Thursday, 4 September 2008

Fjala e veçanta e poezisë së Alien

(Fotomontazh nga Kolec Traboini)


Fatmir Terziu

Pa bërë ndonjë gabim, edhe në termin e timbrit që shqiptohet edhe në vargun që ata përcjellin, madje edhe në argumentin poetik që mbajnë mes tyre, poezitë e Eliana Alien janë vërtet të arira. Por këtu është një gjë dhe vetëm një gjë e veçantë që i bën ato të krijojnë shtrat të veçantë në mesin e mijëra poezive kompetente që vijnë nga pena të dëgjuara të krijimtarisë shqiptare. Dhe ajo gjë është fjala. Pa domethënien e fjalës që mbars preambulën poetike të lirikes, poezitë e Aliana Alien janë të mira, por me to ata janë të shkëlqyera. Në çdo gjë që ata konvergojnë, lirikat janë komponentë kyç, një faktor special që i projekton ata përtej homolegeve të tyre dhe premtojnë një rrugë të riskuar dhe të shtyrë pas niveleve të larta dhe frymëzimeve magjike.
Si fillim, le të shprehemi më qartë, ndoshta më thjeshtë që këto poezi të vihen lehtë në syrin dhe veshin e të interesuarve, madje të krijojnë dhe emergjencën e komunikimit me lexuesit e ngeshëm dhe të pritshëm gjithashtu. Në këtë itinerar që fiksohet poezia e Alien, ka një rrugëtim magjepsës, konkret dhe detajues. Në këtë trio konceptesh natyrshëm është edhe argumenti dhe frymëzimi i saj. Poetja krijon emocionalen, jetiken, prioritaren dhe tekstualisht përcjell anën vizive si një metrikë shtjelluese të anës mendore-krijuese. Në këtë thjeshtësi arkivohen determinacioni i nevojshëm i vakumit dhe përjashtohet ekzistenca materialstike, që propagandohet gjetkë si pështjellim pengues për lëvrimin e poezisë. Edhe në nivelin letrar, këto poezi vijnë si një aspekt tradicional i ravijëzuar në tendencën ushqyese klasike të hartimit aprior të poezisë. Ne jetojmë me poezinë. Në këtë rast ky është një përjetim, që vjen në vetë të dytë dhe krijon një sintaksë domethëse, që në gjuhën e Alex Turner është një ‘mposhtje e zbrazëtisë ditësore, për të determinuar hapësirën e përditësisë”. “Dëgjoje Zërin Tim” është pikërisht kjo rimbursje e determinuar:

“Duke thirrur emrin tend
lotet sbriten si skllever
te dashurise, lidhur fort
pas faqeve te zbehta.

Duke thirrur emrin tend
ndjeva zemerimin te shperthente
furishem mbi kupen e ndjenjave
qe me vodhe.

Duke thirrur emrin tend
ndjeva shpirtin te shkeputej prej meje
e shpirti me duhet akoma,
kthema.”

Më tej tek “Njerëzit e Epokës së Madhe”, rishfaqen risi të lidhjes jetike. Këtu gjeografia dhe anët e horizontit janë tipar-tipizues dhe jo thjesht pika detajuese, përcaktuese. Poezia e tillë lexohet e natyrshme dhe gjuha duket e thjeshtë, me plot komponentë të zgjedhur poetikë. Në vargjet e para shihet pikërisht kjo, ndërsa më tej në vazhdim krijohen simbolika domethënëse që lidhen me fatin tonë në ecje e sipër.

“Ne erdhem nga lindja,
bashke me rrezet e diellit
Lules nektarin i morem
Gjarperit helmin

U ushqyem me iluzione,
me endrra mekatare.
Dikujt lumturi i falem
Dikujt dhimbje te madhe

Mekatuam para Zotit
U penduam dhe u falem
Teatro luajtem me jeten
Ne. Njerezit e epokes se madhe”.

Në krjim e sipër poetja rrëmben natyrën në gjirin e saj dhe me elementët e saj pikturon me gjithë modelin e saj femëror atavizmin dhe abstraksionin natyral. Vjen vjeshta dhe ne telajon e saj shumëngjyrëshe rriten elementët që u vjen largimi, si dallëndyshet, gjethet si për të krijuar evolucionin poetik në tiparet poetike dhe artsistike. Kjo duket tek poezia “Vjeshtë” por pasohet edhe nga mjaft të tjera të kësaj tematike, siç është “Çastet”:

“Nje ze me tha
se iken dallendyshet
e gjethet vdiqen.
Une,
veshur me te errta,
dola te kopshti.
E heshtur

I kredhur ne humnera
te zbrazta, shpirti im
si vjeshat”


“ÇASTET


Mbi kurrizin e dites se lodhur
rreshqiten çastet, si masazhiere
derisa nata i gostiti
me kokteje ererash dimri
Te dehura, çastet u perplasen
pas dyerve te lokaleve,
ku pianecet digjnin ne alkol
epshet deshtake
Me fyerje te dehurit andej i perzune
Dhe humben çastet, se di se ku
Ah, tani i shoh, i pashe ku jane
Mbi preherin e nje nene
qe ushqen femijen e saj.”

Ne e lexojmë Alien, jo thjesht për të krijuar modelin, se modelin e krijuar vetë ajo në poezinë e saj, por për të rimbursuar arsyen që ajo e shpreh fuqishëm në retorikën e saj, që është e fuqishme në poezinë “Kush ishe ti?”:

“Kush ishe ti
Kur me le te gialle
Ne truallin e vdekur
Dhe vrullshem, u largove
(me gjakun tim ne duar)
per te ngrene, darken e bekuar
me familjen tende, i lumtur.”

No comments: