Ju faleminderit Fatmir, Faruk e Aleko per fjalet e mira qe sapo lexova per tregimet e mia. Nese vjen pak me vonese ky falenderim kjo ndodh sepse kam qene larg NYC per pak dite.
Vjen nje moment qe pas lodhjes se qytetit syri ka nevoje per gjelberimin e fshatit. Keshtu vendosem te kalojme nje fundjave te gjate jashte Nju Jorkut. Zakonisht vendet se ku vemi i zgjedh im shoq. Kete radhe shkuam ne kantinen me te vjetër të veres ne SHBA. Quhet “Brodherhood Winery “. Nga Bruklini merr dy ore me makine, kur nuk ka trafik. Për ata që banojnë në Bronx , besoj jo më shumë se një ore.Ka dy të mira nje udhëtim i tille, e para sepse gjatë gjithe rrugës te shoqeron një natyrë e mrekullushme, te sheh syri vetem gjelberim, dhe se dyti per qeflinjte e verës është udhëtim i begatë se kthehen duarplot. Gjithesesi tek shkruaj po nxitem të vazhdoj me nja dy fjalë rreth kesaj kantine.Më mbeten ne mendjen fjalet e rrefyesit tone i cili duke na treguar fuçitë 1000 gallonësh ne qilar, na tha se “këto kanë mberritur ne Nju Jork, para se te vinte këtu Statuja e Lirise nga Franca. Siç dihet, Statuja e Lirise u be dhuratë nga Franca ne 1886, për te perkujtuar miqesine 100 vjeçare midis dy vendeve. E pra këto fuçi, ashtu sikurse edhe statuja gjigande, u prunë me anije, paketuar pjese pjese ne kuti e u montuan ne qilaret e kantinës. (Fotografi te ketyre qilareve do t’i gjeni ne internet ne adresen qe do tu insert me poshte) Kantina gjendet ne luginën e lumit Hadson mes bukurive natyrore, male, përrenj e ferma reth e rrotull. Kantina u ndertua nga Xhon Xheks, një i ri i ardhur nga Skocia. Ende kishte”indianë” nëpër malet përeth kur ky djalosh vendosi të niste tregëtinë e veres. Në 1809 zanati i tij, me te cilen mbante familjen gjalle, ishte bërja e këpucëve dhe çizmeve. Ndërkohë bleu një copë tokë ku mbolli rrush. Shumë shpejt filloi të shiste rrush për qytetin e Nju Jorkut. Me të ardhurat ndihmoi për ngritjen e kishës në fshat. Mirëpo viti 1830 erdhi i vështirë. Transportimi i rrushit në qytet u be shumë i kushtueshëm ndërkohë që Xhoni kishte rrush sa të hante i tërë fshati e përtej. Skocezi i mençëm vendosi të bënte verë. Blerësi i parë do të ishte Kisha ngritjen e te cilës ai kishte financuar. Verë e mirë apo e keqe, ajo do te perdorej nga kisha si verë sakramentale. Kështu në 1839 lindi kantina e verës. Për hapjen e qilareve te saj nën toke u punua me duar. U quajt kantina e Xhekut. Shoqëruesi na spjegoi hollësisht si behej vera dhe shampanja dhe se ku qëndronte ndryshime ne prodhimin e tyre. Une natyrisht nuk mbaj mend detaje te ketij procesi, por duke vazhduar me historine e kantinës, desha te kujtoj qe kantina mbijetoi edhe gjatë periudhës së ndalimit me ligj të pijeve alkolike në SHBA, të quajtur “Prohibition Period” 1920-1933. Në fakt kur doli ky ligj qe koha që vera amerikane ishte shume e vleresuar ne Evropë. Shampanja gjithashtu e prodhuar nga kjo kantine ishte ekskluzive ne darkat e Shtepise së Bardhe, ne Washington dhe hotelet më të mira të vendit gjithashtu blenin verë nga “Brodherhood Winery “sic u quajt me vone. Mirepo periudha e ndalimit qe shkatërruese per kete industri. Mjaft njerës nuk e kuptojnë se sa shume kohe(vite) dhe energji duhet per të mirembajtur kantinënn , produktin e saj. Te mbash mbyllur per 20 vjet qindra fuçi të stërmëdha vere dhe te mos jesh ne gjendje të shesësh një pikë? Me e keqja qe se kur "Prohibition Period” kaloi, vreshtat e rrushit pothuaj kishin vdekur dhe verëbëresit s’ishin më. Fati i madh qe Kisha kishte nevoje për verën për sakramentet dhe kantina kishte ende liçensën për të, që bëri të mirëmbaheshin disa vreshta dhe tradita e bërjes së verës. Pas vizitës në qilare, siç është zakoni, vizitorëve u jepen per te provuar e shijuar lloje të ndryshme verash për të vendosur se cilën verë të blejnë. E natyrisht dihet qe po te hysh në këtë tur turistik, nuk del andej me dy- tre shishe Cabernet, Shardonnay apo Riesling . Për me teper ke deshire te tregosh se ke qënë në nje kantine vere mbi 150 vjeçare, vera e se ciles ka marre çmime ndërkombetare deri edhe gold medal. Ke desherirë tu sugjerosh miqve e shokëve të shkojnë per nje vizite atje.. Eshte ne Newburgh, New York . Nese nuk e mbani mend, kujtoni fshatin Washington, apo Washington village- vend historik.
Edhe vizitore qe vijne nga Evropa, qoftë edhe nga Franca , (natyrisht nuk hahemi dot me Burgonjen:)) ), por gjithesesi Leko, po erdhe ndonjehere ne Nju Jork, bëna nje telefon dhe une me tim shoq, do te gjejmë kohë për te shoqëruar atje. Une s’para bej premtime publike, por po bëra i mbaj.
Ju uroj mbremje te gezuar!
No comments:
Post a Comment