Saturday, 6 September 2008

Tre poezi nga Luan Xhuli




Duke ndertuar shtepine e re….

…prisha pa dashur nje fole zogu..
Lodhja me preu buzeqeshjen,
qetesia se mbylli syne…
Per jave te tera
me vizitoi zogu i pa strehe…
cicerima ngjasonte me dhimbjen
pershendetja e tij ,- psheretime..
Vetem nje pupul haroi ne dritare
Ngushellim per mua
dhe puhizen mengjezore….
U kthye mbas shume kohesh,
Kendonte pa reshtur
duke me therritur
Kishte sheruar plaget
me urimet qe i falem
njeri- tjetrit…


gusht 2008
STAMBOLLI….


...Këto ditë
ftoi shokun tim...
Dëshira dhe ëndra ime
mbeti e mbyllur
në xhepin e valiçes së tij,
aty,
ku mban librin me fotografite e Sedat Pakay.
Dhuratë për qytetin,
dhashë sytë e mij të lodhur
ti freskojë era e Bosforit,
dhe nje copë shikimi,
ta lerë mbi Keratio,
për të thithur të kaltërtën....
Shokun tim,
Stambolli e ka ftuar këto dit
dhe unë larg,
vehten e ndjej turk,
që pret të beje dashuri me hënen
zbritur mbi urën Galata...
Po pres të kthehet shoku im..
Aroma e “Jeni-raki”
më çan hundët nga kënaqesia
dhe lageshtira e lagjes Pera
më gudulis si zgjim i herët..
Po vjen shoku im nga Stambolli....
Qytet - histori
synetuar
prej xheraheve historianë...

20-8-008
PANSELINO NË BALLKONIN E EGJEUT

Poshtë tempullit të lashtë
në Sunio,
peshkoj....
Më shoqëron Poseidoni
nga ballkoni i N.A.O.-së
si dhe peshqit me emrin e veçante {ndjekës.
Valët përqafojnë muret e lashtë,
duke larë shkëmbenjtë qe flejnë akoma,
lodhur nga dashuria e mbrëmjes...
Në ujin e gjelbërt,
dielli ndezi dritat
dhe hena si def i zbardhur
përton të largohet me tutje...
Ngyrat,
më ngatërojnë grepat
dhe filispanjat e holla
ankohen për ushqimet e gënjeshterta të peshkimit..
Peshkojmë poshtë tempullit të lashtë
dhe kapetan Aleksi,
di të shërojë detin e lodhur,
që ky mengjez panselino,
e zgjoi me dhimbje koke
te dashuruarish....


15-8-008

No comments: