Evis Halili
Ende nuk dihet nëse simboli i datës historike së Kongresit të Manastirit, Shtëpia e Alfabetit do të jetë gati për të qenë pjesë e itinerarit të kremtimit mbarëshqiptar të 100 vjetorit të Kongresit. Ka gjasa që Shtëpia e rrënuar nga koha dhe neglizhenca, të mos arrijë të vazhdojë ta mbajë pamjen e mjerueshme edhe në kremtimin e radhës, duke i përqendruar manifestimet vetëm në Shkup. Në Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë pohojnë se është jashtëzakonisht e vështirë që të arrihet të realizohet restaurimi i ndonjë prej hapësirave të brendshme të ndërtesës, pasi koha në dispozicion nuk është e mjaftueshme, por edhe kontesti juridik me ish-pronarin është një prej arsyeve që ka zvarritur dhe pengon ndërhyrje në ato pjesë të Shtëpisë, të përvetësuara vite më parë e që figurojnë me një pronar tjetër. Kreu i kësaj drejtorie, Pasko Kuzman pohon ndër të tjera se edhe pse zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi i ka kërkuar personalisht përshpejtimin e punimeve dhe restaurimin e të paktën sallën kryesore, duket se shanset janë tepër të vogla. Aktualisht, nga projekti për kthimin në identitet të objektit, në një shtëpi muze, sapo ka përfunduar vetëm faza e parë e tij - e restaurimit të fasadës së objektit. Ndërsa, restaurimi do të vijojë edhe me tre faza të tjera, riparimi i çatisë, i interierit, si edhe i hapësirave që janë të uzurpuara nga pronarë të tjerë. "Restaurimi është një proces që do të zgjasë, shoqërohet edhe me shumë tendera dhe formalitete që ngadalësojnë ritmin dhe është e vështirë që deri në nëntor të mund të përfundojë qoftë edhe restaurimi i sallës kryesore", pohon Kuzman. Punimet kanë nisur rreth katër muaj më parë, pas vendimit të Qeverisë dhe akordimit të një buxheti prej 14 milionë denarë për përfundimin e projektit. Ndërkohë që konflikti pronësor vazhdon të mbetet i hapur, madje Ministria e Kulturës nuk arriti as
atëherë dhe as tani të realizojë marrëveshjen me pronarin e katit përdhes, kompensimin e "pronësisë" në hapësira të tjera. Shtëpia e Alfabetit, sipas organizatorëve të manifestimit, parashikohet që të jetë njëri prej destinacioneve të kremtimit të 100 vjetorit të dates historike, që për herë të pare shtrihet në aksin Tiranë, Prishtinë, Shkup, Manastir. Në kabinetin e zëvendëskryeministrit Ademi nuk japin hollësira rreth programit të manifestimit, por pohojnë se këshilli organizativ tashmë e ka gati, por duhet që programi të miratohet edhe nga nëntë anëtarët e Këshillit e më pas do të bëhet publik. Në krye të Këshilli organizativ i krijuar enkas për organizimin e manifestimit është zëvendëskryeministri Ademi, ndërsa anëtarë të tjerë janë ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeva, ministri i Arsimit, Pero Stojanovski, ministri i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi, si edhe akademikët Luan Starova, Ali Aliu, Alajdin Abazi, Mateja Matevski dhe Gane Todorovski.

No comments:
Post a Comment