Tuesday, 16 September 2008

TE TJERËT PËR KRIJIMTARINË E FATMIR TERZIUT




1. Anne Ross Muir: author of “A Women’s Guide to Jobs in Film and Television” and well known woman in media film career. She is also a director of some soaps in Britain. I welcome this film on representation for technologies in this fascinating industry because most of the films are made with this technology and so little are create to explain the connection between the old and new technology. Fatmir’s short film Pencil & Computer is enjoyable watching.

(Albanian) Anne Ross Muir, autorja e librit Guidat e Grave të Punësuara në Film dhe Televizion dhe e njohur si grua e film-karierës në Britani. Ajo është edhe drejtore e disa dramave britanike. Ajo shprehet për autorin: “Unë e mirëprita këtë film për riprezantimin e teknologjive në këtë industry tërheqëse sepse shumica e filmave janë bërë me këtë teknologji dhe aspak ose pak është folur nga filmat për to. Filmi i shkurtër i Fatmirit është i dëshiruar për tu parë”.

2-TERZIU, POET EDHE NË PUBLICISTIKË, NJË LORKA I VËRTETË

Nga Agim Shehu
Shkrimtar, poet, publicist

“I adhurueshëm për energjinë e veçantë në të shkruar, harmonizuar kjo me pjekuri mendimi e mprehtësi fjale. Nuk di ku e ka burimin kjo, në gjenetikë, në përvojë, apo një sedër fisnike për të shkarkuar grumbullimet në kohë të mendimit dhe ndjenjës së shtypur dikur!”

Mik dhe koleg i nderuar Fatmir,

Të uroj mbarësi e shëndet. Je i adhurueshëm për energjinë e veçantë në të shkruar, harmonizuar kjo me pjekuri mendimi e mprehtësi fjale. Nuk di ku e ka burimin kjo, në gjenetikë, në përvojë, apo një sedër fisnike për të shkarkuar grumbullimet në kohë të mendimit dhe ndjenjës së shtypur dikur!
E lexova me vëmëndje vëllimin tënd, si poet dhe si mik të cilat i meriton të dyja. Përshtypja e parë është, se ke të bësh me një penë që dhe në publicistikë është poet. Një poet, ku ndjenja përçohet përmes mendimit dhe figura ka shtrirjen moderne të saj. Tepërimi i kësaj prirjeje sigurisht jep dhe vargje të tepërta jashtë poezisë; ku poetikja dhe e zakonta përzihen si thërmijat e floririt em rërën, e që kjo e dyta duhet mënjanuar. Ka shumë vënde ku lexuesi ndalon për të shijuar figurën, gjetjen e bukur të saj, sa poetike dhe të qartë. Ato tregojnë se ke të bësh me poet të mirëfilltë. Kush ndërton një poezi a një figurë, di të bëjë gjithëçka tjetër, mjafton të punojë me kujdes e përgjegjësi sipër letrës. Duhesh përshëndetur për figura të tilla si (po rendis diçka):
1. "Tani fshij sytë si i dehur,
ëndërRat më janë vrarë...
Gjuhën e zgjoi nga sepetet,
sënduqet e Todhrit/”

2. “...Dhe pse s'dinë të ankohen/,
është jetë si në qelq...”

3. “Këpucët e shqyera
filmuar në trotuar...”

4. “S'më kish qëlluar kurrë
dhimbja therëse për dreq
të shndëronte në fëmijë një burrë
e ta bënte thjeshtë një qelq...”

5. “Kohën e gozhduam mureve
e futëm në dosje...

6. (Koha e Njeriut është mjaft e mirë e tëra, model);
“Elbasan,
aty ku dhimbja,
malli,
dashuria pikëtakohen..
( e kam provuar dhe vetë)!...”

7. Heshtjes ia zbulova gjuhën
pa dashur në heshtje
mësova gërmat e saj
mësova alfabetin e heshtjes...(bukur)!

8. Lumenjtë e ëndërave kam nisur të pushtoj..

9. “Sytë na mbetën nga tavani
flasim me veten
i kthejmë pastaj nga ekranï...”

“Unë që vazhdoj të përballem me vargun
s'di, vallë nga shiu a lotët jam lagur “ (si e Lorkës);...

“Vargu s'do licencë...”

“Mallkimi i nënave në zë
ka mbetur atje ku ke dhe bustin...
Kanë harruar të qeshin, kanë harruar të qajnë...
Skllav i dy syve të kaltër...
Provo të rrish në qetësi
vetja s'të duket njeri..”
E kështu me radhë. I them këto si pika orjentuese (ndoshta gaboj).

Në kufijtë e tyre operohen fjalët e tepërta. Largimi në kohë për të lexuar veprën tënde, është i nevojshëm. Më mirë pak e saktë. Parfumi më i mirë ndodhet në shishe të vogla. Në çdo krijim, sidomos në poezi, njeriu i bën pyetjen vetes: C'gjë të re, të pathënë i lashë këtu njeriut! E tepërta në art hiqet lehtë e pa dhimbje, si prerja e thonjve. Po nuk je me mendimin tim të çiltër, merr vetëm sinqeritetin e njeriut që të do të mirën e artit të gjatë.

LINDA BASHLLARI (poete dhe krijuese ne Kanada):

Kur letersia fillon e krijon modele, korniza, paterns, atehere krijuesi mendoj se duhet te ndalet: dicka nuk shkon mire. Eshte momenti stanjacioni ose per me keq rreshqitjeje poshte. Kjo eshte frika me e madhe e nje shkrimtari. Fatmir, gjithcka qe ke bere ne kete web, eshte patriotizem Letrar. Nje atdhetarizem shume me i vlefshem se ai qe mbeshtillet me nje flamur. Faruk, po kerkoj dhe po te lexoj ngadale.



3- Poeti, publicisti dhe kritiku: HYSEN CIFLIGU:

I nderuar zoti Terziu,

...Nese dashuria, troket e para ne dere per te dashur, dhe dhembsuria nuk perjashton, por shperthen te gjitha dyert te futet dashuria, poezia eshte midis te dyjave, dhe eshte magneti me i fuqishem qe terheq mendjen nga ekstremiteti i dallgeve te saj, tek deti i qete shpirteror, per t'u bere notare e zgjidhjes dhe jo e problemit...Ne kete pike cilesore qe ka poezia, me pelqen, me terheq dhe e dua poezine.
Me aq sa kam pare, pergjithesisht, shikoj te miren dhe te bukuren ne krijimtarine tuaj, dhe kjo eshte cilesore qe me ben per vete! --- Ju uroj suksese!

Me respekt,
Hysen Cifligu


No comments: