Fatmir Terziu
John Willinsky, nga Universiteti i Columbia në SHBA në librin e tij “Postmodern Literacy: A Primer” thotë se “postmodernizmi në letërsinë krijuese lidhet me stilin, lidhjen me teorinë dhe luan me gjuhën pazgjithshmërisht”. Ai shton se “postmodernizmi është një zhvillim kultural”. (Willinsky, 1991:56). Përpos kësaj ane teorike, kohët e fundit ky term i ri ka hyrë edhe në zotërimet letrare shqipe, më së shumti në ato universitare të komunikimit leksionor të stafeve me studentët. Pra, Postmodernizmi, ose shkurt “postmodernizmi i vonuar shqiptar”. Në fakt, postmodernizmi vjen s ii tillë në mjedisin shqiptar të kësaj fushe, si një fjalë e re. për disa duket diçka e re. Fjala ‘postmodernizëm’ kupton shumë gjëra te shumë nerëz. Te disa përshkruan stilin personal, te të tjerë, një teori thjesht të shoqërisë që përfaqësojnë në lëminë e tyre, një filozofi të rëndësisë njerëzore [në disa raste edhe të kundërtën e saj], një epokë historike, një fazë të zhvillimeve kapitaliste, [sigurisht në tranzicionin e gjithanshëm shqiptar], ose një ndjesi e prezencës personale në një botë të kuptimeve dhe kënaqësive sintetike.
Të kuptosh postmodernizmin në veçanti në letërsi, duhet së pari të kuptojmë se çfarë nënkupton postmodernizmi kur ne flasim për krijime që vijnë në modernizëm. Dhe kjo në teori duket paksa e komplikuar, që në fakt është shumë e thjeshtë. Unë për ta bërë më të kuptueshme dhe një shembull për riskimin shqiptar të kësaj fjale po ndërmar një studim dhe një kërkim që më ka kushtuar gati tre muaj punë në Universitetin e Roehamptonit në Londër dhe në Librarinë “British Library” të kryeqytetit britanik. Nëpërmjet shkrimtarit R.L.Stine (1943) dhe pikërisht veprës së tij të krahasuar me krijimtarinë e të madhit Stephen King, do t’ju përafrojë një kuptim praktik më të përafërt të kësaj ndërlidhjeje krijuese në krijimtarinë letrare.
Një dekadë për të nisur rrugën
Në një periudhë të shkurtër, vetëm pak më shumë se dhjetë vjetë, pra vetëm në një dekadë, R.L.Stine, provoi të ishte magneti i letrave. Ai u zgjodh redaktor në një revistë humori. Dhe kjo zgjedhje e bëri atë që të rradhitet ndër emrat e mëdhenj të fushës së letrave që shkruanin për fëmijë dhe të rrinj. Stine u duk se gjeti një formulë, që e bëri të fitojë një numër lexuesish rekord dhe që e çoi atë drejt suksesit të jashtëzakonshëm. Por në sensin e krijuesit ‘postmodern’ shumë vetë ia dedikojnë suksesin e tij stilit dhe punës moderne në krijimtarinë për fëmijë dhe të rinj.
Ashtu si shkrimtari me emër, Stephen King, me të cilin shumë herë është krahasuar, Stine, e di se sit ë tregojë ndodhinë e thjeshtë në mënyrë moderne dhe të avancuar në stilin e tij tipik. Ai e di se si ti mbajë lexuesit të interesuar dhe të përfshirë në rrëfimin e tij, madje është me shumë rëndësi ai si e përdor tërë këtë për ti kënaqur dhe si ti kënaqë ata, pra lexuesit. Stine nuk rikrijon karaktere që e rrethojnë. Ai nuk e përdor simbolizmin, metaforën, apo ndonjë nga truket e fushës letrare në tregimet e tij. Por, ai padyshim praktikon truket nga përvoja e tij: atë të përfshirjes së njerëzve me ‘koston e ulët’. Ai përdor humorin, skenat e miniskenat shpërthyese, u jep suspens [kohëgjatësi] kapitujve, krijon dialog perfekt me fëmijë dhe të rrinj, karakterë steriotipikë, me nuanca postmoderne zbukurimesh dhe synimin për të gjetur mënyrën se si ti frikësojë ata, pra lexuesit e tij e ka parësor.
R.L.Stine nuk është i interesuar në edukim, përmirësimin apo ndriçimin e gjërave, as edhe në informim. Ai është i interesuar vetëm në stërvitjen e lexuesve të tij duke i shkundur ata nga e krijuara, plotet e nxehta dhe ngjarjet e frikshme.
Stili personal
Robert Lawrence Stine ka shkruar e treguar në stilin e tij histori të frikshme që nga koha kur ai ishte fëmijë në rritje e sipër në Columbo të shtetit Ohio të SHBA-së. ai shkruante dhe ilustronte revistën e krijuar nga ai vet gjatë viteve shkollore. Pastaj ishte redaktor i revistës “The Sundial”, një revistë humoristike e Ohios. Këtë e bënte që në kohën kur ai ishte nxënës kolegji. Pasi studioi për mësues, ai lëvizi nga Ohio në Nju Jork ku u përfshi totalisht në biznesit e të shkruarit.
Në Nju Jork, pas disa serive të shkrimeve për një revistë dhe një organzatë publikimesh, ai gjeti menjëherë mbështetjen e krijuesve me emër. Për pak kohë ai arriti të bëhej kryeredaktor i revistës rinore me humor “Bananas”. Kur ai redaktonte “Bananas”, ai filloi të shkruante shaka të cilat i përmblodhi në dy librat: “Hoë to be funny” dhe “The Beast Handbook”. Pas “Bananas”, ai kaloi në profesion të lirë duke shtuar edhe një libër “Choose your oën adventure”, shkroi për televzionin dhe të tjera. Por të gjithë mundi i tij u shpërblye me suksesin e dy librave të tij “Fear Street” dhe “Goosebumps”.
Stine mësoi që në fëmijëri atë që aim und të krijojë duke treguar, sidomos ato që ndante me të vëlanë kur komunikonin para se ti zinte gjuminë darkë. Ai gjithashtu mësoi se si të shkruante mirë tregimet në stilin e vet. Dhe ai u kënaq me çka arriti, ndaj vendosi të bënte karierë në atë fushë.
Vetëm 9 vjeç në fushën e tregimit
Stine i ka thënë revistës amerikane “People” se ai ka filluar të shkruajë tregime që kur ishte 9 vjeç. Më pas ai e përshkruante veten e tij si ‘një makinë shkrimi’ në gazetën amerikane “USA Today” dhe ka theksuar se vazhdon të ndjekë atë që zbuloi që kur ishte vetëm 9 vjeç.
Suksesi i tij i parë financiar erdhi në vitin 1992 me nxjerrjen në treg të librit me seri “Goosebumps” (Mornica) që ishte një seri librash për nxënësit e moshës së shkollave tetëvjeçare dhe të mesme. Libri u redaktua nga e shoqja, Xheni (Jane) dhe u publikua nga zyra e shtypit të kompanisë së saj të parashutave.
“Goosebumps” shumë shpejt u bë libri me seri më popullor i fëmijëve për të gjitha kohërat. Në fundin e vitit 1990-të ishin rreth 180 libra të serisë “Goosebumps” dhe publikoheshin në 30 gjuhë.
Numri i librave “Goosebumps” ishte impresionues. Në vitin 1995 një show në “FOX” solli emisionin më të ndjekur në lidhje me këto libra. Videot e shitura nga ky emission arritën në 1 milion kopje. CD-ja (disku) i bazuar në librin e tij “Escape from Horrorland”, ishte një pabesueshmëri në shitje. Një faqe e titulluar “The World Wide World” që przantonte librat u pushtua nga miliona vizitorë. Një film i bazuar tek “Goosebumps Horrorland” dhe që u realizua nga “Fox family Films’ në studiot e “Metro Goldwyn Mayer Studios” në Florida shtoi edhe më shumë para në financat e tij.
Por pse ky autor kaq i sukseshëm quhet postmodern?
Librat e tij “Goosebumps” janë më shumë se libra, thonë akademikët e fushës letrare. Ata janë produkte të kulturës popullore, të transformuar me stilin personal dhe me mjeshtëri në stilin e komunikimit modern. Nga një i panjohur, thjesht me një dëshirë për të shkruar, Stine arriti të bëhet shkrimtari që nënshkruan pragun e suksesit, atë të ndryshimit të rrjedhave historike në teorinë e të shkruarit dhe të treguarit.
No comments:
Post a Comment