Thursday, 4 September 2008

Emigranti 500 007

Novruz Abilekaj

Te henen laj pjata,
te marten laj pjata,
te merkuren laj pjata,
te enjten, te premten, te shtunen pjata laj,
te dielen lahen pjatat e percjelljes sime.

Parajse eshte jeta ...!

Ne stacionin e Kifisias kishte grumbullim te veçante njerezish. Punonjesit e trenave ishin ne greve pese oreshe. Ai, emigranti 500 007, nuk bente greve, nuk pati bere kurre. “Ç’jane keta qe bejne greve? Makine po, shtepi po, taverna po dhe ...” Donte te gjente nje vend ne stolat e platformes. Nuk gjeti. “Perse kane vene kaq pak stola?!” I numeroi. Gjashtembedhjete vende. “Edhe gjashteqind te ishin nuk do mbetej vend per mua. Perse keshtu sonte? Eshte dite greve. Njerezit bejne edhe greve, bile ata zgjedhin vete qeverisjen e tyre. Une nuk votoj, nuk jam as ne sindikate. Greve nuk kam bere ... dhe as bej kurre. Kush jam une!? A me interesojne qeverite? Aa, une jam 500 007-a.”
Rrotull tij murmurisnin udhetare te merzitur. Zerat e tyre zvarriteshin e rrokulliseshin bashkerisht. Vetem nje zhurme e mbytur sosej tek timpanet e vesheve. “Mungon rezonanca”, shpalli mendja nje nga njohurite e vjetra te saj. “Kujdes! Treni vjen per pese minuta. Mos kaloni vijen e sigurise!”, u degjua zeri i perforcuar i punonjesit te stacionit. Turma e njerezve u afrua, duke krijuar disa rreshta, sipas bordures se vijes hekurudhore. Shumica ishin gra.
U afrua edhe 500 007-a. Çau perpara per te hyre sa me shpejt. Ndoshta do te arrinte te ulej. Deri ne Pire trenit i duheshin 53 minuta. Kishte dymbedhjete ore ne kembe. Te rinte edhe 53 minuta? Kjo do te ishte mbilodhje. Keto minuta e grumbullonin lodhjen me shume se gjithe oret e dites. “Pas tre minutash vjen treni tjeter”, qetesonte te grumbulluarit zeri i nepunesit. Askush s’i vinte veshin atij zeri. Tre minutat iu duken shume. Kaq vonese nuk kishte ndodhur thuajse asnjehere. Futi doren ne xhep per te verifikuar karten e udhetarit. Hapi meshinin e zi. Perballe kartes çeli fotografia e Klodit. Klodi i buzeqeshte. “Sa e bukur buzeqeshja e saj! Dy jave...”
Duke perparuar u ferkua me trupin e nje gruaje. Ajo ktheu koken e nervozuar, por pamja e burrit te ri nuk e lejoi te reagonte me tej. 500 007-a ishte burre i hijshem dhe serioz. Gruaja nuk krijoi distance dhe ai u ngacmua nga aromat e trupit femeror. Floket e kuqerremte me onde, te leshuar mbi shpinen e gruas, i sollen perseri Klodin. Klodi i kishte pasur gjithnje te kuqerremte floket. “Po kjo grua do t’i kete pasur perhere te kuqerremte?” Nuk i dihet. Motres se Klodit ia kishin harruar, prej vitesh, ngjyren natyrale te flokeve. Nje mendim iu sos deri ne shtepi dhe ai bisedoi me mendimin e tij: “Me pret Klodi. Sonte ...”.
Treni erdhi dhe trupat shtynin. Ai u puthit, pak si teper, me udhetaren qe nuk “krijoi distance”. Floket e saj e gudulisnin ne fytyre. Hyrja qe e vrullshme. 500 007-a hyri me ritmin e gruas qe kishte perpara. Tashme, per dreq, ajo nuk nxitohej. Mbeten ne kembe. Edhe gruaja, qe ishte nje te katert hapi para tij, ne kembe mbeti. Te pakten per vete ai mundi te mbeshtetej ne shpinen e ndenjeseve. U shtrenguan. Flokekuqerremta nuk kishte asnje mundesi per pike te trete mbeshtetje. Sapo u nis treni, me lekundjen e pare te pasagjereve, ajo e la trupin krejtesisht te lire dhe pike e trete iu be kraharori i tij. “Sory” belbezoi gruaja. 5000 007-a u terhoq pakez. “Thanks! ... You eelcome”, iu kacavar anglishtja deri ne qiellze. Nuk e ngopi fjalen me ajer dhe ajo nuk doli, ngaqe e perktheu rrufeshem ne gjuhen e vet dhe iu shkrua droja ne fytyre. Me mire qe s’doli fjala, se kush ka mundur te parashikoje ndonjehere se si do te reagoje tjetri. Shpatullat mbi derrasen e kraharorit, veçanerisht vithet e floke kuqerremtes atje poshte, i percollen prehje. “Klodit s’ia kam varur fare prej kohesh”, pikerisht kete çast fluturoi tek marredheniet me te shoqen. “Klodin kam me te aferten ne bote. Ajo eshte 500 008-a.” Kishte te drejte. Nje hap pas tij do ta shohim Klodin edhe ne rruge. 500 007-a nuk parapelqen te eci pas gruas se tij, ngaqe ndihet keq kur sheh vithet e saj. “Vithet u shikohen vetem grave te tjera”, e keshillonte here pas here i prapi i vetes se tij.
Sidoqofte, vithet e flokekuqerremtes ndanin ne dy pjese lodhjen. Nderkaq ajo nuk po ndihej mire, donte te kapej diku, beri “uf” dhe u kthye ballazi. Kerkoi ku te mbeshteste doren dhe gjeti hekurin pas shpines se tij. Fryma e saj e ngrohu. Gjinjte i thumbonin brinjet. Rreshqiti veshtrimin nga lart-poshte dhe i dalloi format. “Ngjajne gjinjte e grave. Ngjajne por edhe te ndryshem duhet te jene.” Ngriti syte duke i zvarritur neper qafen e gruas. Dalloi tualetin. “Kjo nuk vjen nga puna”, iu duk atij. Pastaj, perseri veshtrimi u rrokullis teposhte. Dalloi disa shenja te veçanta mbi lekuren e gjinjve. “Lekura ndryshon por a e ndiejne njesoj prekjen gjinjte e grave?” Ai nuk e dinte. “Klodin e zalis tmerresisht loja me gjinjte qe ne sekonden e pare.” U vetefye, u peshtiros: “Ptu, ç’idiotleqe! Sa sokake te mbrapshte ka truri i njeriut!”
Pasagjeret nuk pakesoheshin, madje shtoheshin. Vijat e trupave te tyre u pershtaten njera me tjetren. Tani 500 007-a nuk ndihej aspak i lodhur. Peshen e tij nuk e mbanin me kembet nga qe e kishte leshuar nen trysnine e turmes ne udhetim. “Mire qe kam mbeshtetesen. Cilen mbeshtetese, kete perpara prej mishi, apo ate prej metali pas shpine?”, i buzeqeshi pyetjes. Treni lekundej. Ne çdo ndarje shine, trak a trak, trak a trak, shkaktonte dridhje te lehta. “Nuk i paskam vene veshin. Shume lekundje dhe dridhje shkaktoka treni.” Trupat ferkoheshin. “Masazh”, nenqeshi aq sa e tradhtoi fytyra. “Çudi, njeriut i pelqen ...”, diçka rrodhi brenda tij. “Keshtu udheton edhe Klodi?”, u vetepyet dhe u trazua nga pyetja. Klodi kishte fytyre engjellore. “Pavllo Pikasso luan djallezisht edhe me fytyrat engjellore. Pse pikturon ai nje femer si engjell duke fjetur me organin mashkullor te koka?!” Levizi, shkundi koken, si per te larguar Pikasson dhe per te mbrojtur Klodin. Megjithese levizi, kemba e tij nuk ndahej dot nga dy kembet e tjera.
“Kaq fort s’jam shtrenguar diten qe u martova”, foli e shkreptiu ne te qeshura nje shqiptarke teper e shendoshe, qe po perpelitej nen hijen e nje pakistanezi. E shumta e vagonit e kuptoi shakane e bere ne gjuhe te njohur. Plasi e qeshura dhe moren rruge bisedat. Pas rrebeshit te te qeshurit gjithkush mund te levizte me lirshem dhe te mos druhej me nga nervozizmi i partnerit. 500 007-a, thithte te qeshura e zera qe ku e ku i vinin te njejte me ndonje ze te njohur. Eh, i pajtuar me atmosferen gazmore te njerezve te lodhur, u zoterua teresisht nga gruaja flokekuqerremte,] e cila “nuk vinte nga puna”.
Ne Omonia u liruan vendet. Ai nxitoi te ulej. Edhe ajo u ul perballe tij. Kur hodhi kemben mbi kembe syte e burrit pane per here te pare, qe fundi i saj ishte minifund dhe disa ponte i çare. I dha kuraje drita e lekures femerore. “Si lekura e Klodit... A kane shije te ndryshme lekuret?” Kembet e zhbiruan mendimin e tij dhe levizen pak per t’u mbivendosur perseri. “Kjo te merr javen e punes”, perfoli 500 007-a. Ne se ate levizje e bente Klodi ai humbiste kontrollin dhe leshonte nje mije fjale fyese. “Lere Klodin! Asaj i pelqen minifundi, veçse, vetem kur vemi ne plazh ekspozohet keshtu.”
Ngriti veshtrimin, qe iu perplas me veshtrimin tjeter. Nga fytyra e gruas iu postua nje buzeqeshje. “Grua e bukur”, mendoi. Kam degjuar sikur paska thene nje mbinjerezor se njeriu ben seks me gruan qe shikon. “Jo!” groposi thenien e mbinjeriut dhe iu mbyllen syte, me kete vleresim te fundit te paketuar ne sirtaret e fshehte te tij.
Fjeti deri sa treni ndaloi ne Pire. Ajo gruaja diku pati zbritur. I mbiu nje fije keqardhje ne gjoks. “Mbase eshte dhe grua e mire”, qortoi ndonje mendim prej djalli qe i pati mbjelle pozicioni i flokekuqerremtes ne tren.
Klodi kishte mberritur disa minuta me shpejt. Megjithese 500 007-a kishte pergatitur dy fjale perkedhelese, nuk i nxori dot. E shoqja foli me perpara: “Sot ma moren shpirtin, s’kishin te ngopur me pune as Maria, as Sofula.” “E?” “Po ne autobus qe na zune frymen pakistanezet?” Burri i shkrumbezoi ato dy fjalet perkedhelese. U fut nen dush, gelltiti nxitimthi ushqimin e gatuar nga e djeshmja dhe shkoi ne shtrat. Degjonte tinguj metalik dhe perplasje enesh porcelani. Klodi perpelitej ne mes te tenxhereve e pjatave.
Ne mengjes, akoma pa zgjuar, ndjeu feshferitjet e trupit te se shoqes qe po dilte nga dhoma e gjumit me hapa te kujdesshem. “Iku 500 008-a”, mendoi dhe pati dhimbje. Pas kesaj dhimbje 500 007-a u shtriq, sajoi dy-tri perdredhje turielore qe i shkriferuan muskujt ne gjithe gjatesine e trupit, mori vrull, u ngrit dhe shpejtoi per ne banje.
Filloi dita tjeter.


No comments: