Monday, 29 September 2008

“Kthimi etik”, Kadareja dhe kohët e kritikës




Fatmir Terziu

“Kthimi etik” i kohëve të fundit në kritikën letrare, është shfaqur dukshëm në një numër të konsiderueshëm vëzhgimesh të krijimtarisë së Kadaresë dhe të Kadaresë, si krijues dhe shkrimtar. Në një nga shkrimet tipike të këtij lloji të kohëve të fundit, David O’Conor Thompson shkruan për një nga librat e Kadaresë, pikërisht për librin, “Prilli i Thyer”, se “është një libër shqetësues, jo vetëm për historinë që tregon, por edhe për botën që përshkruan, - një vend malor në rajonin e Shqipërisë ku jeta, apo më zakonisht vdekja, është e diktuar nga rregullat mesjetare të Kanunit”. Në prezantimin e bërë para ca kohësh, përkthyesi i tij, David Bell, përpara një publiku të gjerë në Southbank të Londrës do të shprehej se “nëse teksti i Kadaresë është dramë filozofike, atëherë ai është i tillë sepse fjalët e tij përmbajnë një dimension etik, pa kapërcyer atë social, historik dhe limitim gjuhësor, që natyrshëm qëndron në natyrën e adresimit të tij, dhe rrjedhshëm bashkërendon një situatë etike të të qënit”. Kondita është se fjala ‘nëse’ mund të rreket në kuptime të ndryshme. Por realiteti është në fazën që nga koha kur është qasur debati për njeriun sublim të letrave shqipe, në fazën që edhe panjohshmërisht e kanë cekur të tjerët. Në këtë ‘në se’ është fakti, fjala e Kadaresë mund të lexohet si një dramë prezente në cdo kohë, pra etikisht ajo është ekzistente. Në jo pak pjesë të tij kjo ekzistencë etike lexohet si atëherë edhe sot. Por kjo është larg asaj teorisë së “Presentismit” [kohës së tashme të cikluar] si një metodë që kritikon praktikisht metodën në studimet Shekspiriane. Një nga moderatoret e kësaj teorie, Terence Haëkes, ka thënë se “ne zgjedhim faktet. Ne zgjedhim tekstet. Ne bëjmë përzgjedhjen. Ne bëjmë percetimin. Faktet dhe tekstet, është për të thënë, nuk flasin thjesht, nuk shpjegojnë qetë. Ne flasim, ne kuptojmë prej tyre”. Jo shumë kohë më parë i diktuar ky “Kthim etik” në fjalën e Haëkes mund të kuptohet qartë edhe për Gjeniun e letrave shqipe si një punë etike, ku fokusi etik qëmton që nga atëherë kur autori e ka shkruar një pjesë deri në ditët tona; ku e tashmja dhe e ardhmja janë para së gjithash fokusi i asaj që ne mund ta quajmë me plot gojën një ‘etikë e së tashmes’.
Në shkrimin e tij O’Conor ka zgjatur vijimin e tij vëzhgues dhe analitik. Ai shënon: “në se realiteti në veprat e Kadaresë është depërtim historic dhe ndryshues, dhe këtu nuk ka ndonjë shtjellim jashtë kuadratit historik, atëherë diferenca e së shkuarës është padyshim e pagjykueshme dhe e pakapshme, sepse ajo gjithmonë mund të filtrohet nëpërmjet diferencës së të tashmes”. Ai shkon më pas të argumentojë se ‘etika e së tashmes’ rizgjon fantazinë e rileximit të tekstit në kuptimin e tij të realitetit të mëparshëm historik në favor të së vërtetës së tij të evoluar në kohë”.
Kjo është në të dy kuptimet, mirë dhe bukur, por butësisht krijon një test në anësoren e kritikës, që në mënyra të ndryshme gjuan krijimtarinë e Kadaresë dhe argumenton me sensin kohë dhe vend. Por në kuptimin real të krijimtarisë së Ismail Kadaresë duhet kuptuar se e tashmja është ku neve jetojmë, dhe ne akoma mund të ndërhyjmë dhe forcuar kuptimin e tij. Ajo bashkohet në mënyrë precizive në krijimtarinë e Kadaresë, dhe përputhet më shumë se historia. Dy lidhje ngjashmërie mund të thuhen në këtë pikë.
E para, në këtë formulim, ‘etika e së tashmes’ e gjen veten në siparin e pozicionit të kritikës që kritikon të shkuarën për të qenë. Mirë, e kaluara. Por ndërsa e tashmja dhe e ardhmja janë kaq interesante, përse humbja e kohës dhe ndërmarja e mendimit rreth tyre me lentet e një kritike jo-bashkëkohore duket si ende në nevojë? Vetë ndërhyrja e O’Conor duket se i jep përgjigje kritizerëve të bazuar në veladone të së shkuarës, teksa ciklon: “Kadareja shkruan në mënyrë të ngushtë, stil të zgjuar, por ai gjithashtu është një didakt i domosdoshëm në mënyrë që të shpjegojë edhe të pakuptimshmen dhe që ta bëjë tregimin më sipëror”. Në fakt tregimi i Kadaresë është një tregim, që ai krijon të reflektojë, i gjuajtur ashtu sic është nga vendndodhja dhe ligjësia jetike, supersticizmi dhe gjetja Homerike, që duhet të tregojë realen dhe të konceptohet ashtu sic është në kohë të ndryshme relative. Lidhur me këtë studiuesi Alan Sinfield ka argumentuar me krtikën letrare: “aestetika, etika personale dhe shumë lidhje të ngjashme janë bërë modë, madje kanë dyfishuar hapësirën e tyre, por përditë e më shumë kuptohet qartë se është vështirë që të flaket mbulesa politike, aq sa edhe përgjegjësia për kritikën duket se nis nga kjo udhë e shembur që në krijimin e saj, pasi e sheh krijuesin si metaforë që ai shpesh e përdor tek imagjinata e tij…”

Vazhdon..

Eseja do të publikohet në websitin me regjistrim që do të krijohet së shpejti.

No comments: