Tuesday, 9 September 2008

Sarkozi dhe Kushner : Kemi marre qe te gjithe pergjegjesite per njohjen e Kosoves



Aleko Likaj

Ministri i Jashtëm Francez Berndard Kushner në takimin e krerëve të Bashkimit Europian që u zhvillua në Avinjon të Francës, u shpreh, se, ishin marrë që të gjitha përgjegjësitë për njohjen e Kosovës. Shefi i diplomacisë franceze u shpreh gjithashtu, se, Kosova vazhdon të mbetet një çështje e ndërlikuar, njohja e pavarësisë së Kosovës mund të zgjonte rreziqe të reja, por shtoi se “ne e kemi marrë përgjegjësinë për këtë gjë”. « Mendoj se nuk kemi mundur të vepronim ndryshe ». ka thënë Kushner, duke përsëritur qëndrimin se ekzistojnë dallime të mëdha në mes të rastit të Kosovës dhe atij të Gjeorgjisë. Si shembull këtu, ai permendi praninë e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, bisedimet e gjata për të arritur një marrëveshje politike si dhe refuzimin për miratimin e Pakos së Ahtisarit në OKB..
Nikolla Sarkozi dhe Benard Kushner janë dy njerëzit që përpunuan dhe përcaktuan një vijë të re politike, jo vetëm ndaj çështjes së Kosovës , por edhe asaj shqiptare në përgjithësi. Menjëherë pas mbritjes së tyre në Pallatin e Elizës, është ndryshuar në përgjithësi i gjithë kursi i politikës që kishin ndjekur paraardhësit e tyre për disa dekada. Ndërsa i pari një politikan tej vizioner zëvëndsoi kreun e shtetit Zhak Shirak i cili në këtë plan hezitonte më shumë se sa të vendoste për një zgjidhje të drejtë për gjithë problemet që kishte Kosova, që nga fillimi i shekullit të kaluar, i dyti, Ministri i Jashtëm mjeku Benard Kushner, kishte kaluar një eksperiencë,te paktën si shefi i parë i UNMIK ut, pas sulmeve që bëri NATO ja, ndaj politikes ekspansioniste te Milosheviçit ne pranveren e vitit 99 të. Kushner , një njohës i mirë i të gjitha problemeve me të cilat u ndesh Kosova në këto 8-9 vitet e fundit ka qenë dhe mbetet një nga politikanët , jo vetëm në Europë, që ka kërkuar një pavarsi të shpejtë për këtë trevë shqiptare të shkëputur dhunshëm nga kufijtë tanë natyrorë që në vitin 1913 të. Sidoqoftë, kontributi francez është ndjerë dukshëm në të gjithë infrastrukturën ku kaloi shpallja e shteti të ri të Kosovës, duke qenë kësisoj , pas SH.B.A së,shteti i dytë që e ka njohur atë zyrtarizht. Për periudhën e gjashtëmujorit të dytë të këtij viti, Franca drejton aktualisht Këshillin e Europës e politikat e saj, ku ndjehet ndjeshëm kontributi në stabilitetin e Ballkanit në përgjithësi dhe në veçanti të çeshtjes shqiptare.Duke dhënë edhe një mbështetje të fortë për qeverinë aktuale shqiptare, si ai i përkrahjes për samitin e vëndeve të mesdheut që u zhvillua në javën e dytë të muajit Korrik të këtij viti n kryeqytetin francez, Paris, dhe të reformave të shpejta për disa fusha, në të cilat po kalon aktualisht vëndi ynë.Presidenti francez, Nikolla Sarkozi i cili ishte në Moskë këtë fillim javë në krye të delegacionit Europian, në bisedime me krerët e politikës ruse duke përfshirë edhe vetë presidentin Medvejev, kërkoi prerazi që ; « as mos u shkojë mëndja që të bëni krahasime ndërmjet çështjes së Kosovës me incidentet në Abkhazi dhe në Osetinë e Jugut që janë diametralisht të kundërta, pasi rasti kosovar është i veçantë duke kaluar për shumë kohë nëpërmjet organizmave të ndryshme botërore për një kohë tepër të gjatë » e citon shtypi e masmedia franceze këto ditë.Gjithësesi aktualisht, Franca , ka të përcaktuar qartësisht një vijë politike e cila përputhet jo vetëm me të gjithë normat dhe ligjet ndërkombëtare por edhe me vullnetin e mirë të shteteve më të fuqishme te globit, duke qenë kësisoj në një akord të plotë.

No comments: