Dalan Luzaj
Kryetar i shoqatës së shkrimtareve Shqiptaro-amerikane
Gëzim Muhaj
President i radios “Radio Ilirët”
Ditën e shtunë më dt. 30 Gusht 2008 ora 6:00 PM në mjediset e lokalit “V&C Coffe Cappucino “ në Grend Avenue, River Grovë u zhvillua promovimi i dy librave:
-Anëtari i shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë z Fation Pajo me vëllimin me tregime : “Shpagimi” botuar në Tiranë në muajin Qershor 2008.
-Z. Thanas Hoda me librin e tij me kujtime :“Të gjitha rrugët më shpien në Labovë“ botuar në Tiranë në Korrik 2008.
Në një atmosferë tepër të ngrohtë e mes të ftuarish të shumtë (afro 50 vetë) ashtu siç di t’i organizojë një njeri me përvojë të madhe aktoriale,siç është ish aktori i Teatrit Popullor,z Pandi Siku,hapi këtë aktivitet letrar. Ai prezantoi para pjesmarrësve të ftuarit: z Dalan Luzaj,Kryetar I Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë,njëkohësisht dhe iniciuesi këtij aktiviteti të rëndësishëm;z Kostaq Duka,anëtar I Shoqatës;z Skënder Karacica ,kritik letrar ;z Anastas Prifti e z Ilir Numani biznesmenë dhe miq të përhershëm të aktiviteteve artistike,njëkohësisht dhe sponsorizuesit e aktivitetit;nënën e Fation Pajos,85-vjeçare me të vëllanë e tij,z Gëzim Muhaj Presidentin e Radios më të re :”Radio Ilirët”,z Mahmut Skënderi,Sekretar I shoqatës Shqiptaro-amerikane të Chicago-s dhe miqtë e ardhur nga Edisoni e Chicago-ja.
Z Pandi Siku shprehu mirënjohjen për mbresat që kish për të dy librat : -Në librin e z Thanas,-do të thoshte midis të tjerash -unë gjeta të mishëruar thjeshtësinë e mësuesit;mallin e mërgimtarit dhe për rrugët e gurët e zonave ku jetoi e punoi;njeriun që edhe pse nën një presion të vazhdueshëm përqark tij diti të falë e të harrojë bëmat e kundërshtarëve në interes të së mirës.Ky është dhe mesazhi që përcjell në librin e tij të dytë z Thanas Hoda. Më ndyshe nga i pari,tregimet e z Fation në këtë vëllim modest,por dhe domethënës që në titull “Shpagimi”-u shpreh Ai,-më dhanë një sadisfaksion e thashë :Ky është Fationi që njoh?! Kur lexon tregimin e parë “Vajza me kitarë” ky autor të mban të mbërthyer deri në fund të leximt për të na treguar mjeshtërisht atë moment rrënqethës të përshkrimit të situates duke e zbuluar në fund enigmën e fundit të tij. Befasues paraqitet dhe në tregimet “Natë me shi”;”Azilanti” apo dhe tek “Shpagimi”,ndaj lexohet me një frymë deri në fund. Pra sot Fationin e shoh jo vetëm si poet,por dhe si një prozator i njohur e me talent.
-Ju uroj autorëve frytshmëri në punën e tyre krijuese në të ardhmen dhe le të diskutojmë së bashku për këta dy libra.
Diskutuan me radhë z Memo Gjonzeneli,I cili ashtu thjesht solli mendimet e tij rreth dy librave.-Kur lexon librin e z Thanas të duket sikur ka jetuar e ka shkruar edhe për jetën tone. Jo çdokush hedh kujtime kaq të sakta Ndaj e uroj për punën e kujdesëshme që ka bërë Ai. Ndërsa për Fationin tashmë ai duket më I konsoliduar në mesazhet që përcjell nga një tregim në tjetrin. Shkruan thjesht,qartë dhe kuptueshëm.
Z Skënder Karacica hyn me diskutimin e tij drejt e në analizë të librit të z. Fation.-Autori me tregimet e tij na e bën rrugëtimin drejt Atdheut në një formë krejt tjetër. Një vajzë,portret I bukur I femrës shqiptare (në tregimin “Vajza me kitarë”) me dialogimin që aq bukur e sjell Fationi do të mbetet në kujtesën time për shumë kohë. Po kështuedhe ngjarjet madhore të Kombit si Tragjedia kosovare e vitit 1998 trajtohet thuajse si një copëz jete e gjallë.Ndaj mbetet I lexueshëm tregimi I Fationit. Natyrisht ka dhe disa mangësi në korrektimin e librit. Kjo çështje duhet shikuar mirë nga shtypshkronjat. Po kështu ka edhe disa fjalë që autori duhet ti shohë pasi duhen pasqyruar drejt sipas sintaksës së gjuhës shqipe. Por këto nuk ia humbin aspak vlerat librit. Përsa i përket librit të z Thanas nuk e kam lexuar, por e pëshëndes pasi të hedhësh kujtime sot është një pasuri e madhe jo vetëm për zonën që shkruan, por edhe për kombin.
Në diskutimin e Tij poeti Dalan Luzaj edhe nga pozita e Kryetarit të shoqatës së Shkrimtarëve reflektoi vlerat madhore që mbartin librat sot në edukimin e brezave._-Nëse në librin e z Thanas Hoda kemi një ndërthurje të së djeshmes së largët me të sotmen-do të shprehet Ai,-është meritë e punës së Tij që diti të na I përzgjedhë e transmetojë neve. Mosha dhe vitet e punës si mësues I nderuar duket qartë sa realisht flet Thanasi,sa mallka për zonat ku jetoi e punoi,sa fisnik është në qëndrimet e tij e sa I urtë është në situatat dhe vështirësitë që ka kapërcyer. Ndaj them se me librin e dytë Ky mik I nderuar ka përcaktuar drejt dhe ka finiciuar modestisht portretin e tij dhe vendin që I takon në shoqërinë tonë.
Kur flasim për vlerat e një libri artistik,-vazhdon diskutimin z Dalan,-siç kemi rastin sonte me librin me tregime të z Fation do të ndalesha në dy pika. E para,mënyra e kapjes së një problemi dhe zbardhjes artistikisht të tij. Nëse autori të mban gjatë tregimitnë fshehtësinë e “kurthit” të idesë së tij ai ia ka arritur qëllimit. E dyta,nëse autori paraqitet original në mënyrën e stilin e të treguarit bëhet edhe më I afërt me lexuesin e çdo lloj kategorie. E pra shokë unë këto ndjesi I gjeta tek Fationi. Për mua do të jetë një Perlë “Vajza me kitarë” apo lotët e xha Andonit tek “Ajo pikëz loti” etj. U uroj miqve mbarësi dhe suksese në të ardhmen.
-Kujtimet në libër janë një dëshmi e vyer historike për popullin tone-do të thoshte midis të tjerash në diskutimin e tij z Rasim Bebo,-ndaj është mire t’I hedhim ato sin ë rastin e mikut tim z Thanas. Për Fationin tregimet janë pasqyruar me ndjenjë. Ku do të veçoja”Vajza me kitare”.
Z Kostaq Duka,anëtar I shoqatës së shkrimtarëve midis të tjerash do të nënvizonte:-Vëllimi me tregime I Fationit hedh këndvështrimin në fatet e njerëzve të ngarkuar me dramacitet. Dhimbja,dashuria,dëshirapër më shumë mirësi barten në portrete njerëzish që pa bujë,vizatuar me thjeshtësi,të mbeten në kujtesë.Të tillë janë Alberti tek “Dhimbje buzë detit” apo dr. Ramizi tek “Natë me shi” etj. Ndërsa z Thanas diku pohon se nuk është shkrimtar,por kur lexon kujtimet e tij ai vetë me stilin e rrjedhshëm gjuhësor paraqitet si I tillë. Ju uroj suksese autorëve në të ardhmen.
Diskutime dhanë dhe z Ilir Numani, Hysni Aliaj Fejzi Sulejmani,Jani Depo etj.
Pasi përshëndetën diskutantët dhe pjesmarrësit autorët falenderuan gjithashtu z Anastas Prifti e Ilir Numani për sponsorizimin e mbrëmjes letrare e njëkohësisht ata falenderuan dhe sponsorat e librave te tyre: zj Vjollca Malaj dhe Ferrik Rama.Në fund blice për kujtim dhe autografë.
No comments:
Post a Comment