetën krijimtarin e autorit Agim Shehu, poetja Donika Timko, shkrimtari Magasen Bungo, Dr Namik Shehu, ish ambasadori Pëllumb Kulla, Prof, Dr. Kosta Gjoka dhe bashkëshortja e tij shkrimtare Leonora Gjoka, shkrimtari dhe gazetari Klajdi Kapinova, poeti, piktori dhe skulptori Nexhat Imeraj, skenografi Astrit Tota, shkrimtari Naum Prifti, poeti Mëhill Velaj, Agim Bacelli e tjere.

Dhe ishte fati, ai që Shehu, asnjëher nuk e shkëputi dhe ndali veprimatrinë e tij i frymëzuar dhe i përkushtuar gjithmon tek kombi i tij prej nga Çamëria e deri në Kosovë.

Beqir Sina

Por kur ke të bësh me Agim Shehun, të papriturat dhe ndryshimet në plane janë pjesë e realitetit jetësor që i përkasim. Ai është i kërkuar nga bota letrare dhe krijuesit e saj i "gjallë" apo i "fjetur". Në pamje të parë të duket e padrejtë t’i kërkosh Agim Shehut të ndajë ca minuta apo orë nga jeta e tij veç për realizuar një ëndërr tonën personale. Aq më tepër kur nuk duhet harruar mosha që ka, fuqia në shterje e sipër fizike që ai i nënshtrohet, shkurtimi e orëve të gjumit që, si rrjedhojë e përpjekjeve të tij për të kënaqur e nderuar të gjithë, duhet të sakrifikojë.
Megjithatë, kjo nuk ndodh thjeshtë se ne mendojmë vetëm për veten tonë. Ne jemi të vetëdijshëm se, në kësisoj rastesh, sytë e poetit mund të jenë ose si zakonisht të përqendruar drejt e plot gjallëri në dashurinë tonë për të dhe punën e tij, ose mund të jenë të lodhur, të përgjumur, të mbajtur të hapur me shumë zor vetëm për të na nderuar për respektin që i japim. Më shumë se gjithçka tjetër, kjo ndodh se Agim Shehu është poet dhe njeri madh. Poetët dhe njerëzit e mëdhenj i integrojnë kolegët dhe lexuesit me vërtetësi në esencën e tyre shpirtërore, duke i bashkuar ata me idetë e universit letrar dhe të gjuhëve të të gjithë fuqisë së diturisë humane që e përbëjnë atë.
Që mos t’i ikim idesë së prishjes së planeve, Agim Shehu, papritur kishte marrë një ftesë nga dramaturgu, shkrimtari dhe diplomati ynë i mirënjohur Pëllumb Kulla, për të marrë pjesë në promovimin e librit të Mërgim Korçës, që ishte organizuar nga redaksia e revistës "Kuvendi" në kuadrin e "Ditës së Letërsisë Shqipe," në Detroit.
Ngaqë Agim Shehu ka vetëm një shpirt të madh, por që nuk është fare "mendjemadh" planet që Dalan Luzaj kishte për të dielën e 30 tetorit (një darkë me miq dhe krijues për të nderuar Agim Shehun) u desh t’u hiqej "një vizë në mes". Shehu vendosi që të shkojnë e të nderojë të tjerët dhe ta "anulonte" nderin që ishte përgatitur t’i bëhej atij.

Gjeke Marinaj

No comments: