Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit ka arritur kuotën brengosëse prej 693.12 metra lartësi mbidetare. Kjo kuotë është për 63 centimetra më e ulët nga kuota maksimale prej 693.75 metra. Sipas instrumenteve matëse të Drejtorisë së punëve hidrometeorologjike brenda javës së fundit niveli ka rënë për një centimetër. Në njësinë punuese të Drejtorisë për punë hidrologjike pohojnë se rënia e nivelit të ujit në
Liqenin e Ohrit është pasojë e temperaturave tejet të larta për këtë periudhë kohore, ashtu siç nuk mbahen mend deri më tani si dhe viti tejet i thatë. "Temperaturat e larta janë shkak i avullimit të ujit nga sipërfaqja e liqenit dhe si pasojë e avullimit niveli i ujit brenda ditës bie prej 3 deri në 4 milimetra", kanë pohuar në njësinë e hidrologjisë. Sipas këtij institucioni shiu dhe bora më së shumti e mbushin liqenin dhe rezervat më të mëdha sigurohen gjatë dimrit dhe pranverës. Përparësi e Liqenit të Ohrit krahasuar me atë të Prespës është sepse mund të rregullohet niveli i ujit në Liqenin e Ohrit. Në ELEM pohojnë se tani nuk lëshohet ujë për nevojat e elektroekonomisë së Shqipërisë. "Hidroelektranat gjatë verës kyçen për kohë të shkurtër, aq sa të sigurohet diagrami ditor", ka deklaruar zëdhënësi i ELEM-it. Moti tejet i thatë është shkaku kryesor i rënies së nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit dhe brenga është se si do të jetë vjeshta sepse gjatë verës në Pogradec, Strugë dhe Ohër thuajse nuk ka rënë fare shi. Sipas të dhënave të Entit hidrometeorologjik gjatë verës ka rënë 15 litra shi për një metër katror, ndërkaq në rethet e Korces, Strugës dhe Ohrit vetëm një litër. Rënia e nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit është brengosëse sepse nëse vjeshta do të jetë e thatë atëherë, sipas ekspertëve mund të vijë edhe deri te lëvizjet tektonike, sidomos në hapësirat që janë afër liqenit.
No comments:
Post a Comment