Raimonda Moisiu Hartford Ct USA
-1-
Ne kalldremet e Korces shkojne me kitarat ne dore,
Edhe kur ecin vetem, mermerijne per dashurine,
Kendojne kenge te perveluara nga fjala “Te dua,”
Dhe nen arome bliresh e rrekellejne rakine.
-2-
Jane trioja e Korces, harrakatet e embel,
Ne “Panda” e shtrenjte, kund tjeter mos I kerkoni..
Si fluturat rreth flakes qe nga larg I shikojne vajzat ,
Jane Mihallaq Andrea, Nonda dhe Tomi .
-3 -
Ne ardhte nje dite qe te vdese Korca ime,
atehere kur serenatat te mos ndjehen me nen blire ,
Por Korca nuk vdes kurr…se pse kitara e saj,
Eshte Harusha e Madhe…veshtrojeni ne hapesire!
-4-
Nisja Nonda…
Ja kitaren…dhe nje puthje:
" Driten mbyllur pse ma mban
mbrapa perdes me shikon,
une e di e di se ti me degjon,
Nate e dite per ty mendoj,
Se une ty te enderoj"
"Po perse, perse ti me mundon ,
Pyet henen ne s'beson,
me kitaren qe degjon,
Po perse,perse ti me mundon,
Syckat,faqkat,buzkat
Lermi te t'i puth,
dhe nishanin qe ma ke ne gushe".
-5-
Nisja Tomi , qe me rri si engjell,
Nje engjell I gjalle , I papare kund ,
T’u befte motra jote, ja goten e rakise,
Rrekelleje te teren me fund:
"Per zotin Krisht ,per Zonjen Shen Meri,
Ajo nuk flet ....
E ul koken djale i ri ..
E virgjer me nuk del ....
Dermani i merzitur rreze Moraves po rriii
Me duart mbi gjunje, me koken ne gji,
E lumi buciste ne kenge e ne vaj
Shkrinin shkembijte nga lotet e saj".
-6-
Diku lart ne Belvedere ,nje kitare,
Qe ngre te vdekurin nga varri dhe e kenaq ,
O Djalka I Perjeteshem…vec nje dore ne bote I bie
nje ze…nje zemer…nje Mihallaq .
-7-
Te ardhi prane, Djalke, Harushke e Madhe
Derdhe nje serenate nga galaktika
Rakine – nga dore e Ilirit,poezine nga Xakja
A nje lirike dashurie nga Kenerikja:
“I lutem henes te derdhe dhe pakez drite
Sa te gdhend fytyren tende mbi kitare
Fytyren tende ardhur nga hena lart ,
Nga hene e bardhe, ku nuk ka mekatare’’
“Nje nate vere une u bera e marre,
Nga dritarja ime zbrita fshehur me nxitim,
Ti i dashur kengen s’e nderpreve me kitare
“Do te me kujtosh, po s’do me gjesh, o shpirti im”
-8-
Bij te Korces sime , o gjenerale te kitares,
Me Niko Stojen, Mishelin, Nasi Kondilin
Moj Korce qe me mungon si ajri…
ti nuk rron pa serenatat,
Si nuk rrojne dot pyjet pa bilbilin…
Kjo poezi u krijua nen tingujt e ,agjishem te serenatave.
No comments:
Post a Comment