Friday, 12 September 2008

Dialog zhvillues drejt nje përshkrimi real

Falënderim dhe përgjegjshmëri

Me duhet te përpëlitem mes dy qëndrimesh;

-ose te jem vetja, ose te jem tjetri

-ose te jem skrupuloze, ose te hesht per gjera qe i perceptoj ndryshe

-ose te ndjek rrugën time, ose te te tjerëve.

Zgjodha veten skrupuloze dhe po ndjek rrugën time.

Ne gjithë këtë “hulli” le te themi, me futi shkrimi i Kolec Traboinit “Poetja e dashuruar me ketrat”

Mirënjohja dhe rregullat e etikes me thane se duhet te falënderoj autorin dhe komentuesit dhe këtë e bëra pa hezitim. Unë s’dal dot jashtë atyre rregullave te vendosura tek unë qe prej stërgjyshërve.

Fillimisht tërheq vëmendjen qe, per sa do lexoni , te mos lihet ne harrese ne asnjë cast fakti qe tek Traboini ka spikatur periodikisht tendenca per te përcjellë zërat e heshtur atje ku zhurmat s’të lënë te dëgjosh muzikën – dhe kjo nuk qëndron vetëm si nje vlere fisnike. Përmasat e shfaqjes se kësaj tendence unë do t’i cilësoja si ndjenje kombëtarizme.

Normalisht, cikli i bisedave dhe prononcimeve duhej te mbyllej këtu.

Mirëpo, per rastin ne fjale, mendoj se ka edhe diçka tjetër te rëndësishme per te diskutuar.

Leximet me kane sjelle shpesh para syve portrete autoresh. I kam pare ne mënyrë kritike përshkrimet qe u janë bere. Mënyrë kritike ne cdo kuptim, qe do te thotë;

-kam pare vlerësimet dhe kam kërkuar vlerat

-kam pare vërejtjet dhe kam kërkuar mangësitë

-kam dëgjuar opinionet dhe kam kërkuar faktet

Per me tepër, jam përpjekur te gjej motivin per nje sipërmarrje aq serioze sic është artikulimi i nje portreti qe ia vlen ta kesh ne vëmendje.

Nisur nga ky pozicion i imi përballë gjithfarë behet jashtë e brenda meje, mendova se është me vend te zhvilloj nje “replike” te shëndetshme ne lidhje me portretin tim përshkruar nga K. Traboini. Nxitova ta bej këtë përpara se dikush tjetër qe nuk me njeh fare, te orientohet nga opinione te gjithfarë shijeve.

Per rastin ne fjale, ashtu sic edhe e theksova me lart, unë e kam te qarte motivin qe frymëzon përshkrime te tilla. I shtoj këtij motivi edhe dashamirësinë qe ekziston mes miqsh, aq me tepër nëse ke diçka sado te vogël per te thënë.

Por, pare nga këndvështrimi im, ndonjëherë dashamirësia gabon.

Unë e gjej shume dashamirëse te me cilësojnë “njohëse te gjuhëve te huaja”. Gjithashtu kuptoj qe ne nje kategorizim te tille, miku im Traboini niset nga niveli i njohjes nderpersonale dhe opinioni personal. Por nëse per këtë, do te me pyesnin drejtpërsëdrejti mua, unë do tulatesha gjithë dyshim nen ndonjë strehe e do thosha neper dhembe:“ohuu..., është fjale e madhe ta quash veten njohës te gjuhëve te huaja. Pa te shohim njëherë sa njoh gjuhen tene ” sic thosh i shumedegjuari Naim.

Unë e gjej shume dashamirëse kur thuhet se jam studiuese. Me siguri, këtu Traboini ka dashur te cilësojë natyrën time studjoze. Edhe mundet. Individualisht. Si shume te tjerë studjoze.

Sepse, edhe ne këtë rast, cilësimi kërkon kujdes...kërkon kujdes pasi “studiues” është nje fjale edhe me e madhe se sa “njohës i gjuhëve te huaja”.... Me ato pak redaktime, përkthime, manuale, pune profesionale ne grup, prononcime aty këtu ne shtyp apo ndonjë gjë tjetër te këtij lloji, unë do te mund te thoja vetëm kaq; lexoj dhe nënvizoj vazhdimisht dhe, po aq vazhdimisht kuptoj ne nje forme me te moderuar Sokratin!

Unë e gjej shume dashamirëse te me cilësojnë ‘poete’. Patjetër, këtu Traboini ka gjetur diçka qe buron si poezi prej meje. Ahh, te mundesha dhe te isha!

Por, kur ul sytë dhe shoh se sa hije lëshoj, gjej nje qoshe te strukem sepse nuk e mbaj dot Diellin.

Per te gjitha sa thashë, unë i them Kolecit “Faleminderit mik!” dhe nje mik konsiderohet i tille kur i ka thënë fjalët ashtu sic i kane buruar. Mendoj gjithashtu, se gjithçka e thënë prej tij është pare nga nje pozicion i ndryshëm nga te tjerët. Domethënë, veçmas faktit qe K. Traboini është nje emër me peshe ne krijimtari, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë konsideratave personale dhe prirjeve miqësore.

Por, nëse dikush do donte te shihte te vërtetën time, do t’i duhej te ç’tendosej nga cdo lloj ndikimi dhe te ruante objektivitetin e vlerësimit. Per këtë do te na duhet t’ia leme fjalën kohës .

Me respekt

Lindita

No comments: