______________________________
Interviste nga SHBA e gazetarit SAMI MILLOSHI dhene redaktorit tone.
RD: Zoti Milloshi, ju keni pothuaj 10 vjet qe jetoni ne SHBA. A mund te na e karakterizoni shkurt si i keni perjetuar fushatat per zgjedhjet presidenciale atje?
SM: Se pari ju falenderoj ju kolegeve te mij qe shfaqni interesim ta dini kete gje perj burimit.
Une e di se ne shtypin shqiptar botohet ROJTERI, AFP dhe ca angjenci te tjera europiane.
Por, jo rralle ato e shtremberojne pamjen e Amerikes. Nje stuhi po te kete, thone sikur Amerika mori fund, u be nami. Ka pastaj ca gazetare te Tiranes ,nga ata qe edhe me teshtitjen e Maikell More kerkojne te bejne pis kryeministrin e suksesshem te Shqiperise, Z Berisha.Edhe keta shohin ndonje gje ne TV ose ne Internet dhe fillojne fushate donkishotesh kunder qeverise se Tiranes. Por kjo nuk eshte Amerika...
RD: Per cfar e keni fjalen, a mund te na tregoni ndonje shembull?
SM: Shembuj ka shume.Por une po permend nje artikull te Mustafa Nanos qe si perhere,
duke pretenduar te dije gjithshka, u jep keshilla polikaneve shqiptare te marrin nje leksion
nga fushata elektorale ne Amerike. Po ky me pare duhet t'i jape keshilla vetes se si duhet
te shkruaje " alla Amerikance" kur merr persiper te kritikoje kryeministrin per korrupsion.
Se, ne vend te fakteve, perdor anekdotat dhe thashethemet e klubeve. Ka pastaj ca te tjere qe pergjerohen " Ah sikur te kishim edhe ne nje Obama.", Ose " Ah sikur te kishim edhe ne nje Sarah Palin." Kesaj i thone qe i ati i Barakut, Huseini, te vinte nga Kenia dhe te studionte me mua ne Universitetin e Tiranes, te martohej me nje vajze te bardhe Tiranase
dhe, pastaj ... Pastaj, Enveri ta plaste ne burg familjen e saj me gjithe soj e sorollop. Ose qe Liqeni i Shkodres te ishte i ngrire dhe Sarah Palin, ose po te doni, Jozefina Topalli te shponte akullin e te kapte peshk,sic ka bere Sarah ne Alaska...
RD:Gje kjo krejt e pamundur. Po cila eshte pra, e vecanta e kesaj fushate elektorale ne SHBA?
SM: Po te lexosh pollet mund te mendosh se nuk ka ndryshuar dhe aq shume pas mbajtjes se dy konventave te republikanve dhe demokrateve. Rritja e Obames pas konventes ne Denver duket sikur u shkri pas konventes se republikaneve. Per John McCain
dhe partine republikane nominimi i Sarah Palin sigurisht ka energjizuar pasuesit e tij,por ai duket se do te duhet te perballoje te njejten gare te ngushte qe ai perballoi para konventave.
Por, nen siperfaqen e polleve dhe te fakteve te reja, ambienti politik i paskonventave ka nderruar drejtim ne menyre dramatike ne favor te McCain.
RD: Cfar duhet te beje McCain qe te fitoje?
SM:Analisti i famshem Dick Morris,nje ish keshilltar i Bill Klinonit, thote se tani Mccain duhet te godase anet negative te Obames ne tri ceshtje kyce: taksat, energjia dhe terrorizmi. E verteta eshte se shumica e votuesve nuk besojne ne deklarten e Obames se ai nuk ka per t'i rritur taksat ne 95 per qind te Amerikaneve. Ne te vertete, anketa e fundit e Rassmunsen tregon qe 56 perqind e votuesve besojne se ai, Obama pra, do t'i rrise taksat e tyre personale. Mjaft analiste parashikojne se kjo do te ishte nje shkaterrim ekonomik ne qoftese taksat do te ishin rritur aq gjeresisht dhq aq shume sa c'e parashikon Obama.
RD: Po Obama cfar duhet te beje qe te fitoje?
SM: Une nuk e di konkretisht.Ose e thene ndryshe, strategjistet demokrate ketu, duket sikur ia kane bere te padiskutueshme fitoren mjafton qe ai te permende fjelen " Change", domethene' Ndryshim". Une kam pershtypjen se veten kjo nuk mjafton. Sigurisht Obama eshte nje elitar dhe elokuent i rralle. Por, ka filluar ta dredhe ne disa pika dhe Amerikanet
nuk i pelqejne ata politikane qe e dredhin. Per kete arsye humbi John Kerry ne 2004. Fjala vjen, Obama ishte kunder shtimit te trupave ne Irak.Por, kur vajti vete atje e pa se kjo gje funksionoi per mire. Dhe ai megjithate nuk e pati kurajon perballe gazetarit Bill O'Railly
ta pranoje gabimin e qendrimit te tij te meparshem. Po keshtu, kur u pyet nga pastori i famshem Rrick Worren si cili ishte qendrimi i tij lidhur me problemin se kur fillon jeta e nje bebeje, ai u pergjigj se "... kjo eshte mbi nivelin e pageses sime", domethene se ai ishte
jo kompetent per t'u pergjigjur. Nuk ka vecse tre dite me pare qe deklaroi se i vinte keq qe kishte dhene ate pergjigje dhe se duhej te ishte pergjigjur ndryshe.
RD: Domethene Obama i nderron qendrimet?
SM: Nuk eshte puna se vetem i nderron qendrimet,por disa here duket sikur nuk ka qendrim fare. Kur Rusia sulmoi ne menyre brutale Gjeorgjine, Obama,jo vetem u vonua ne deklaraten e tij, por cuditerisht, beri thirrje per maturi nga te dyja palet dhe tha se kjo ceshtje do te duhej te shkonte per monitorim ne Kombet e Bashkuara. Nuk e dinte ai se Rusia ka ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara te drejten e vetos? Apo nuk ia kishin relatuar kete 300 keshilltaret diplomatike qe thuhet se ka?
RD: A mund te na thoni cili nga kandidatet eshte gati te jete president qe diten e pare kur do te ulet ne zyren ovale te Shtepise se Bardhe ?
SM: Une mendoj se Sarah Palin e ka gjykuar shume drejt kur thote se oponenti i tyre, Obama po perdor Strategjine e Ndryshimit per te promovuar karrieren e tij, ndersa John Mcain, thote ajo, po perdor karrieren e vet per te ndryshuar Washingtonin. Tingellon shume me e besueshme se sa oratoria e shkelqyer e Obames. Te pakten per mua. Bill Klintoni
e ka ftuar per dreke Barack Obamen ne New York me 11 shtator. Nuk ka dyshim se do te bisedojne gjere e gjate. Por une mendoj se Billi kurre nuk ka per t'ia permendur Obames ate qe pati thene njehere se " Ata te dy, domethene Hillary dhe Obama do te ishin te pandalshem...". Obama nuk e zgjodhi Hillaryn. Kurse John Mccain zgjodhi Sarah Palin e cila per nje jave u be nje yll ne skenen politike Amerikane. Ata te dy,McCain dhe Sarah, po, duken si nje dyshe e pandalshme drejt fitores
No comments:
Post a Comment