Wednesday, 10 September 2008

Promovim librash

Kozeta Zylo


Kolegji amerikan Monroe i New Yorkut gumezhiti nga gjuha shqipe per ore te tera ne nje dite te shtune, ne nje dite promovimi librash te rinj nga shkrimtare shqiptare.
Edhe pse jashte vetetinte e bubullonte dhe shiu binte si me shtemba nga catitet e Bronxit,
brenda auditorit ndjeje nje puhize pranverore, qe ta flladiste shpirtin me poezite e Velajt dhe tregimet moderne te Gjinit.
Nje nga auditoret e Kolegjit kishte hapur zemren duke mirepritur miqte e shumte te librit shqip, e ne kete rast te shkrimtarit Ramiz Gjinit dhe poetit Mhill Velajt.
Mysafiret kishin zene vendet dhe prisnin duke shikuar ne ekran foto te ndryshme kuptimplote nga Velaj dhe Gjini, cka tregonte per nje mireorganizim te ketij promovimi dhe dashuri te pakufishme per librin.
Moderatori i ketij promovimi ishte z.Shkumbin Tetaj i cili me profesionalizem dhe me nje kujdes te vecante solli me elegance dhe kulture gjithe punen e vyer te dy shkrimtareve per dekada te tera.
Librin shqiptari nuk e ka ndare kurre nga dora, por nuk e di se c’kam nje ndjesi: qe ketu ne emigracion merr me shume kuptim, me shume dashuri, me shume vlere!
Ndoshta ndjej qe eshte i vetmi mik qe na bashkon si nje ure lidhese me Memedheun tone te shumevuajtur, eshte i vetmi dashnor qe nuk na tradheton kurre, ndoshta!
Duke shkruajtur keto rreshta ne mendje me vijne fjalet e Volterit, shkrimtarit, komedianit dhe enciklopedistit te madh francez (1694-1778) i cili shkruan:
Ne jete kam pasur vetem nje mik te sinqerte, LIBRIN.
E ndersa shikoja me endje ne ekran, copeza nga jeta e te dy shkrimtareve, mendja ime gjezdiste, treste veshtrimin larg-larg diku, tutje ne horizont, atje ku gjithe mendjet tona shqiptare piketakohen, pavaresisht nga pikepamjet, pavaresisht nga kundershtite, ato bashkohen nga e ambla gjuha jone shqipe, qe me se shumti dhe cilesisht stampohet ne libra. Lum, cila pene e ben kete, lum kush lexon dhe i cmon librat!
Por me konkretisht ne kete dite ata qe i cmonin dhe i dhuronin librat ishin shkrimtaret, qe rreth Gjinit dhe Velaj, anetare te Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, ishim mbledhur ne, miqte dhe lexuesit e shumte te librave te tyre.

Pershendetjet

Z.Ted Goldstein pershendeti ne emer te Kolegjit te gjithe te pranishmit dhe ju uroi pune te mbare
Znj.Elmira Mujo lexoi pershendetjet e z.Marinaj dhe z.Luzaj
Të dashur dhe të nderuar Miq,
Gëzohem, në kuptimin më të sinqertë të fjalës, që patët mundësinë dhe fatin të gjendeni sot në këtë promovim të librave të poetit Mëhill Velaj dhe shkrimtarit Ramiz Gjini. me vjen keq, që pr arsye objektive, nuk pata mundësi të gjendem sot fizikisht mes jush.
Pjesëmarrja në këtë festë letrare, do të ishte një nder dhe privilegj për mua.
Kam pasë nderin të jem anëtar i shoqatës nën Ramizin, si Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe nën Mëhillin, si nënkryetar i shoqatës, një detyrë shoqërore kjo që po e kryen me dedikim edhe sot. Por mbi të gjitha kam pasë dhe kam privilegjin e madh ti kem miq të vërtet të dy.
Velaj është kthyer në një figurë që në jetë flet me fjalë edhe të pashkruara. Zemërbardhësia e tij ka vazhduar edhe me sponsorimin e disa librave të kolegëve të tij, përfshi këtu edhe antologjinë e sapo botuar “Zemra Prindërore”. Gjithashtu, ai eshte edhe njeri nga sponsorizuesit e librit te Ramizit, qe prmovoet sot. Me fjalë të tjera, ai u gëzohet sukseseve të te tjerëve. Ndaj e keni sot duke promovuar së bashku me Gjinin veprat e njeri-tjetrit. Kjo pastërti shpirtërore, kjo dashamirësi njerëzore dhe kjo bujari personale gjendet e shkrirë në formë vargu në të gjitha poezitë e ndjeshme të librit të Velajt që sot kemi në dorë. Velaj është një poet që unë e lexoj me shumë kënaqësi dhe gjithmonë pres të lexoj gjëra të reja prej tij.
Velaj dhe Gjini nuk mund të krahasohen me njëri-tjetrin si autorë. Ja vetëm tri arsye për këtë:
E para është se krijuesit janë si yjet—secili ka bukurinë e vet brenda diferencave ekzistuese në paraqitje dhe në përbërje. Krijuesit nuk duhet të krahasohen me njëri tjetrin, por të shijohen dhe të vlerësohen për atë që na japin në letërsi.
Arsyeja e dytë është se klasifikimi kategorik i krijueseve nuk bëhet kurrë me qëllim të mirë dhe gjithmonë është rezultat ose i ngutjes ose i papërgjegjësisë personale të atij që i bën këto krahasime. Ajo është e pranueshme dhe e ndershme vetëm kur vjen qartë si një opinion personal, pra duke thënë “ky apo ai libër, apo ky apo ai shkrimtar më pëlqen me shumë, është më i përafërt me shijet e mia për letërsinë.
Arsyeja e tretë dhe e fundit është kjo: Edhe sikur ta bëja atë gabim e të tentoja ta krahasoja Ramiz Gjinin me ndonjë shkrimtar tjetër këtu në Amerikë, gabimi im do të ishte i pafalshëm. Sepse në gjykimin tim për letërsinë, asnjë prej nesh nuk mund të krahasohet me Ramiz Gjinin. Tregimet e tij apo “Rrefimet në hije” të tij, parë nga një këndvështrim i veçantë, janë si skulpturat e Mikelanxhelos, në të cilat, të heqësh apo të shtosh qoftë edhe gjënë më të vogël, do të prishësh diçka shumë të madhe. Besoj se do të jeni dakord me opinion tim kur ta lexoni librin.
Me respektin më të lartë dhe me dashamirësinë më të madhe për ju si pjesëmarrës dhe për autorët që ju po promovoni sot,
Gjekë Marinaj,
Anëtar i shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë
Ndersa z.Luzaj kryetari i shoqates kishte sjelle kete pershendetje:
Te nderuar zonja dhe zoterinj,
Per arsye shendetsore dy ore para nisjes anullova udhetimin.
Gjithesesi jam aty me zemer dhe shpirt.
Letersia Shqipe qe nga krijimet e saj e gjer me sot eshte ushqyer me ushqimin gjallerues nga bijte dhe bijat e saj me te nderuar, qe ishin dhe jane neper bote.
Nje nga arteriet me te fuqishme te kesaj letersie ka qene gjaku patriotik i shqiptareve te AMERIKES.
Ky gjak i ardhur nga zemrat e medha jo vetem qe s'ka shteruar, por eshte shtuar, ne gjurmet e Nolit dhe te Konices.
Gjeke Marinaj ky vigan i ri i kultures shqipe, vite me pare themeloi: SHSHSHA-n
e cila gjallon nga viti ne vit. Anetare te kesaj shoqate jane pena te fuqishme ne proze dhe poezi, e kam te pamundur te rreshtoj nga vlerat, por ky fenomen ndodh edhe me tej.
Asnje s'ka te drejte te klasifikoj ne gjithe boten krijuese penat me te ndritura.
Jemi mbledhur per gezimin e librit, gezimet dhe festimet e kultures jane gezime kombtare, sepse kultura eshte arme e fuqishme qe na mbron dhe perfaqeson.
Krijusit jane nga me patriotet, por me fukarenjte, do ta kishte per nder cdo i kamur qe te ta kish emrin si sponsor mbi nje liber qe s'vdes kurre.
Mehill Velaj qe me librin e tij te fundit ka mundur ta fus krijimin e zemres se zjarrte ne shinat pa fund te poezise i duhet energji zemre dhe shpirti qe ky tren i tij te udhetoje larg, krah shokeve. Suksese vella Mhill!
Ramiz Gjini me krijimtarine e tij letrare i ngre Karatin Shoqates dhe letersise shqipe.
Rruga e tij letrare eshte pak a shume si rruga qe ben avioni.
Ai rendi e rendi ne toke gjersa mori lartesite.
Libri i fundit me tregime:” Rrefime ne hije”qe feston sot, eshte pjesa me e arrire e ketij shkrimtari dhe tregimi:”Frika” konkuron dhe ze vend nderi ne letersine europiane dhe me tej, tregimi “Frika” eshte nje perle e rralle e krijuar, dhe e nxjerre nga thellesia e nje shpirti te madh! Ajo pati nje lindje te veshtire per te t’u bere zbukurim mbi unaze zengjini
Suksese dhe ju faleminderit!

Nga Prof.Peter Prifti u lexua:
U gezova nga lajmi qe njoftoi per organizimin e kesaj mbremje, per te diskutuar dhe reklamuar veprat me te reja te dy shkrimtareve te njohur ne diasporen tone, Ramiz Gjini dhe Mhill Velaj. Une pata rastin te njihem me ta, ne Konferencen e Shoqates se Shkrimtareve qe u mbajt ne Dallas, Teksas, para tre viteve. Ishte nje takim i kendshem, qe e kujtoj me kenaqesi. Zoterinjte Gjini dhe Velaj punojne me zell dhe zotesi per lartesimin e letersise dhe kultures shqiptare. Prandaj, e kam per nder qe t'i pergezoj per veprat e tyre te reja, duke uruar qe ato te priten mire, dhe mbremja te perfundoje me sukses.
Diskutimet gjate promovimit
Studjuesi i mirenjohur Tom Mrijaj:
Tek ritmet dhe mesazhet e vargjeve shihet dora e mjeshtrit poetik Mhill Velaj.
“Nisje”. Me kete titull kaq te gjetur origjinal dhe shume kuptimplote nis edhe vellimi i ri me poezi te z.Mhill Velaj “ Metamorfoza e Rruzullit”.
…Vete fakti i pasionit dhe perkushtimit ndaj poezise, qe ne moshen adoleshente te poetit, provon “thirrjen e brendshme” dhe prirjen e lindur per poezi te Velajt.
Qe ne “Nisje”, poeti Velaj e fillon me poezine dramatike: “ Rozafa sot”, sepse dramatike madje tragjike ka qene mjerisht e gjithe historia e atdheut tone, qe ne “Nisje” e deri ne ditet tona…
Komediani i shquar dhe dipllomati P.Kulla tha se jam shume i kenaqur qe marr pjese ne kete promovim te prozatorit qe e kam te preferuarin tim, shkrimtarin Gjini.
Ne letersine shqiptare kane ndodhur shume ndryshime, mund ta quaja nje termet, me prurjen e shkrimtareve te rinj. Ende nuk eshte shoshitur trashegimia e realizmit socialist, ende nuk eshte shoshitur e djeshmja, ka boshlleqe ne kritiken letrare, nuk po kuptohet vlera dhe per rrjedhoje antivlera.
Gjini eshte nje shkrimtar qe meriton nje vemendje te vecante, nga kritika profesioniste.
Ai eshte i edukuar ne shkollat me moderne dhe gjithashtu ka nje bagazh te pasur jetesor.
Ai ka shetitur si bleta neper lulet e pahelmuara dhe ka prodhuar mjaltin e vet.
Tregimi i shkurter eshte shume afer poezise tha z.Kulla dhe beri nje paralelizem midis Cehovit dhe Gjinit.
Tregimi “Frika”, “Macja e zeze”… etj mbeten nje pasuri e madhe per letersine.
Kritiku Pal Ndrecaj foli per poezine dhe fatin historik te shqiptareve
Poezia ne pergjithesi, si forma me e artikuluar e komunikimit artistik, qe nga Homeri e deri ne koherat e paramdernizimit ka qene njeheresh edhe zeri me i artikuluar shpirteror ne interkomunikimin e artistit me kohen dhe me vetveten.
…Duke qene tematikisht e angazhuar poezia shqipe, vecanerisht ajo qe krijohej ne Kosove dhe vise te tjera te ish-Jugosllavise krijoi nje gjuhe te vecante shenjash e kodesh qe here-here e ngarkonin ate edhe me doza jo te vogla hermetizmi.
Jane keto dukuri qe e percjellin artin ne kushtet e mungeses se lirise se fjales.
Edhe poezia qe do te pasoje ne gjeneratat e tjera te krijuesve do te ndjeke te njejtin preokupim tematik dhe do te rezonoje ide te ngjashme. Kesaj “shkolle letrare iu bashkuan edhe gjenerata te tjera, ne mesin e te cileve edhe autori qe sot e promovojme, Mhill Velaj. Poezia e Velajt ndjek te njejtat interesime tematike qe e kane karakterizuar brezin krijues qe ne letrat tona eshte i njohur si brezi I viteve 60-te. Ajo ka te njejtat vecori qe mund te themi se permbajne kodeksin poetik te nje periudhe te tere.
Kritiku Ilir Seci permendi se krijimtaria e ketyre shkrimtareve eshte konsoliduar, tashme ata jane mjeshtra te fjales ne gjuhen shqipe…
Ju uroj atyre suksese te metejshme dhe cilesore!
Poezite e Mhill Velaj te japin emocione te fuqishme dhe te ngjerthejne te teren kur lexuesi i merr per t’i lexuar!
Me mjaft emocion aktorja e Brodueit Elza Zagreda intepretonte poezi te ndryshme nga librat e Mhill Velajt!
Konsulli shqiptar ne New York z.Albert Jerasi, qe vazhdimisht merr pjese ne aktivitetet qe organizon komuniteti, pershendeti Shoqaten e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane dhe falenderoi perzemersisht si z.Gjini dhe z.Velaj.
Ai pohoi se kritiku me i mire per cdo shkrimtar eshte koha dhe vetem ajo e gjykon shkrimtarin, pra vjen nje dite dhe vlerat e librave gjykohen sipas nivelit qe ato kane.
Keshtu shkrimtari i madh boteror Cehovi, nuk ishte i vleresuar aq shume sa qe i ri, fama e tij u rrit ndjeshem pas vdekjes.
Z.Badedin Bala, ish ambassador ne Slloveni e pershkroi me emocion cfare ai kishte ndjere kur kishte lexuar librat e Velajt.
Ndersa editori i gazetes “Illyria” Dalip Greca solli me profesionalizem kritiken e tij per z.Gjini. Ai kishte qemtuar me kujdes qe nga tregimi i pare i Gjinit qe ishte botuar ne gazeten lokale dhe deri tek libri i tij i fundit “Rrefime ne Hije”.
Nuk eshte e lehte te zberthesh tregimet e Gjinit, pasi ato kane kode te vecanta deshifriuese. Gjini qe heret ka paralajmeruar nje stil tjeter krijues, larg letersise socialiste. Ai eshte nje mjeshter i vecante i artit, dhe shkon atje ku buron arti dhe jo atje ku derdhet.
Shkrimtari i mirenjohur Adnan Mehmeti pohoi se te gjendesh ne mesin e dy miqve, Mhill Velaj dhe Ramiz Gjini, eshte fat, sepse jane dy njerez shume te mire. Por, te flasesh per ta si krijues, duhet me shume kohe per nje studim me shkencor. Keto dy figura jane dy botera krejtesisht te ndryshem: njeri poet dhe tjetri shkrimtar.
…Tek poezia “Kosova” poeti ka arritur te derdhe refleksionin poetik te historise se saj dhe arritjen e formules optimiste, mjaft artistike, origjinale, i shkarkuar nga prozaikja, i cliruar kesaj here nga notat patriotike, arrin te realizoje nje poezi antologjike e cila formohet vetem me 12 vargje:
Neper tingujt e emrit tim
Ajo merr zemer…Vetem duke lexuar kete liber me poezi lexuesi takohet me shpirtin fisnik te poetit Mhill Velaj.
Aktori Shpend Gjocaj me interpretimin e tij dhe me zerin burreror do te bente qe salla te shperthente ne duartrokitje, dhe te na sillte shume prane Kosoven martire, qe aq bukur I ka thurrur vargje poeti Velaj.
Ndersa Intelektuali Ilir Spata do te emociononte se tepermi sallen me interpretimin e tij me aq passion dhe dashuri per librin, ai vazhdimisht ka dale para publikut ne interpretime te ndryshme nga poete shqiptare.
Poetja Donika Timko, falenderoi perzemersisht z.Velaj dhe z.Gjini duke ftuar biznesmenet te sponsorizojne librat e shkrimtareve, pasi kjo eshte nje pasuri e vyer per Kombin.
Piktori i talentuar dhe poeti Nexhat Imeraj i pershendeti perzemersisht z.Velaj dhe Gjinin dhe ju uroi atyre suksese te metejshme. Z.Imeraj vazhdimisht ndodhet ne aktivitet e artisteve dhe shkrimtareve dhe me pasion e humor te holle pritet diskutimi i tij artistik.
Shkrimtari Pierre Simsia i falenderoi perzemersisht te dy autoret qe na kishin mbledhur ne kete promovim dhe dalloi shkrimtarin e vertete nga krijuesit e rendomte.
Shume veta mund te shkruajne, por jo cdo krijues eshte shkrimtar, shkrimtari afirmohet nga vepra qe shkruan dhe nga vleresimi i kritikes profesioniste, pohoi Simsia.
Gazetari Qazim Doda mik i ngushte i heroit Adrian Krasniqi me fjalen e tij dritheruese na e solli si nje engjell te vertete prane salles kete luftetar trim, duke marr shkas nga poezia e Velajt kushtuar enkas ish nxenesit te tij, qe dha jeten per Kosoven.
Tom Paloka uroi per librat dhe nje vazhdimesi te metejshme punes se shoqates!
Anetarja e ShShShA-s znj.Sulkuqi pohoi se kur me prishet shija nga leximet e rregulloj ate me librat e Gjinit.
Znj. R.Moisiu pershendeti perzemersisht te dy autoret duke e mbyllur diskutimin e saj me vargje nga Velaj: Jemi lisa me rrenje/ Ne gure e varre/ Jehone zerash te rinj/ Oshetime zerash te te pareve.
K.Z. diskutoi se nuk eshte rastesi qe shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, ka sjelle prane lexuesve nje krijimtari te bollshme dhe cilesore, pasi saktesisht jane disa shkrimtare, anetare te kesaj shoqate qe i kane dhuruar publikut nje sere librash me vlere per kete vit. Eshte viti i Pavaresise se Kosoves qe frymezoi te tre shkrimtaret shqiptare prej Kosove, eshte ajo, Perendesha e frymezimit qe u dha muze, dhe pikerisht sot promovojme krijimtarine e Velajt.
Eshte Gjini qe me librat e tij i ka bere sfide mediokres ne letersi, prurjes me teprice, dhe na con ne shtratin, ne lemin e dialektikes, per te cilen ka shume nevoje letersia e sotme shqiptare.
Tregimet e shkurtra, cka dhe eshte stili i rrefimit te tij, ku ne koncentrat te mendimit jep gjithe mesazhin dhe te mban gjalle, te ngerthen te teren dhe ne ate tension ke marr gjithcka qe duhet. Magjia e te rrefyerit, zhdukin aureolen e territ dhe sherbejne si nje kolone vertebrale per kulturen tone. Tregimet e tij sot duhet te vihen ne tekstet shkollore ne Shqiperi ku te mbushet zbrazetia shpirterore qe shpesh pushton mendjet e te rinjve.
Edhe poeti Velaj, poet shqiptar prej Kosove, me terhoqi shume me titullin tejet simbolik:”Gershetat e Aulones”, gersheti nje tradite e hershme per vajzat shqiptare, feminitetin e tyre, nje zakon si me i hijshmi, me i stolisuri, me i bukuri, me emocionoi pa mase. E falenderoj perzemersisht dhe per sponsorizimin e librit “Zemer Prinderore” nje antologji e ShShShA-s cka flet qarte per fisnikerine dhe bujarine e Velajt.
Ne kete promovim kishin ardhur nje sere perfaqesuesish nga organizata te ndryshme, si z.Namik Shehu, z.Sali Bollati, z.Selaudin Velaj, z.Ismail Ahmeti i cili interpretoi dhe poezi te ndryshme etj…
Promovimi u mbyll me fjalen e Velajt dhe Gjinit ku ata falenderuan se tepermi pjesemarresit, familjet e tyre ne kete promovim.
Velaj shprehu mirenjohjen e pakufishme per motrat e tij dhe z.Haxhi Berisha i cili mundesoi mjediset e kolegjit dhe mirepriti gjithe miqte e librit.
Gjini falenderoi gjithashtu sponsorizuesit M.Velaj, S.Velaj, per librat e tij dhe pohoi se kritika letrare duhet te thote te verteten dhe profesionalisht per librat e shkrimtareve.
Miqte e librit u larguan per ne shtepite e tyre, te gezuar dhe me shijen e mire se kishin kaluar kendshem dhe ne menyre tejet te kulturuar nje dite te fundjaves se tyre.


Bronx, NY, 2008

1 comment:

qazim said...

Shkrim i mire, permbledhje e kompletuar e tere atij aktiviteti kulturor. Te lumte Kozeta!