Saturday, 6 September 2008

Nje komedi lirike e dramaturgut shqiptar pret qe te shfaqet ne France

Dramaturgji

Nga : Aleko Likaj



Dramaturgu Sheri Mita ka shkruar se fundi edhe nje komedi. Titullohet « Azilantet ». Pas nje periudhe prej dy a tre muaj ne token franceze, gati dy vjet te shkuara, ai takoi ne nje rast te rralle, nga ato qe konsiderohen vertete « miniere floriri « .Heroi i tij mbrin ne France si qytetar i kosoves dhe stabilizohet menjehere me nje identitet tjeter, ate te kosovarit. Sheri qendroi me kete personazh per shume kohe ne shtepine e tij si mik. Shfletoi dekumenta dhe artikuj gazete per « heroin », dhe se fundi shkroi komedine.
Eshte nje rast qe nuk te le te qendrosh indiferent –thoshte shpesh dramaturgu gjate gjithe atyre diteve. Komedia u shkruajt ne Tirane dhe tani tenton qe te vihet ne skene , kete sezon artistik, ne nje prej teatrove te qytetit te Bordose.


PERMBLEDHJE TELEGRAFIKE E KOMEDISE “ AZILANTET”

Autori i komedisë, Sheri Mita, ka ardhur në Francë dhe është regjistruar si Azil kërkues,me qëllim që të njihte nga afër jetën dhe peripecitë e emigrantëve, që kanë fituar statusin Politik, ose që vazhdojnë ta kërkojnë atë: Franca, me humanizmin dhe altruizmin që e karakterizon, ka hapur portat për të pritur e trajtuar sipas kartës së të drejtave të njeriut, emigrantë nga e gjithë Bota. Në këto rrethana zhvillohet fabula komike e komedisë:
· Një qytetar nga Kosova, në kuadrin e reprezaljeve të ushtrisë Serbe, humbet tërë familjen e tij: I mbetur fillikat, i vetmuar e me zemër të plagosur nga kjo tragjedi merr rrugën e emigrimit. Endet në disa shtete të Europës duke kërkuar Azil. Anasjelltas, një bashkmoshatar i tij nga Tirana, përjeton varfërinë e tejskajshme që kalon vendi i tij. Djali i ri nga Shqipëria quhet Romeo. Dashurohet me shikim të parë me një vajzë të re…që për koiçidencë të fatit quhet Xhulietë…Romeo dhe Xhulieta kanë të njëjtën histori dashurie me Heronjtë tragjikë të Shekspirit, veçse dy dashnorët e komedisë janë shumë të varfër. Babai i Romeos është berber, ndërsa ai i Xhulietës karrocier.Berberi kërkon të “rruajë” me briskun e tij një familje të pasur duke ju dhënë djalin si dhëndërr…Karrocieri me çdo kusht kërkon të martojë vajzën e tij me një deputet, që shquhet nga sasia e parave të vjedhura, por që “çalon nga të dy këmbët” për shkak të moshës së tij të vjetër…Te rinjtë i qëndrojnë besnik dashurisë së tyre. Janë betuar për dashuri të përjetshme, duke luftuar kundër çdo furtune, që do tu sjellë fati, veçse… që të martohen ju duhet një shtëpizë…Ashtu si Romeo i Shekspirit – edhe Heroi ynë “ syrgjynoset”, arratiset nga vëndi i tij, emigron për të punuar e për të fituar aq para, sa për të blerë strehën e tyre bashkëshortore. Punon në Greqi, në Gjermani dhe Itali… Kalojne vite. Kur flokët e tyre zbardhen nga thinjat e para, Romeo i fiton me shumë sakrifica paratë që iu duhen niset me shpejtësi për tu kthyher tek Xhulieta, që e pret krahëhapur…Sa hyn në kufirin Shqiptar, në vëndin e tij të lindjes, ku vazhdon të lulëzojë kriminaliteti, varfëria, korrupsioni e padrejtësia njerëzore, një bandë hajdutësh me maska në fytyrë e “përshëndesin” atë dhe emigrantët e tjerë në një mënyrë shumë origjinale duke i plaçkitur e vjedhur të gjitha ato paratë e fituara prej vitesh. I mbetur përsëri “ Lakuriq në mes të ujqërve” Romeo merr vendim dhe ia komunikon Xhulietës në telefon: - “ Do të kthehem përsëri. Do të endem nëpër Botë, duke i përdorur të gjitha mjetet për të rifituar shtëpinë tone”. “Heroi” kthehet në Francë. Informohet nga media për tragjedinë që i ka ndodhur qytetarit nga Kosova. Studion me vëmëndje biografinë e tij. Paraqitet në zyrat e Azilit me identitetin e ndryshuar…Pritet si Hero nga Administrata dhe i jepet Statusi Politik”.
E dashura e tij, Xhulieta, e lodhur dhe e mërzitur jashtë mase nga kjo torturë shumë vjeçare merr vendimin për të emigruar dhe për të kërkuar Romeon e saj. Shkel në tokën Franceze dhe kërkon Azil. Në këto momente vjen edhe ngjarja kryesore: Heroi i vërtetë, pas sorollatjes në disa shtete të tjera hyn në Francë dhe kërkon Azil. Intervistohet në zyrat përkatëse. Paraqet thjesht e me dhimbje njerëzore historinë e tij. Akuzohet rëndë për mashtrim, përvetësim të identitetit të tjetrit. Del i tronditur e tepër i indinjuar nga fakti se dikush tjetër, e për më tepër, një bashkatdhetar, i ka grabitur emër e mbiemër…nderin e familjes së tij. Në këtë situatë ogurzezë- tragjikomike-Heroi i vërtetë betohet se do gjejë e do ta vrasë Heroin e gënjeshtërt. Si pasojë, dy rivalët gjënden përballë njëri-tjetrit…Nga kjo pikë kulmore situatat ngarkohen me më shumë ndërlikime dhe konflikti vrapon drejt finalit…

-Personazhet e Komedisë

Dy Heronjtë (i vërteti dhe i rremi), një Telekronist Francez, një Shkrimtar Humorist Shqiptar, dy vajza emigrante Shqiptare, një njeri me ngjyrë dhe një Nëpunësë Franceze.

-Vëndi i veprimit:

Një qytet i vogël Francez

- Në mesazhin e komedisë trajtohet një ide e rëndësishmë kontemporane, si: Gënjeshtra lulëzon në kurriz të së vërtetës.

No comments: