Friday, 5 September 2008

Neruda ne gjuhen time


Lindita Agolli

Jane sonetet e mrekullueshme ato qe, me shume se cdo gje, me bejne te angazhohem me veten. Sepse keshtu e quaj dhe keshtu qendron ne konceptin tim nese lexon, shijon, perkthen, komenton, filozofon mbi poezine. Dhe kete shans ta jep vetem nje poet si Neruda... e ndonje tjeter. Pasi qe e shkruajta kete leter,mendova se do te ishte mire t'ua dergoja disa miqve te njohur me shprese se do t'ua bej sadopak te kendshme atmosferen ndersa lexojne dicka te medituar rreth poezise. E keshtu, ja ku eshte per te gjithe dhe ata qe pelqejne ndonje persiatje te tille.
Pablo Neruden nuk jam e vetmja qe e dua. Por ne llojin dhe ndjesite ndaj tij,s'ka se si te mos jem e pervecme. Sepse, ne fund te fundit, te gjithe ne jemi individe te ndryshem nga njeri tjetri, apo jo? Pak kohe me pare lexova ne internet nje nder sonetet e autorit ne fjale. Do te perpiqem te shprehem per gjithe cfare u bera, u transformova duke e lexuar...sepse duke lexuar poezi aq te vyera, behesh...behesh me i plote, kupton formen tende, gjen vetedijen per cfare ke ne permbajtje. Keshtu te pakten e lexoj une poezine.

Poezia ishte kjo:
Sonnet XVII

Pablo Neruda
I do not love you as if you were salt-rose or topaz
or the arrow of carnations the fire shoots off
I love you as certain dark things are to be loved
in secret, between shadow and soul

I love you
as the plant that never blooms
but carries in itself the light of hidden flowers;
thanks to your love a certain solid fragrance
risen from the earth, lives darkly in my body

I love you without knowing how, or when, or from where
I love you straightforwardly, without complexity or pride;
so I love you because I know no other way

than this: where I does not exist, nor you,
so close that your hand on my chest is my hand
so close that your eyes close as I fall asleep.



Dhe ja: Pershtatje ne shqip
Soneta XVII

Pablo Neruda

Ashtu nuk te dua une ty, sikur te ishe trendafil deti apo topaz
apo shigjete flake mbi trupa leshuar prej pasioni
te dua une ty sic disa gjera te "erreta" duhen
ne fshehtesi, mes hijeje dhe shpirti.

Te dua une ty, ashtu sikurse bima qe kurre s'lulezon
por mbart ne vete driten e luleve te fshehura;
fale dashurise tende njelloj arome "solide"
buruar nga toka jeton "erresisht" ne trupin tim.

Te dua une ty pa ditur se si, apo kur, apo nga ku
te dua une ty thjeshtesisht, pa kompleksitet a krenari;
keshtu te dua une ty sepse nuk di tjeter menyre

pervec kesaj: ku une jam, edhe ti,
kaq prane sa dora jote mbi kraharorin tim eshte imja
kaq prane sa syte e tu mbyllen teksa bie ne gjume une.



Dhe, pikerisht ketu, jam perpjekur te krijoj ndjesi te tilla sikurse Pablo do te donte...por..sdi te them...me shprese se pritshmerite e lexuesve mund te kenaqen.



ÇFARE ME THOTE TEKSTI MUA


Ne nje antonimi te plote: une nuk te dua si gjerat e bukura duhen - deshirohen, (topazi, lulja, trupi).

Fjala CARNATION ne anglisht ka dy kuptime: nje eshte karafili, lulja; dhe dy, eshte bojemishi - ngjyra; megjithate, nga latinishtja carne (mish), them se Pablo ne spanjisht i eshte referuar trupave. Nejse...mjafton te hapesh google dhe ‘search’ carnations per kuriozitet…Ishte vertet shume bukur kuptimi qe ka karafili sipas ngjyres.

Mire pra, po vazhdoj......çka i pelqen syrit. Te dua si disa (dark things): ne anglisht eshte fort ambigjene, dykuptimeshe: nje - gjera te erreta, gjera qe mbahen fshehur te tjereve nga ndrojtja se çdo te mendohet per ne; dy - gjera te fshehta, gjera qe s’thuhen dot, por ndjehen, gjera qe nese kuptohen, ato nuk shpjegohen dot, gjera qe nese jane, nuk shihen... Une te dua, por nuk di te te them si, kur, nga ku, ... te dua keshtu thjesht, pa nderlikime apo krenari, ... Keshtu di te te dua une, vetem ne kete menyre ... jo tjeter, te dua si veten. Ketu, jo veten ne kuptimin primar, egoist, (une pastaj te tjeret), si veten ne kuptimin te ndjej pjese te tere vetes time, nje vete (person) brenda meje.

Poezia per Mua:

NJE ALUDIM KREJT METAFORIK PER "shpirtin binjak" po ta thonim keshtu, por qe une preferoj me shume "TE VETMEN DASHURI TE NDJERE NDONJEHERE, ATE QE PERJETE DO TE JETOJE BRENDA NESH, SI TE ISHTE ESENCE E TRUPIT DHE MENDJES"...si bima qe kurre nuk lulezon por mban brenda driten e luleve te fshehura, gjera qe duhen fshehtas, ne sekret, mes hijeje e shpirti ...
Diçka qe pashe ne net: dy persona te ndryshem kane perkthyer nga origjinali te njejten poezi te Pablos, dhe njeri thoshte per ate qe ka perkthyer versionin qe une te solla (e habiteshme koinçidenca ne keta dy vargje):

“thanks to your
love....solid fragrance...etj”

Por, thoshte, ne spanjisht “el apretado” qe do te thote fjale per fjale binding – kufizues, rrethues qe do te thote s’te le te levizesh, te veprosh, te ndryshosh, ... Kjo me ben te shpreh nje dyshim timin per cilesine e perkthyesit "tone" anglisht foles/shkrues, megjithate, supozojme qe poezia te jete shkruar keshtu ne anglisht nga vete Pablo, pasi mendoj se duhet te kem origjinalin ne spanjisht per ta verifikuar, prandaj po vazhdoj me kete version...


PO PABLO CFARE NDJEN????!!!!!

Pablo, jo Neruda poet, por njeriu i dashuruar, nuk ndjen pasionin qe djeg mishin, nuk ndjen deshiren epshore ... Pablo do jeten, Pablo e do ate (vajzen, gruan, femren) sepse pa te nuk ben dot; sikur te provonim nje ALTERIM te asaj qe ka thene DESCARTE - i,"JE PENSE, DONC J'EXISTE", UNE MENDOJ, NDAJ EKZISTOJ, ..e pra, Pablo ketu ka thenien e vet: UNE TE DUA, DASHUROJ, NDAJ EKZISTOJ. Ndertoni para syve te mendjes suaj hologramen (projektim 3 dimensional i paprekshem, i tejkalushem), e nje njeriu. Qe ta bejme ate te prekshem, ta sjellim ku jemi ne, duhet brume, perberje, permbajtje, (teksa ne kemi tani veç formen ...ee?!), kjo eshte ajo çka ndjen ai per gruan, e cila,nese mungon, e zbraz Pablon. Pablo nuk thote dot se dashuron, por ai e ben kete. ... lulet nuk lulezojne ... drita e luleve te fshehura ... Pablo do si nje gonxhe ekziston. Pablo jeton prej saj, si bima prej tokes ... fale dashurise tende njefare arome e perhershme (solide), buruar nga toka, jeton brenda meje fshehtesisht... Shpjegim koncepti: fragrance, nga anglisht arome, pra scent ... kjo e fundit eshte fjale e pergjithshme, pra qe i referohet çdo fenomeni, gjeje, qe provokon nuhatje, pra "ere". Fragrance - origjine latine. Fragrare - me leshu ere/arome.



Imazhi qe me krijon mua fjala anglisht:

Arome apo çfaredo qofte ajo, delikate, e rafinuar, dhe e forte (qe perhapet dhe mbetet si era e parfumit), qe jo thjesht eshte, por rrjedh si gjaku ne vena. diçka, per mua paralele ne funksion me eterin.
Pra, ja çfare ndjen zemra e Pablos, “ti, grua qe une dua, je eter per mua...”

Edhe ca spjegime shkurt

"Rosa-rugosa" Ky eshte emri shkencor latinisht per salt-rose ..., shpesh njohur si trendafil i eger apo deti...kjo ne Azi, si p.sh. Japoni ...bima, eshte e klases manjoliopsida, rendi rosales. Kjo per ta bere me te qarte imazhin ne poezi. Gjendet edhe nje foto ne internet per kete lule. Mire. Kaq ne mirenjohje te kenaqesive qe me japin ato cfare miqte sjellin ne posten time. Pra, kuptohet, eshte nje pershendetje. Shpresoj ta keni gjetur te kendshme gjithe cfare lexuat.

No comments: