Sunday, 7 September 2008

Me shume respekt per nje emer qe nuk do te shuhet.



Aleko Likaj

Dje ishte nje dite shenjtoresh. Njerezimi e quan "Dita e Nene Terezes". Por kjo nene me gjak shqiptaresh, ka bere mrekulli me mesazhet e saj, per te gjitha shtresat.
Nene Tereza ishte dhe mbeti nje Hyj i vertete qiellore. Ne shqiptaret, duhet qe te krenohemi dhe te mesojme nga filozofia, e jetes se saj te thjeshte, humane, dhe njerezore. Te falim, e se bashku, te ndertojme nje bote, ku te kete me shume vellazeri, e mirebesim reciprok. Tu japim doren atyre qe kerkojne te rringrihen.Ta duam shokun, e ta rrespektojme deri ne miresi.Te heqim dore nga ligesite, fyerjet e sharjet, qe ndodhin sa here mes nesh, duke lenduar e shkateruar shpirtra te brishtë. Te mos fyejm e kercenojme askend, se kjo jete qe kemi nis, eshte aq e shkurter, sa nuk do te kemi me kohe as edhe te mbajme mëri.Jemi nga kombet me te vegjel te kesaj bote, qe e therrasim glob, ku egzistenca jone kolektive kerkon ne rradhe te pare, qendrese e rrezistence perballe, "cunameve" e "turnadove", qe na dergon natyra. Shqiptaret, si brenda dhe jashte kufijve te kombit , aty ku jane, vazhdojne qe ta shohin njeri tjetrin si nje armik, si nje Tiger, a Luan, dhe mendojn veçse te ngrehin kurthe e pusi, nga ato qe te shkaterojne e te renojne vertete. Ky zakon rudimental, qe na vjen nga bota e kafsheve, kur vete ishim pjese e saj, duket sot, sa anakronik aq edhe mizor, i cili eshte "ulur kembekryq " mes nesh, duke na mbajtur peng perballe botes, e kombeve te qyteteruar. Le ti kthehemi per nje çast, duke i haruar qe te gjitha, filozofise se kesaj nene te njerezimit, e cila shkriu gjithe jeten ne sherbim te saj, ne ndihme te me te dobteve, atje ku mungon gjitheçkah, per te dhene mesazhin e filozofine e kesaj jete, pa fyerje e pa varferi....shpirterore. Te mendojme se brenda nesh, egziston nje...Nene Tereze. Le te ulim "armet", kercenimet ndaj njeri tjetrit, e te harrojme fyerjet me fjalet nga me te ndyrat, qe ka fjalori yne, dhe qe ne e perdorim pa menduar dot asgje, as edhe pasojat qe lene pas. Le ti zgjasim doren njeri tjetrit, miqesisht, e ta shohim drej e ne sy, si nje mik i vjeter, per tu bere pjese e kesaj bote te qyteteruar. Te harrojme gjitheçkah, duke hedhur veshtrimin nga e ardhmja, ku te zoteroj midis nesh paqia, rrespekti i ndersjellte, dhe dashuria njerezore.
Eshte dite shenjtoresh...e hyut, dhe shqiptares se ndritur, Nene Tereze
Mesazhi i saj vlen per gjenerata brezash ne kete bote mjerane e te vogel.
Me shume respekt per nje emer qe nuk do te shuhet.

No comments: